1 / 31

Avancimi i Pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të komunitetit Rom në arsim

Avancimi i Pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të komunitetit Rom në arsim. Raporti për Shqipërinë.

kim
Download Presentation

Avancimi i Pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të komunitetit Rom në arsim

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Avancimi i Pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të komunitetit Rom në arsim Raporti për Shqipërinë

  2. Raporti mbështetet në shqyrtimin e literaturës e cila trajton gjëndjen dhe problemet e kominitetit rom dhe në një hulumtim të bazuar në 5 fokus grupe dhe 2 intervista të organizuara në qendër dhe periferi të Tiranës, gjatë muajve tetor-nëntor 2009 2 fokus grupe me mësues të shkollave me numër të konsiderueshëm nxënësish rom (16 pjesmarrës) 2 fokus grupe me prindër rom (12 pjesmarrës) 1 fokus grup me nxënës rom (5 pjesmarrës) 1 fokus grup me nxënës të maxhorancës (8 pjesmarrës)

  3. 1 intervistë me drejtor shkolle me vendodhje në periferi të qytetit1 intervistë me drejtor shkolle me vendodhje në qendër të qytetit Probleme kyçe që ndikojnë në nivelin e pjesëmarrjes së nxënësve rom në shkollë Një vlerësim i vitit 2008 për fëmijët që punojnë në rrugë tregon se: Mbështetja financiare e pakët dhe shpesh jo e rregullt detyron fëmijët rom të punojnë për të përballuar shpenzimet e familjes

  4. Probleme kyçe që ndikojnë në nivelin e pjesëmarrjes së nxënësve rom në shkollë Në disa raste, fëmijët e rrugës braktisen nga prindërit e tyre dhe shfrytëzohen prej personave që u sigurojnë strehim. Një tjetër shkak vlerësohet të jetë emigrimi i prindërve i cili rezulaton me braktisjen e fëmijës Shumë fëmijë rom nuk e zotërojnë gjuhën shqipe gjatë kontakteve te para me shkollën. Ky fakt krijon pengesa në progresin akademik të nxënësit dhe për rrjedhojë shumë prej tyre detyrohen të braktisin shkollën

  5. Përkufizimi i pjesëmarrjes së prindërve dhe nxënësve në jetën e shkollës Shumica e mësuesve dhe e prindërve rom, e vlerësojnë pjesëmarrjen e prindërve në jetën e shkollës Sidoqoftë disa mësues ndajnë një këndvështrim kritik ndaj pjesmarrjes faktike të prindërve në aktivitetet e shkollës “Në shumicën e shkollave, bashkëpunimi prindër-mësues është mekanik. Nëse nuk komunikon direkt me prindin, nëse prindi nuk të ndihmon përgjatë procesit, s’mund të përparosh. Trekëndëshi prindër-mësues-nxënës është shumë i rëndësishëm” Mësuese e gjuhës angleze arsimi 9-vjeçar

  6. Përkufizimi i pjesëmarrjes së prindërve dhe nxënësve në jetën e shkollës Në vijim një drejtor shkolle shprehet kështu: “Në shkollat e Tiranës, procesi i përzgjedhjes së prindërve në Këshillin e Prindërve është i deklaruar vetëm në dokumente. Ai nuk është një proces korrekt” Drejtor i shkollës 9-vjeçare Mësuesit përmendin aspekte pozitive të përfshirjes së prindërve, por megjithatë bisedat e tyre prireshin më tepër drejt dobive të hamendësuara (rritja e cilësië, progresi, arritjet) sesa në drejtim të përvojës së tyre të drejtpërdrejtë ndaj përfshirjes faktike të prindërve Mësuesit nuk e konsiderojnë takimin me prindër si një aktivitetet që siguron përfshirjen e prindërve duke dëshmuar se në përgjithësi këto takime janë më tepër një formë komunikimi i njëanshëm, sesa një metodë që siguron kontributin e të dyja palëve

  7. Përkufizimi i pjesëmarrjes së prindërve dhe nxënësve në jetën e shkollës Prindërit që zakonisht mungojnë në takime te tilla janë ata të cilët mësuesit i quajnë “prindër me fëmijë problematik dhe prindër të fëmijëve rom” Mësuesit e përmendën mjaft rrallë mundësinë e kontributit të prindërve në çështje të tjera të ndryshme nga ndihma fizike apo financiare

  8. Motivimi i prindërve dhe nxënësve Reagimi fillestar i mësuesve ndaj pyetjes nëse prindërit përfshihen, rezulton pozitiv. Megjithatë, nëse depërton më thellë, vëren se mendimi i shumë prej tyre është se “disa prindër i sjellin fëmijët në shkollë vetëm në shtator dhe aty përfundon gjithçka. Nuk përfshihen” Sipas tyre prindi tipik që përfshihet është ai që ka arsimim të nivelit mesatar, i gatshëm ta ndihmojë fëmijën e tij, mirëpret vërejtjet, dhe rezulton i hapur për të bashkëpunuar me mësuesin Shumë prej mësuesve të pyetuar për faktorët që ndikojnë në përfshirjen e prindërve u përgjigjën se premisat fillestare për krijimin e kontaktit varen nga mësuesit. Sipas tyre, shumëçka varet nga mënyra sesi i trajton prindërit

  9. Motivimi i prindërve dhe nxënësve Studimi tregon se në jo pak raste mirëkuptimi i ndërtuar midis mësuesit dhe prindërit, vihet në dyshim sapo mësuesi raporton aspekte negative të fëmijës. “Nuk vij në shkollë ngaqë më vjen shumë turp nga arritjet e djalit tim. S’është nxënës i mirë dhe s’e ndjek rregullisht shkollën... Kemi nevojë që ai të punojë ngaqë jemi të varfër. S’bëjmë dot gjë” Prind rom 40-vjeçar i një fëmije në ciklin e lartë 9-vjeçar “Takimet me prindërit nuk funksionojnë nëse mësuesi flet para të gjithë prindërve për secilin fëmijë. Nëse ka diçka për t’ju thënë, atëherë duhet folur me prindërit individualisht” Mësues i shkollës 9-vjeçare

  10. Motivimi i prindërve dhe nxënësve Studimi tregon se shumica e prindërve rom nuk kanë kontakt të shpeshta me shkollën. “Kur regjistrojnë një fëmijë në shkollë, vjen e gjithë familja. Por më vonë, s’tregojnë më interes. Shohin punën e tyre, s’vijnë më në shkollë po s’i njoftove” Drejtor i shkollës 9-vjeçare Prindërit rom thonë se prindërit kontaktojnë me shkollën vetëm nëse fëmija ka ndonjë problem. “E kam takuar mësuesen e vajzës time vetëm një ose dy herë” Prind rom 35-vjeçar i një fëmije në ciklin e lartë 9-vjeçar

  11. Motivimi i prindërve dhe nxënësve “S’kam kohë të shkojë në takimet e shkollës sepse punoj gjithë ditën, sidoqoftë shkon gruaja ime... S’e di se çfarë thuhet në ato takime” Prind rom 40-vjeçar i një fëmije në ciklin e lartë 9-vjeçar “Është e rëndësishme të të dëgjohet zëri dhe të mos i lejosh mësuesit ta paragjykojnë fëmijën tënd. Kam shkuar te mësuesit kur kam kuptuar se nuk e kishin trajtuar fëmijën tim ashtu siç duhet” Prind rom 37-vjeçar i tre fëmijëve në ciklin e lartë 9-vjeçar

  12. Motivimi i prindërve dhe nxënësve Mësuesit përmendin disa shembuj premtues për krijimin e një atmosfere për prindërit “Jemi përpjekur t’i edukojmë prindërit se kjo është shkolla e tyre. Në fillim, ngurroja ta lejoja komunitetin të përdornin hapsira të caktuara të mjedisit shkollor. Por tani, mund t’i gjeni ata në shkollë. Mësuesit këtu kanë sjellë ndryshimin në sajë të qëndrimit të tyre” Drejtor i shkollës 9-vjeçare Edhe nëse prindërit në aktivitete të ndryshme nga ato ekstrakurikulare, angazhimi i tyre nuk lejohet të shkojë larg. Duket se shkolla nuk i përfshin në marrjen e vendimeve për çështje të rëndësishme

  13. Komunikimi shtëpi-shkollë Në rastet e shkollave të qytetit, veçanërisht në ato në qendër, bisedat me anë të telefonit, në veçanti me celular, është një mënyrë e shpeshtë komunikimi midis prindërve dhe mësuesve. “Kjo është një shkollë shumë e njohur në kryeqytet. Prindërit janë shumë të zënë me punë, kështu që më marrin gjithmonë numrin e telefonit për të kontaktuar me mua. Mendojnë se fëmija e tyre është absolutisht mirë dhe besojnë se s’është nevoja të vijnë në takime” Mësues i një shkolle 9-vjeçare në qendër

  14. Komunikimi shtëpi-shkollë Në shkollat ku komuniteti banon pranë, zakonisht prindërit vijnë në shkollë në rastet kur i kërkohet nga mësuesi nëpërmjet fëmijës. “Këtu kemi një komunitet të vogël dhe pjesëmarrja e prindërve është e lartë. Prindërit vijnë në takime dhe janë të gatshëm të jenë të pranishëm në orët mësimore të shkollës” Mësues i një shkolle 9-vjeçare në periferi Sidoqoftë, prindërit rom dëshmojnë se mësuesit nuk u bëjnë kurrë vizita në shtëpi

  15. Dy shëmbuj të kundërt “Cikli i lartë, këtu në shkollën tonë, ka krijuar një mjet për të komunikuar me prindërit: një bllok shënimesh për komunikimin prind-mësues, për ata fëmijë që kanë probleme, dërgojmë një letër njoftimi ose një kërkesë për bashkëpunim. Ka rezultuar shumë i efektshëm” Mësues i ciklit të lartë 9-vjeçar Prindërit rom thonë se nuk lajmërohen për përparimin e fëmijës nga mësuesit, por e marrin këtë informacion nëse mësuesi u kërkon të vijnë në shkollë, ose duke shfletuar fletoret e fëmijëve. “Pse duhet të shkoj në shkollë nëse s’ma kërkon mësuesi?” “Ekziston një bllok shënimesh për të komunikuar me mësuesit, por mësuesi i fëmijës tim s’e ka përdorur kurrë”

  16. Komunikimi shtëpi-shkollë Mësuesit dhe drejtorët e pyetur për mosmarrëveshjet midis prindërve dhe stafit të shkollës, thanë se prindërit mund të marrin një pozicion shumë kritik nëse vihen në dijeni se fëmija e tyre ka marrë nota më të ulëta se në shkollën e mëparshme. “Nxënësit mund të vijnë nga shkolla të tjera ku mësuesit nuk kanë kualifikimin e duhur. Si rrjedhojë, vlerësimi i nxënësit mund të jetë më i ulët këtu dhe prindërit s’e pranojnë këtë fakt. Megjithatë, me kalimin e kohës, prindërit e kuptojnë” Drejtor i shkollës 9-vjecare

  17. Komunikimi shtëpi-shkollë Prindërit rom kujtojnë raste kur mosmarrëveshjet kanë ndodhur për shkak të mënyrës se si mësuesit i kanë trajtuar fëmijët e tyre. “Fëmijët janë fëmijë; do ketë zënka mes tyre. Fundja, janë të rriturit, veçanërisht mësuesit, të cilët duhet t’i zgjidhin konfliktet. Zakonisht, është një fëmijë rom që e paguan. Mësuesi në vend që të japë shembullin duke u sjellë mirë, e nxjerr fëmijën nga shkolla për atë ditë. Pastaj prindi i fëmijës vjen në shkollë dhe debaton me të” Prind rom 41-vjeçar i një fëmije në shkollën fillore Megjithatë, në përgjithësi, prindërit rom konfirmojnë se komunikimi midis tyre dhe mësuesve është përmirësuar me kalimin e kohës. Diskriminimi është më i pakët krahasuar me të shkuarën

  18. Mundësitë për angazhim (prindërit) Mesuesit nuk e përmenden asnjë rast tjetër të përfshirjes së prindërive dhe dhënien e kontributit për kurrikulat, tekstet apo rast tjetër ku prindërit marrin pjesë në marrjen e vendimeve me rëndësi Në disa shkolla, prindër rom janë anëtarë të Bordit të shkollës ndërsa edhe nxënës rom janë anëtarë të qeverive të nxënësve. Megjithatë, këta prindërit nuk janë të zgjedhur bazuar në parimet e përfaqësimit Prinderit antetarë të Bordit të Shkolles të pyetur se nëse e informojne komunitetin e prindërve mbi të dhënat dhe vendimet e Bordit, ata u pergjigjen se nuk e bëjnë një gjë të tillë pasi: "Askush nuk na tha të sqarojmë komunitetin mbi çka ndodh këtu" Kjo do të thotë se ata nuk e dinë me saktësi rolin e përfaqësuesit të prindërve dhe si pasoje nuk e luajnë nje rol te tille 

  19. Mundësitë për angazhim (prindërit) Në përgjithësi, prindërit rom nuk marrin pjesë në aktiviteteve jashtë shkollore dhe as që u kerkohet të shoqërojne fëmijët e tyre në eskursione.  "Mësuesit në këtë shkollë janë të rinj dhe ata nuk janë shumë këmbëngulës në përpjekjet e tyre.Mësuesi qe është përgjegjës për klasën duhet të jetë më këmbëngulës duhet të vizitojnë familjet e nxënësve “ prind rom 40, i një fëmije te arsimit nentevjecar 

  20. Mundësitë për angazhim (prindërit) Mesuesit nuk e përmenden asnjë rast tjetër të përfshirjes së prindërive dhe dhënien e kontributit për kurrikulat, tekstet apo rast tjetër ku prindërit marrin pjesë në marrjen e vendimeve me rëndësi Në disa shkolla, prindër rom janë anëtarë të Bordit të shkollës ndërsa edhe nxënës rom janë anëtarë të qeverive të nxënësve. Megjithatë, këta prindërit nuk janë të zgjedhur bazuar në parimet e përfaqësimit Prinderit antetarë të Bordit të Shkolles të pyetur se nëse e informojne komunitetin e prindërve mbi të dhënat dhe vendimet e Bordit, ata u pergjigjen se nuk e bëjnë një gjë të tillë pasi: "Askush nuk na tha të sqarojmë komunitetin mbi çka ndodh këtu" Kjo do të thotë se ata nuk e dinë me saktësi rolin e përfaqësuesit të prindërve dhe si pasoje nuk e luajnë nje rol te tille 

  21. Komunikimi me nxënësit e prindërit rom dhe pjesëmarrja e tyre Mësuesit dhe drejtorët e pranojnë se situata ekonomike e shumë familjeve rome është me të vërtetë e keqe. Ata gjithashtu përmendin problemet sociale si divorci, fenomen i cili ndikon negativisht tek mirëqenia e fëmijëve Prindërit rom e përshkruajnë gjendjen e tyre ekonomike si shumë të vështirë. Shumica e tyre shesin në tregje te hapur, mbledhin hekurishte dhe punojnë në mirëmbajtje dhe pastrimin e rrugëve.  "Me të ardhurat e mia dhe gjendjen time që është shumë e paqëndrueshme, fëmija im nuk mund te krahasohet me fëmijët e tjerë.Ne sakrifikojme që fëmijët tanë të jetë si të tjerët" prind rom 37 vjeçar, i një fëmije te arsimit 9 vjecar 

  22. Komunikimi me nxënësit e prindërit rom dhe pjesëmarrja e tyre "Nuk është e lehtë te mbash një fëmijë në shkollë.Ky është një problem i madh.Unë kam një vajzë që shkon në shkollë.Unë jam i papunë dhe perpos vajzes kam edhe dy fëmijë të tjerë.Unë nuk ia dal dot ti blej asaj gjithcka i nevojitet" Prind rom 41 vjeçar, i një fëmije te shkollës fillore  "Ne e kemi thënë edhe në takime se ne nuk mund të kontribuojnë në organizimin e aktiviteteve. Ne mezi sigurojnë te ardhura per familjen dhe s’behet fjale te perballojme shpenzimet e ekskursioneve.Unë nuk dua që fëmija im të ngelet prapa fëmijëve të tjerë. Qe këtu fillon diskriminimi, kur behet e dallueshme ata që mund të përballojë dicka dhe ata qe nuk mund ta perballojnë atë" Prind Rom 37 vjeçar, i tre fëmijëve qe ndjekin shkollen 

  23. Komunikimi me nxënësit e prindërit rom dhe pjesëmarrja e tyre Prindërit romë deklarojnë se ata nuk i kanë dërguar fëmijët e tyre në aktivitete ose nuk kanë mundësuar plotesimin e disa kërkesave te shkollës pasi nuk kanë patur mundësi të përballonin shpenzimet. "Mësuesi i shkollës thotë se duhet të paguani këtë shumë parash për tenda. Cfare ndodh me ata që nuk mund ta përballojnë kete shpenzim? Ata thane se nëse nuk sillni paratë shkoni në shtëpi dhe sillni parate ose prindin" Femij rom nxenes ne shkolle 9 vjecare "Vajza ime me thotë gjithmonë, te lutem me jep paratë ndryshe mësuesi do me fyeje para klasës" Prind rom 37 vjecar, i një fëmije ne shkolle 9 vjecare

  24. Komunikimi me nxënësit e prindërit rom dhe pjesëmarrja e tyre Studimi zbulon se tek shumë mësues ekziston një perceptim i fshehur paragjykues ndaj femijëve dhe prindërve rom. Në punën e përditshme të mësuesve ky paragjykim pasqyrohet në sjelljen diskriminuese ndaj fëmijëve rom dhe prindërve të tyre. "Bejeni vete dallimin: ka prindëri të cilët dalin nga nje shtepi dhe ka prindër që dalin nga barakat dhe tendat ... Megjithatë, ne u kemi dhënë atyre aksesin e duhur" Drejtor i nje shkolle 9-vjeçare Sipas prindërve rom, fëmijët rome trajtohen keq dhe se është e ndaluar që një klasë të ketë shumë prej tyre pasi “mendohet se ata shkaktojne probleme nëse ndodhen bashkë në të njëjtin vend." "Ka shumë diskriminim. Për të mos përmendur faktin se nuk mund të mendohet qe një fëmijë i komunitetit tonë mund te behet dikushi.Ka pasur raste që fëmijë ka studiuar por nuk ka marre vleresimin e merituar” Prind rom 40 vjeçar, i dy fëmijëve në shkolle

  25. Komunikimi me nxënësit e prindërit rom dhe pjesëmarrja e tyre "Nje here ndodhi qe vajza ime u dënua nga mësuesi i saj me notë mbetese sepse mësuesi nuk i besoi saj.Ajo i kishte bërë detyrat e shtëpisë por nje nxenes tjeter beri detyrat e veta duke kpjuar prej saj.Mësuesi nuk i besoi vajzës sime por i besoi fëmijes tjetër që ishte i bardhë" Prind rom 37 vjeçar, i një fëmije në shkolle 9 vjecare "Një nga shoket e klases me quajti ‘gabel’. Unë u turperova shume dhe e qellova me shpulle.Çfarë ka ai qe une nuk e kam? Ai është njeri, unë jam njeri..” Fëmijë rom 10 vjeçar nxenes shkolle Në përgjithësi, kur u pyetën për raste të veçanta të diskriminimit në shkolla, prindërit ngurrojnë të përmendin shkollën e femijes se tyre. Sipas tyre, diskriminimi i fëmijëve pikaset duke vërejtur fëmijët të cilët i ulin në bankat e rreshtave të fundit të klasës, duke patur pritshmëri se ata do të dalin me rezultate të këqia, duke i vleresuar ata me nota të ulta dhe duke mos këmbëngulur që këta fëmijë të mësojnë dhe të ndjekin mësimin

  26. Komunikimi me nxënësit e prindërit rom dhe pjesëmarrja e tyre “Kur isha në shkollë, mësuesja ime qëndronte në orët shtesë për të më mësuar, kështu arrita ta përfundoja filloren. Sot, këta mësues nuk bëjnë sakrifica të tilla. Po të ishte për të ndihmuar një fëmijë të bardhë, do ta bënin, por jo për një fëmijë rom” Prind rom 40-vjeçar i një fëmije në ciklin e lartë 9-vjeçar Përkrahja e mësuesve për të përmirësuar pjesëmarrjen e prindërve dhe nxënësve “Orët shtesë të mësimdhënies janë të detyrueshme për fëmijët rome dhe kjo duhet të garantohet nga rregullore specifike” Drejtor i shkollës 9-vjeçare “Fondet nevojiten për t’u dhënë stimuj këtyre fëmijëve. Kemi gjetur mënyra, si për shembull dhenia e certifikatave, kjo pasi fëmijët kanë nevojë për stimuj konkrete” Mësues i klasës së shtatë

  27. Përkrahja e mësuesve për të përmirësuar pjesëmarrjen e prindërve dhe nxënësve “Kemi një plan për zgjidhjen e problemit të lënies së orëve të mësimit në fshehtësi, për ata fëmijë që janë pasive dhe nuk përfshihen, si fëmijët rom. Do organizojmë diskutime në tryeza të rrumbullakëta. Një e tillë do te organizohet në dhjetor” Mësues i klasës së tetë Shumica e mësuesve nuk janë trajnuar mbi pjesëmarrjen e prindërve. Disa drejtorë shkollash e kanë bërë një kualifikim të tillë dhe janë përpjekur të informojnëstafin e shkollës. Me sa duket, në shkollat me numër më të ulët te nxënësve, aty ku klasat nuk janë të tejmbushura, procesi i pjesëmarrjes dhe komunikimit është më i mirë. “Kur ke më pak nxënës për të mësuar, ke më shumë kohë për bashkëveprim, për t’i kontrolluar dhe për të komunikuar me secilin prind. Por nëse shkolla është e madhe dhe numri i nxënësve shkon nga 40 deri në 50 për klasë, atëherë bëhet e pamundur të komunikosh me të gjithë”

  28. Gjetjet kryesore Pjesëmarrja e prindërve në veprimtarinë shkollore është një koncept i perceptuar në mënyrë të shtrembëruar nga mësuesit dhe prindërit. Në përgjithësi, kuptohet si një mënyrë që prindërit të kontribuojnë financiarisht ose materialisht në aktivitete, dhe jo si një mënyrë që prindërit të përfshihen në vendimmarrjen kyçe të shkollës Prindërit rom, në veçanti, kanë më tepër gjasa ta shohin shkollën si entitetin e vetëm që ka detyrë shkollimin dhe të mesuarit. Ky qëndrim ndikohet nga formimi i tyre kulturor, problemet e tyre sociale dhe ekonomike dhe mungesa e përpjekjeve të qëndrueshme dhe të qëllimshme të shkollave për t’i angazhuar ata realisht Paragjykimi i fshehur mund të reflektohen në një sjellje diskriminuese të stafit mësimdhënës dhe në një sjellje vetë-diskriminuese të nxënësve dhe prindërve rom

  29. Gjetjet kryesore Përzgjedhja e prindërve rom në strukturat e shkollës, kryhet në disa shkolla që përfshijnë nxënës rom. Megjithatë, përzgjedhja e tyre nuk bëhet në mënyrë përfaqësuese, të hapur dhe pjesëmarrëse. Në përgjithësi, prindërit rom pjesmarrës në strukturat e shkollës nuk janë të ndërgjegjshëm se duhet të përfaqësojnë një komunitet më të gjerë. Duhet të punohet më shumë në zhvillimin e aftësive të mësuesve dhe stafit të shkollës përsa ka të bëjë me mënyrat e përfshirjes së prindërve dhe duhet të mbështeten mësuesit për të praktikuar modelet më të mira. Mesuesit duhet të njihen me modele në të cilat prindërit nuk janë thjesht pjesëmarrës pasiv në proces, por në të kundërt aktiv në funksione të rëndësishme të shkollës, siç është edhe qeverisja e saj. Bashkë me trajnimin për pjesëmarrjen e prindërve, mësuesve do u duhet të punojnë dhe të modifikojne konceptet e tyre të fshehura, të cilat duket se justifikojnë përjashtimin e prindërve të varfër dhe rom nga vendimmarrja

  30. Gjetjet kryesore Duket se disa faktorë, si numri i ulët i fëmijëve për klasë, e rrit pjesëmarrjen e prindërve dhe gjasat që mësuesit të komunikojnë direkt me prindin e fëmijës dhe t’a përfshije atë. Veçanërisht për prindërit rom, duhet të përdoren mënyra krijuese për t’i angazhuar. Takimi i zakonshëm me prindërit nuk është aspak i tillë, kjo pasi prinderit nuk ndihen rehat t’u flitet për fëmijën e tyre para prindërve të tjerë. Një mënyrë tjetër për t’u marr në konsideratë edhe vizita në shtëpi. Problemet e diskriminimit dhe pjesëmarrjes së ulet në shkollë shoqërohen edhe me probleme të tjera të komunitetit rom. Këto familje jetojnë në varfëri, vuajnë papunësinë, kanë kushte të këqija banimi dhe akses të limituar ndaj shërbimeve. Të gjitha këto probleme janë të ndërlidhura dhe ndikojnë të njëra-tjetra, si pasojë, ndikojnë edhe te pjesëmarrja e prindërve. Prandaj, masat që kërkohet të merren duhet të koordinohen ndërmjet shkollës, strukturave të qeverisë vendore, dhe financuesve të tjerë, në mënyrë që situata të përmirësohet

  31. Tirane Mars 2010

More Related