1 / 11

Paketa e gjelbër - mundësi për aktivitete në/për komunitetin

Paketa e gjelbër - mundësi për aktivitete në/për komunitetin. Evis Mastori Instituti i Zhvillimit të Arsimit 24 Nëntor 2010. Aktorët që marrin pjesë në realizimin e veprimtarive mjedisore në shkollë. Familja Nxënësit Shkolla Komuniteti. Nxënësit. Partneriteti shkollë-komunitet.

lyn
Download Presentation

Paketa e gjelbër - mundësi për aktivitete në/për komunitetin

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Paketa e gjelbër - mundësi për aktivitete në/për komunitetin Evis Mastori Instituti i Zhvillimit të Arsimit 24 Nëntor 2010

  2. Aktorët që marrin pjesë në realizimin e veprimtarive mjedisore në shkollë Familja Nxënësit ShkollaKomuniteti Nxënësit

  3. Partneriteti shkollë-komunitet • Partneriteti shkollë – familje "Të gjithë po kërkojmë reformë në arsim...Nëse duam të ngremë diçka solide, duhet të kthemë kokën nga themeli - shtëpia"Frobel • Partneriteti shkollë – komunitet i gjerë

  4. Veprimtaritë e Paketës së gjelbër – instrument për realizimin e partneritetit shkollë - komunitet • Komunikimi – informimi • Puna në shtëpi • Vullnetarizmi • Vendimmarrja • Bashkëpunimi me komunitetin

  5. Shembuj veprimtarish nga Paketa e Gjelbër Si të kursejmë ujin në shtëpi • - Tabela mbi kursimin e ujit • - Plan familjar për të kursyer ujin • -Vizitë në një impiant të pastrimit të ujërave të përdorura. Diskutim me specialistët e bashkisë që janë përgjegjës për mbrojtjen e ujërave. • - Organizimi i një Dite (ose Javë të Ujit). Bashkëpunimi me masdian për të bërë publike në komunitetin vendas nismën e ndërmarrë.

  6. Bimët mjekësore • - Nxënësit sigurojnë informacion nga prindërit dhe gjyshërit mbi përdorimin e bimëve mjekësore për shërimin e sëmundjeve të ndryshme; ose intervistë me ndonjë mjek popullor për të rrëfyer mbi përvojat e tij me bimët mjekësore.

  7. Misioni i shkollës në përmbushjen e partneritetit Njohje e partneritetit Planifikim Praktikë Rezultat

  8. Projektet komunitare mjedisore • Vlerësim i nevojave • Përcaktim i pikësynimeve afatgjatë • Përcaktim i synimeve afatshkurtër • Hartim i planit të veprimtarive • Identifikim i burimeve • Përcaktimi i detyrave • Realizimi i veprimtarive • Vlerësimi • Përmirësimi i programit

  9. Shembuj veprimtarish me prindërit • Seanca trajnimi me prindërit për informimin për çështje të edukimit mjedisor në shkollë; • Letra informuese të fëmijëve drejtuar prindërve për probleme që i shqetësojnë; • Broshura e fletushka me informacion për çështje të mjedisit; • Detyra shtëpie të cilat angazhojnë nxënësit në bashkëbisedim me anëtarët e familjes; • Programe të përbashkëta edukimi për prindërit e nxënësit me qëllim këmbimin e informacionit dhe ruajtjen e lidhjeve me familjen; • Vizitë në klasat e nxënësve, pjesëmarrje në veprimtaritë për mjedisin.

  10. Shembuj veprimtarish me komunitetin e gjerë • Shkollat mund të nxisin gazetat lokale të botojnë artikuj lidhur me shqetësimet për mjedisin që kanë rëndësi për familjet dhe bashkësinë; • Hapni në gazetën e shkollës faqe për mjedisin ku njerëzit mund të shkruajnë letra me pyetje dhe informacion rreth mjedisit; • Inkurajoni grupet lokale, organizatat e firmat të organizojnë programe për mjedisin; • Inkurajoni punonjësit e mjekësisë të angazhohen si këshilltarë për programet tuaja dhe ato të komunitetit; • Krijoni klubet e mjedisit; • Krijoni Grupet e Prindërve për Mjedisin.

  11. FALEMINDERIT!

More Related