transparenca l.
Download
Skip this Video
Loading SlideShow in 5 Seconds..
TRANSPARENCA PowerPoint Presentation
Download Presentation
TRANSPARENCA

Loading in 2 Seconds...

play fullscreen
1 / 54

TRANSPARENCA - PowerPoint PPT Presentation


  • 110 Views
  • Uploaded on

TRANSPARENCA. E vërteta është e padiskutueshme. Inati mund ta atakojë atë, injoranca mund ta përqeshë, por në fund, ajo është aty. —WINSTON CHURCHILL.

loader
I am the owner, or an agent authorized to act on behalf of the owner, of the copyrighted work described.
capcha
Download Presentation

PowerPoint Slideshow about 'TRANSPARENCA' - kourtney


An Image/Link below is provided (as is) to download presentation

Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author.While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - E N D - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Presentation Transcript
slide2
E vërteta është e padiskutueshme. Inati mund ta atakojë atë, injoranca mund ta përqeshë, por në fund, ajo është aty. —WINSTON CHURCHILL
slide3

Transparenca ose mungesa e sajë është në vëmendje të opinionit në çdo aspekt të veprimtarisë dhe të zhvillimeve që ka të bëjë me interesat e përgjithshme.

slide4

Transparenca është përballë politikave vendore, në aktivitetet religjioze, në edukim, në veprimtaritë kulturore dhe shoqrore, por në mënyrë më dramatike pasqyrohet dhe ka ndikim në biznes dhe në ekonomi.

slide5

Vetëm është e nevojshme që të ulemi dhe ta hapim radion ose televizionin ose ndonjërën nga gazetat e përditshme dhe të dëgjojmë ose lexojmë pyetjet: “ kush e e ka ditur ku dhe kur”, “ pse nuk është çështje e hapur” “ pse tentojnë të gënjejnë”. Këso dhe pyetje të ngjashme, të mprehta i përkasin çështjes themelore.

slide6

Ato kërkojnë përgjigje rreth tendencave të cilat përpiqen që ta fshehin, manipulojnë, të japin dykuptimësi, të gënjejnë, dyftyrësi, korrupsion, dhe tradhti.

slide7

Me transparencë ju nuk do të ndesheni me këto fjalë. Pa transparencë ju do të gjeni fjalë të mjaftueshme në fjalor të ndryshëm nga psh. Afera e Watergate, afera të ndryshme në biznes dhe rreth biznesit të cilat kryesisht janë si pasojë e mungesës së transparencës.

slide8

Nëse transparenca është aq e rëndësishme pse është aq e vështirë që ta kemi dhe ta sigurojmnë? Ose shumë më e rendësishme, si e kuptojmë ne transparencën dhe ku e shohim ne atë? Si mund ta definojmë diçka që është e padukshme?

slide9

Pyetja se “Çka është transparenca” mund të ketë mendime dhe debate të ndryshme për të . Kjo duket si një çështje e thjesht, mirëpo nga numri i madh i përgjigjjeve mund të nxjerrim llojlloj kuptimesh. Të gjitha përgjigjet janë të dizajnuara me ngjyrën e përmbajtjes, kujt i referohet, për çka bëhet fjalë etj. Mirëpo definimi i para 5 vjetëve më parë lidhur me transparencën plotësisht do të jetë tjetërfare në krahasim me sot. Në kuptimin më të thjesht , transparenca ka tri elemente:

1 nj mbik qyr s 2 di ka t gatshme p r t qen e mbikqyrur 3 metodat e mbik qyrjes
1) Një mbikëqyrës,2) Diçka të gatshme për të qenë e mbikqyrur,3) Metodat e mbikëqyrjes.
slide11

Kush vështron, kur, ku dhe pse?Plotësisht është e qartë se koncepti i transparences ka pësuar ndryshime signifikante, gjatë kohës, mirëpo në shekullin e fundit , lidhur me konceptin se çka ështëë dhe çka kuptojmë me transparencë shpjegimet kanë qenë me ndryshime të mëdha dhe të shpejta.

slide12
Njësojë dhe po aq të rëndësishme janë mediumet, ngjarjet, metodat e mbikëqyrjes të cilat po ashtu kanë pësuar ndryshime të mëdha radikale.
slide13

Relativisht është e lehtë të mbikqyrim , objektet nën observim. Mirëpo të drejtat dhe përgjegjësitë e observuesit dhe të observuarit të shumtën e rasteve janë të mjegulluara, të dyshimta dhe shpesh herë në rrethana të ndryshme të ndikuara nga kapriciet e ndryshme.

slide14

DEFINIMI I TRANSPARENCËSNë kuptimin fizik , me transparencë kuptojmë të parit e një objekti nga njëra anë në anën tjetër. Kjo fjalë është e përbërë me dy kuptime: trans - ka kuptimin e lëvizjes me burim të dukshëm ( pashëm).

slide15

Percepcioni i fjalës trans në kuptimin e latinishtes është përdorur më së shumti s’bashku me ndonjë fjalë tjetër e cila ka krijuar një fjalë e cila ka patur kuptimin:” nëpërmjet, ose në anën tjetër” sikurse transporti, transferi ( bartja nga një anë në tjetrën). Për kuptimin tonë çështje me rëndësi është që të kemi parasysh se është tërësi e aksionit, lëvizjes, ose motivimit.

slide16

Shumica e fjalorëve sot transparencën e përshkruajnë si “ liri nga mashtrimet”, “ i sinqertë dhe i hapur” ose i “ çiltërt”.Impliket që kanë nga transparenca individët dhe organizatat, institucionet është se u lejohet të tjerëve që ta shohin të vërtetën., duke përjashtuar përpjekjet për ta fshehur nën hije të vërtetën dhe faktet, duke i qitur në dritë faktet.

slide17

Me fjalë të tjera , transparenca, si është e definuar tani është të lejuarit të tjerëve që ta shohin të vërtetën. Mirëpo në kuptimin e përditshëm që ne hasim në mjete dhe diskutime të opinionit mund ta kuptojmë si hapje ndaj çdokujt.

slide18

Intensiteti i ndryshimeve lidhur me nevojën e transparences ka lindur dhe është rritur në mënyrë dramatike nga shkaku i ndryshimeve në shoqëri , nga interesimi i opinionit dhe mediave për t’i bërë veprimet jo të mira dhe negative publike dhe në të drejtën e përgjithshme se “ opinioni ka të drejtë që ta dij”.

slide19

Transparenca: Është besim në çdo aspekt jetësorNë Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo vetëm që transparenca është çështje kryesore e shtypit për disa vite me radhë, mirëpo tani ajo është bërë edhe çështje mjaft e ndieshme edhe për ndërmarrjet.

slide20

Ajo nuk është më vetëm shqetësim i SHBA-ve ose vetëm shqetësim i biznesit, por ësht shqetësim i shumë organizatave dhe institucioneve dhe të çdo individi.

slide21

Jeta e përditshme po dëshmon se nevoja për transparencë është sikur për ushqim për të mbijetuar, për njerëzit mesatar dhe për ata të shtresave më të larta, për institucionet, për bizneset,. Për të qenë sot transparent është e nevojshme të jesh në” tabele” në mënyrë që të lexojnë të gjithë edhe nëse je pronar, punëtor ose politikan.

transparenca sht nj parull q e ndeshim n do sfer ekonomike shoq rore politike kulturore
Transparenca është një parullë që e ndeshim në çdo sferë:Ekonomike,Shoqërore,Politike, Kulturore.
slide23

Disa mund të thonë se ky koncept është perendimor. Mirëpo lidhur me transparencën është më se e sigurt se e kanë përqafuar individët, organizatat, institucionet, pavarësisht gjuhën , racën, besimin, etnicitetin.

slide24

Transparenca e QeverisëTransparenca e qeverisë fillon nga qeveritë lokale e deri te ajo qendrore. Ajo është një çështje e qeverive dhe organizmave sikur Kombet e Bashkuara, Organizata e Tregtisë Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore të cilat përpiqen dhe angazhohen për transparencë.

slide25

Asnjëherë nuk mungojnë krizat nëpër vende të ndryshme të botës, dhe se ato me gjasë asnjëherë përkundër përpjekjeve nuk mund të ndërpriten plotësisht.

slide26

Regjimet diktatoriale dhe diktatorët, luftat civile në mënyrë të pashmangshme do të jenë pjesë e historisë. Megjithëse komunkimi është zgjëruar në tërë botën dhe se lajmet e ndryshme shpërndahen nëpëmjet TV satelitëve të ndryshëm dhe teknologjisë informative, presioni për transparencë është më i përhapur dhe më i shpejtë.

slide27

Përparimet e mëdha të cilat kanë ndodhur në Koren Jugore, Tajlandë, Republikën Çeke janë rezultat i sistemeve të hapura demokratike në të cilat aktivitetet e qeverive plotësisht janë transparente për dhe në vëzhgim të vazhdueshëm – permanent të opinionit.

slide28

Transparenca ndërkombëtare ( organizatat e përgjithshme të cilat mbajnë nën vështrim korrupsionin në transakcionet ndërkombëtare) e definojnë transparencën “ si princip që lejon të vështrohen proceset që shkaktohen nga vendimet e ndryshme në transakcionet ndërkombëëtare në biznes ose organizatat e ndryshme bëmirëse që të dihet për faktet dhe figurat por edhe për mekanizmat dhe procesin”.

slide29

1. Qartësimi i roleve dhe i përgjegjësive2. Qasja në informatat publike3. Përgatitja e buxhetit në mënyrë të hapur, raportimi 4. Sigurimi i integritetit.

slide30

Organizatat e mëdha burokratike sikur KB dhe FMN janë më së shumti të kritikuara për transparencë. Megjithëse ato nuk marrin donacione në mënyrë direkte nga qytetarët , ato varen nga mbshtetjet fondet e qeverive për të ekzistuar.

slide31

Mungesën e transparencies së KB në vitet e fundit e shohim në diskutimet e shpeshta dhe kërcënimet e SHBA-ve për ndërprerjen e fondeve për këtë organizatë.

slide32

Duke respektuar punën dhe ndikimin e madh të këtyre organzatave në përballimin e varfërive, në ndihmat e mëdha në rindërtime pas luftërave të tmerrshme, aktivitetet e tyre duhet të jenë transparente për shkak se është kërkesë e vazhdueshme dhe e përhershme e donatorëve të tyre.

slide33

Transparenca TregtareShumë shpesh në media hasim artikuj të ndryshëm lidhur me transparencën në biznes, në mënyrë më specifike për metodat e përllogaritjes, për fitimet e tyre, tregtinë e jashtme, konfliktin e interesave, kompenzimet, dhe pavarësinë e bordit e të drejtorëve të tyre.

slide34

Në rastin më të lehtë aksionarët e ndërmarrjeve dhe organziatave dëshirojnë të dinë të gjitha faktet financiare të ndërmarrjes, për gjendjen e ndërmarrjes, duke përfshirë edhe ate se a mos ndonjëri nga përgjegjësit ose menaxherët është duke vepruar në kundërshtim me:1. Interesat e aksionarëve2. Interesat e konsumatorëve,3.Interesat e përgjithshme

slide35

Transparenca përfshinë çdo aspekt të biznisit edhe të atyre që i blejnë e edhe të atyre që i shesin produktet. Transparenca gjithashtu është e ndikuar edhe nga punëtorët në të gjitha nivelet. Për shumicën e bizneseve suksesi dhe rezultatet arrihen nga punëtorët.

slide36

Organizatat transparente i tërheqin dhe i rekrutojnë ata më të mirët të cilët e ruajnë imixhin dhe janë transparent. Organziatat të cilat veprojnë në mënyrë të padukshme, jo transparente punojnë në mënyrë të vazhdueshme me punëtorë jo transparent dhe të cilët i fshehin aktivitetet ilegale të cilat janë në kundërshtim me ligjet dhe rregullat e afarizmit.

slide37

Gjatë 50 viteve tregu botror është rritur shumë. Pa kontakte të sinqeta dhe të pastërta, në mungesë të informatave dhe struktures dhe tarifave ndërmarrjet në tregun ndërkombëtar ose në afarizmin e tyre ndërmjet veti nuk do të ishte i mundur.

slide38

Transparenca i lejon lojtarët që të luajnë në fushën e gjelbërt . Nëse dilet nga kjo fushë atëherë dënimet janë të larta.Politikat e transparencies kan rritur standardet jetësore në shtetet e zhvilluara dhe në shtetet tjera sikur në Evropën Lindore, Azi, Amerikë Latine. Transparenca gjithashtu bënë presion për të përmirësuar kushtet në fabrikat e botës së tretë, të përmirësojnë ambientin dhe praktikat e punësimit.

slide39

Transparenca në profesionAta të cilët janë kontabilist, atlet, aktor, gjyqtar, gazetar, mësues, dhe doktor janë profesionist. Me fjalën profesionist , ne kuptojmë ushtrimin e detyrave dhe të cilat janë transparente.

slide40

Në të vërtetë ata duhet të veprojnë në atë drejtim që publiku-opinioni të dijë për aktivitetet e tyre. Nëse ka mungesë të transparences dhe se ajo zbulohet brengosja gjithnjë e më shumë shtohet. Në këso aktivitetesh shpeshehrë mungesa e transparences mirret si mungesë e ndikuar nga mungesa e shkathtësisë për t’i kryer detyrat.

slide41

Në këtë rast ka varëshmëri për shkak të mungesës së shkathtësive profesionale dhe njerëzit të cilët i ushtrojnë ato profesione i heshtin faktet dhe nuk janë transparent për punën dhe të metat dhe dëmet që mund të shkaktojë puna që e bëjnë ata. Për këtë nuk është e çuditshme që shpesh për këto profesione dëgjojmë në lajme media të shkruara etj.

slide42

Transparenca në organziatat joprofitabileShumë arganizata bamirësie kanë buxhet më të madh se sa disa shtete të vogla.Aktiviteti i tyre nuk duhet të shikohet vetëm në mes të jetës dhe të vdekjes .

slide43

Organizata joprofitabile janë të ngarkuara ( nga mediat) për nga efiçienca me mjetet të cilat i kanë. Sa mjete nga donacionet shkojnë për ndihma , sa për shpenzime të operimit. Nëse shënimet e tyre janë të mjegulluara dhe se për to nuk mbajnë shënime të rregullta financiare lidhur me donacionet, ato e rrezikojnë bugjetin dhe bashkëpunimin e tyre.

slide44

Transparenca është kritike për kredibilitetin e organizmave ndërkombëtar, OJQ ndërkombëtare sikur Kryqi i Kuq, Hëna e Kuqe. OJQ të cilat marrin donacione nga kontributet e ndryshme janë nën vështrim permanent të kontributorëve – donatorëve.

slide45

Njerëzit votojnë me kulteën e tyre për çdo ditë kur të dalin me ble në treg, mirëpo ata në të njejtën mënyrë votojnë edhe kur japin nga kuleta e tyre për ndihma me qëllim humanitar. Për këtë kjo formë e shpenzimeve që ata e bëjnë nga të ardhurat e tyre është emotive prandaj dhënia e ndihmës kryesisht është e varur nga besimi në ate se mjetet të cilat ata i japin janë të dedikuara dhe përdoren në mënyrë të qëllimshme.

slide46

Nëse OJQ këtë fillojnë ta keqpërdorin dhe të dhënat nuk janë transparente , mbeten nën hie, përfundojnë me skandale dhe afera të ndryshme të cilat shkaktojnë tërheqjen e këtyre mjeteve dhe dëmtimin e atyre që më së paku janë fajtor- njerëzve në nevojë.

slide47

Transparenca në investimeShekulli i 21 do të karakterizohet sipas të gjitha gjasave me reduktim të shumë programeve. Mungesa e fondeve qeveritare ka rritur nevojën për investime individuale të cilat qytetarët nga kursimet e tyre i investoojnë në projekte për të cilat besojnë se janë profitabile dhe u sjellin përfitime.

slide48

Mirëpo edhe pse është kështu procesi i investimeve duhet të jetë transparent, në rend të parë për arsye profesionale dhe arsyeja tjetër për shkak se kapitalin të cilin e menaxhojnë të tjrët në formë të investimeve e që nuk është i tyre duhet t’i nënshtrohet një niveli të lartë të transparences.

slide49

Paqartësia: jotransparencaNuk kemi hasur në asnjë imagjinatë që të shohim dëmet që i shkakton mungesa e transparencës , paqartësia. Disa vite të fundit në historinë e SHBA-ve ku opinioni kërkon sqarime dhe transparencë permanente kemi shembuj të shumtë të cilët kanë shkaktuar dridhje të ndryshme pikërisht nga përpjekjet e titullarëve për të qenë transparent.

slide50

Po i numrojmë disa:1. Watrgejt i cili shkaktoj rënien e presidentit të SHBA-ve 2. Skandali i kursimeve dhe huave – kredive 3. Zbulimi i skandalit në fushën e prodhimit të duhanit lidhur me dëmet që shkaktuan nikotina e duhanit

slide51

4. Në lojrat olimpike dhënia e mitos për të zgjedhur qytetet mikëpritëse 5. Skandali në Enron, WorldCom, Xerox, dhe të tjerat në të cilat janë humbur miliona dollar të investitorëve dhe humbje të shumë vendeve të punës,6. Zbulimet e ndryshme nga anëtarët e kishës katolike për rastet e pedofilisë etj.

slide52

Në të gjitha këto raste ka pasur njerëz të përzier nga bankat, investitorët e konsumatorët. Mungesa e transparencës ka krijuar një listë të gjatë të humbësve të parave, vendeve prestigjioze të punës, evazion fiskal dhe humbje të besimit.