1 / 43

L i gj ë r a t a 1

L i gj ë r a t a 1. Tatimi në të ardhura personale. Detyrimet. Tri pjesët më të rëndësishme të ekuacionit kontabël Ato tregojnë se cila pjesë e aseteve u takon të tretëve

irma
Download Presentation

L i gj ë r a t a 1

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. L i gj ë r a t a 1 Tatimi në të ardhura personale

  2. Detyrimet • Tri pjesët më të rëndësishme të ekuacionit kontabël • Ato tregojnë se cila pjesë e aseteve u takon të tretëve • Sipas standardeve të kontabilitetit “ detyrimet nënkuptohen si detyrime të tashme të subjektit afarist, të dala nga ngjarjet e kaluara për mbulimin e të cilave pritet që subjekti afarist të ketë hyrje të resurseve me dobi ekonomike”

  3. ...rrjedh obligimi i tanishëm... ...për një sakrificë në të ardhmen. Nga një ngjarje në të kaluarën... Exh. 9.1 Karakteristikat e detyrimeve E ardhmja E kaluara E tanishmja

  4. Kush të paguaj? Kur të paguaj? Sa të paguaj? Pasiguria në detyrimet

  5. Detyrimet rrjedhëse Detyrimet afatgjata Borxhe brenda një viti apo të ciklit operativ të kompanisë, që mund të jetë edhe më i gjatë. Borxhe pas një viti apo ciklit operativ të kompanisë, që mund të jetë më i gjatë. Klasifikimi i detyrimeve

  6. Detyrimet afatshkurtra (rrjedhëse) • Detyrimet që mund të njihen dhe vlerësohen me saktësi – në këtë grup mund të përfshihen: • Llogaritë e pagueshme tregtare • Dëftesat e pagueshme • Interesi i pagueshëm • Dividendi i pagueshëm • Detyrimet për taksat dhe akcizën mbi shitjen

  7. Detyrimet afatshkurtra (rrjedhëse) • Detyrimet e vlerësueshme – shuma e të cilave nuk mund të dihet me saktësi në periudhën kur ato evidentohen si të tilla, mirëpo kjo ndodh ne periudha të mëvonshme. Të tilla janë: • Detyrimi për tatimin mbi të ardhurat • Detyrimi për tatimin në të ardhura nga aktiviteti afarist • Detyrimi mbi tatimin mbi vlerën e shtuar • Detyrimi për taksën në pronë

  8. Detyrimet afatshkurtra (rrjedhëse) • Detyrimet e rastit – detyrimet e mundshme potenciale sepse ndodhja e tyre varet nga ndodhja e një ngjarje në të ardhmen . • Detyrimet për interesin për shkak të vonesës së pagesës së borxhit, • Humbja e një kontesti gjyqësor, • Rishikimi i kontratave • Gjobat

  9. Taksat • Taksat konsistojnë prej: • Taksave direkte apo • Taksave indirekte.

  10. Taksat direkte • Shembujt përfshijnë: • Disa taksa në të ardhura, • Disa taksa në korporata dhe • Taksat transfere siç janë taksa në pronë (në trashëgimi ) dhe taksa në dhurata.

  11. Taksat indirekte • Taksat indirekte apo “të mbledhura”, janë të kundërta me taksat direkte, siç është taksa në shitje apo TVSH, • Taksa e “mbledhur” është taksë e cila mblidhet nga ndërmjetësuesit të cilët ia dorëzojnë ato Qeverisë.

  12. Detyrimi për tatimin mbi të ardhura • Është lloji më i shpeshtë i detyrimeve sepse paraqiten në secilën kompani apo edhe në institucione tjera jo fitimprurëse. • Në kuptim më të gjerë, tatimi mbi të ardhurat vendoset nga shteti dhe përbën një detyrim që duhet të paguaj çdo biznes atij në raport me të ardhurat e realizuara. • Aplikohet në të ardhura nga aktivitetet nga biznesi, nga punësimi, investimet, të ardhura prej pronësisë intelektuale dhe industriale, qirasë etj.

  13. Detyrimi për tatimin mbi të ardhura • Përveç për të ardhurat që janë të liruara sipas këtij ligji, të ardhurat bruto nënkuptojnë të gjitha të ardhurat që janë pranuar vërtet apo në mënyrë konstruktive nga burimet vijuese: • Pagat; • Qiratë; • Përdorimi i pasurisë së paprekshme; • Interesi, përveç interesit i cili është i liruar sipas këtij ligji; • Fitimet kapitale që rezultojnë nga një rritje apo ulje në vlerën e aksioneve; • Fitimet kapitale që rezultojnë nga nja shitje me këste të një pasurie kapitale; • Fitoret në lotari dhe fitoret në Lojërat e Fatit; • Pensionet e paguara nga një punëdhënës i përparshëm, apo në përputhje me Ligjin mbi Pensionet në Kosovë; • Veprimtaria afariste e gjeneruar nga bizneset me të ardhura bruto vjetore prej 50,000 € apo më pak përveç nëse ato biznese kanë zgjedhur të mbajnë libra dhe regjistrime.

  14. Të ardhurat nga pagat • Në të ardhurat bruto nga pagat përfshihen: • Rrogat e paguara në emër të një punëdhënësi për punën të cilën e kryen punonjësi sipas udhëheqjes së drejtorit ose punëdhënësit; • Bonuset, provizionet dhe format e tjera të kompensimit që një punëdhënës apo ndonjë person tjetër, në emër të punëdhënësit ua paguan punonjësve mbi dhe përtej rrogës; • Të ardhurat e fituara nga puna e përkohshme të cilën e kryen punonjësi; • Të ardhurat nga punësimi i mundshëm, siç është nënshkrimi i një bonusi të rrogës; • Premitë e sigurimit shëndetësor dhe të jetës që një punëdhënës paguan për punonjësin; • Falja e huas së punonjësit ose e obligimit të punëdhënësit; • Pagesa e shpenzimeve personale të punonjësit nga punëdhënësi dhe • Përfitimet në gjësende që një punëdhënës ia jep punonjësit që kalon shumën minimale të përcaktuar.

  15. Të ardhurat nga aktivitetet afariste • Të ardhurat bruto nga veprimtaritë afariste nënkupton pranimet bruto të gjeneruara nga një person apo entitet, përveç personave juridik për qëllime të këtij ligji, të angazhuar në veprimtari të tilla. Për tatimpaguesit me të ardhura vjetore bruto me më tepër se 50,000€, apo ata të cilët zgjedhin të mbajnë libra dhe regjistrime në përputhje me këtë ligj, të ardhurat duhet të raportohen në periudhën tatimore gjatë së cilës janë pranuar apo akruar (lindur).

  16. Të ardhurat nga aktivitetet afariste • Bizneset me të ardhura vjetore bruto prej 50,000€ e më pak, të cilat nuk zgjedhin të mbajnë librat dhe regjistrimet në përputhje me këtë ligj, do të raportojë të ardhurat nga veprimtaritë afariste në periudhën tatimore në të cilën ato të ardhura në të vërtetë apo në mënyrë konstruktive janë pranuar. • Bizneset me të ardhura vjetore bruto me më shumë se 50,000€ do të raportojnë të ardhurat nga veprimtaritë afariste në periudhën tatimore në të cilën të ardhurat janë pranuar apo akruar (lindur).

  17. Të ardhurat nga qiratë • Të ardhurat bruto nga qiratë përfshijnë: • të ardhurat e krijuara nga dhënia me qira e pasurisë së patundshme sikurse janë ndërtesat, toka ose apartamentet; • të ardhurat e krijuara nga dhënia me qira e pajisjeve, automjeteve të transportit dhe llojeve tjera të pasurisë. • Pavarësisht dispozitave të paragrafit 1 te këtij neni, të ardhurat e qirasë të krijuara nga personat e angazhuar në veprimtari ekonomike të dhënies me qira të pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme për klientët, do të trajtohen si të ardhura nga aktivitetet ekonomike dhe do të tatohen si të tilla.

  18. Të ardhurat nga pasuria e paprekshme • Të ardhurat bruto nga pasuria e paprekshme përfshijnë të ardhurat e krijuara nga patentat, të drejtat autoriale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë tjera që përbëhen vetëm nga të drejtat dhe që nuk kanë formë fizike. E drejta për të shfrytëzuar pasurinë e paluajtshme është e paprekshme.

  19. Të ardhurat nga interesi • Të ardhurat bruto nga interesi përfshijnë: • Interesin nga huat e dhëna për personat apo entitetet; • Interesin nga fletë obligacionet ose letrat tjera me vlerë të lëshuara nga organizatat afariste; • Interesin nga llogaritë (e kursimeve) të cilat sjellin interes, e që mbahen në banka dhe në institucione të tjera financiare. • Të ardhurat bruto nga interesi nuk përfshijnë interesin (kamatën) nga mjetet e Trustit të Kursimeve Pensionale në Kosovë apo nga cilido fond tjetër pensional i përkufizuar sipas legjislacionit mbi kursimet pensionale në Kosovë.

  20. Detyrimi për tatimin mbi të ardhura • Ekzistojnë mënyra të ndryshme të llogaritjes së tatimit në të ardhura personale për pagat e punës. • Aktualisht, forma më e përhapur është forma e llogaritjes së tatimit progresiv mbi të ardhurat e ndara në shkallë përkatësisht në grupe.

  21. Detyrimi për tatimin mbi të ardhura Cilat janë ato grupe?

  22. Tatimi në të ardhura personale

  23. Tatimi në të ardhura personale • Llogaritja e kontributit pensional – punëmarrësi: • 950,00 x 5 % = 47,50 € • Baza për tatim: • 950,00 – 47,50 = 902,50 €

  24. Tatimi në të ardhura personale

  25. Tatimi në të ardhura personale • Regjistrimet:

  26. Tatimi në të ardhura personale • Me rastin e pagesës:

  27. Detyrimi për tatimin në të ardhurat nga aktiviteti afarist • Me të ardhura nga aktiviteti afarist nënkuptohen të gjitha të ardhurat e realizuara nga personat – subjekti afarist gjatë një periudhe afariste. • Cilët janë ata persona – subjekte afariste?

  28. Detyrimi për tatimin në të ardhurat nga aktiviteti afarist • Tatimpagues i tatimit në të ardhura personale janë personat fizikë, banorë dhe jo banorë të cilët pranojnë ose krijojnë të ardhura brutogjatë periudhës së tatimimit. • Sipas këtij definicioni, objekt i tatimit për tatimpaguesin banor të Kosovës, janë të ardhurat e tatueshme nga burimi i të ardhurave nga Kosova dhe burimi i të ardhurave nga jashtë. • Objekti i tatimimit për tatimpaguesin jo banor janë të ardhurat e tatueshme nga të ardhurat që e kanë burimin në Kosovë.

  29. Detyrimi për tatimin në të ardhurat nga aktiviteti afarist • Të ardhurat e tatueshme për një periudhë të tatueshme do të thotë ndryshimi ndërmjet të ardhurave bruto të pranuara ose të krijuara gjatë periudhës së tatimimit dhe zbritjet e lejueshme. • Cilat janë ato zbritje?

  30. Zbritje nga të ardhurat e përgjithshme • Shpenzimet që i plotësojnë kushtet e parashtruara me qëllim të zbritjes nga të ardhurat e përgjithshme, janë: a. Shpenzimet e ndodhura të reprezentacionit do të jenë të kufizuara në 50% të shumës së faturuar për zbavitje afariste. Shuma maksimale e të gjitha shpenzimeve të reprezentacionit nuk do të tejkalojë 2% të të ardhurave bruto vjetore. b. Borxhi i keq mund të zbritet vetëm nëse plotësohen tri (3) kushtet në vijim: • Shuma që korrespondon me borxhin më parë është përfshirë në të ardhura; • Borxhi është shlyer nga librat e tatimpaguesve si i pavlerë dhe • Ekziston dëshmi e përshtatshme e përpjekjeve të vërteta të pasuksesshme që janë bërë nga tatimpaguesi për ta mbledhur borxhin; • Borxhi i keq që është mbledhur më pas përfshihet në të ardhura në kohën kur mblidhet;

  31. Zbritje nga të ardhurat e përgjithshme c. Shpenzimet e udhëtimit për punë kufizohen deri në shumën prej 40 € fjetje brenda Kosovës dhe 80 € për fjetje jashtë Kosovës. ç. Shpenzimet për transport brenda në Kosovë duhet të jenë kostoja aktuale e transportit publik, gjegjësisht për çështje tatimi, shpenzimet e tilla nuk duhet të jenë më të larta se 15 cent për km) përderisa për transport të jashtëm nuk zbatohet limit. d. Shpenzimet për shujtë (racion ushqimi duhet të jenë të specifikuara për mëngjes, drekë dhe darkë dhe atë të mos kalojnë shumën prej 10 € për ditë udhëtimi në Kosovë dhe 20 € kur kalohet nata në Kosovë

  32. Zbritje nga të ardhurat e përgjithshme e. Shpenzimet në pasuritë kapitale(zhvlerësimi), përveç shpenzimeve për tokë, për vepra të artit dhe pronave të tjera që nuk i nënshtrohen konsumit, të cilat janë në pronësi të tatimpaguesit dhe shfrytëzohen për aktivitetet afariste të tatimpaguesit rimerren me kalimin e kohës përmes zbritjeve të zhvlerësimit sipas metodës së zvogëlimit të bilancit sipas shkallëve në vijim: • Kategoria e parë - Ndërtesat në shkallën prej pesë për qind (5%), • Kategoria e dytë - Automobilat, pajisjet për zyrë dhe kompjuterë në shkallën prej njëzet për qind (20%) dhe • Kategoria e tretë - Mjetet e tjera kapitale në shkallën prej pesëmbëdhjetë për qind (10%).

  33. Zbritje nga të ardhurat e përgjithshme f. Kompensimi i interesave dhe qiraja që i paguhet një personi të afërm janë të zbritshme me shumën më të vogël të pagesës aktuale ose të vlerës së tregut. g. Kontributet që bëhen nga tatimpaguesit për qëllime humanitare, shëndetësore, arsimore, fetare, shkencore, kulturore, të mbrojtjes së ambientit dhe sportive lejohen si zbritje me vlerë maksimale prej pesë për qind (5%) të të ardhurave të tatueshme të llogaritura përpara se të jetë zbritur ky kontribut bamirës.

  34. Zbritje nga të ardhurat e përgjithshme • Shpenzimet edukativo ose arsimore të paguara nga një punëdhënës një institucioni edukativ ose arsimor për një të punësuar do të jenë të lejueshme në tërësi në vitin në të cilin shpenzimet e tilla janë paguar, me kusht që: • shpenzimet edukative ose arsimore të jenë paguar drejtpërdrejtë në institucionin edukativ ose arsimor; • institucioni edukativ/arsimor njihet nga ligji publik në fuqi i Kosovës. • edukimi/arsimimi lidhet me pozitën e të punësuarit dhe nuk e kualifikon atë të punësuar për punë në një profesion tjetër; dhe • i punësuari mbetet në marrëdhënie pune me punëdhënësin për së paku 24 muaj pas përfundimit të edukimit ose arsimimit për të cilën shpenzimet janë paguar nga punëdhënësi.

  35. Shpenzimet e palejueshme • Nuk lejohet kurrfarë zbritje për: • Shpenzimet e përvetësimit të tokës; • Gjobat dhe ndëshkimet; • Tatimin në të ardhura dhe tatimin e vlerës së shtuar për të cilat tatimpaguesi kërkon lirim ose kredi për tatimin në lëndë të parë, • Shpenzimet personale, të jetesës ose ato familjare; • Çfarëdo humbje nga shitja ose këmbimi i pronës ndërmjet personave të afërm dhe • Shpenzimet për argëtim a rekreacion, përveç nëse janë shkaktuar në lidhje me afarizmin e ofrimit të aktiviteteve argëtuese ose rekreative nga tatimpaguesi.

  36. Zbritje nga të ardhurat e përgjithshme • Nëse shuma e zbritjeve të tatimpaguesit nga aktivitetet e biznesit për vitin e tatueshëm i kalon të ardhurat e tatimpaguesit nga aktivitetet afariste për atë vit, shuma e humbjes së tillë mund të bartet për deri në pesë (5) periudha të njëpasnjëshme tatimore dhe janë në dispozicion si zbritje ndaj çfarëdo të ardhurave gjatë atyre viteve. • Nëse tatimpaguesi ka humbje në afarizëm për më shumë se një (1) vjet, humbjet janë të zbritshme sipas rendit në të cilin janë shkaktuar.

  37. Të ardhurat që përjashtohen • Nga tatimi në të ardhura personale përjashtohen këto të ardhura në vijim: • Pagat e pranuara nga përfaqësuesit e huaj diplomatik dhe personeli i jashtëm i Zyrave të Ndërlidhjes në Kosovë, • Pagat e pranuara nga përfaqësuesit e jashtëm, zyrtarët e jashtëm dhe punonjësit e jashtëm të organizatave ndërkombëtare qeveritare dhe organizatave joqeveritare ndërkombëtare që kanë marrë dhe e kanë mbajtur statusin e përfitimit publik • Pagat e pranuara nga zyrtarët e jashtëm dhe zyrtarët e punësuar vendorë të Kombeve të Bashkuara dhe të agjencive të saj të specializuara.

  38. Të ardhurat që përjashtohen • Të njëjtat përjashtime vlejnë për institucionet ndërkombëtare financiare ndërqeveritare që kanë të drejtë dhe që janë të autorizuara sipas rregullit të cilat veprojnë në Kosovë; • Pagat e marra nga personeli i jashtëm i KFOR-it dhe EULEX-it • Kompensimet për dëmtimin ose shkatërrimin e pronës; • Të ardhurat nga polisat e sigurimit të jetës që paguhen si rezultat i vdekjes së personit të siguruar dhe • Kthimin e parave ose kompensimin për trajtimin mjekësor dhe shpenzimet, duke përfshirë edhe hospitalizimin dhe mjekimin, pos rrogave të paguara gjatë periudhës së mungesës nga puna për shkak të sëmundjes ose lëndimit.

  39. Të ardhurat që përjashtohen • Interesi në instrumentet financiare të cilat janë të lëshuara apo garantuara nga një Autoritet Publik i Kosovës i paguar tatimpaguesve rezident apo jo rezident. • Dividendët e marrë nga një tatimpagues rezident dhe jo rezident. • Fitimet nga lojërat e fatit, përveç fitimeve nga lotaria duke iu nënshtruar dispozitave të nenit 49 të këtij ligji. • Pagesat e pensioneve dhe asistencat sociale të paguara nga Qeveria e Kosovës. • Asetet e marra, apo vlera e aseteve te marra, si rezultat i trashëgimisë.

  40. Pagesa e tatimit për veprimtaritë afariste • Shuma për secilën pagesë tremujore të tatimit është si vijon: (a) Tatimpaguesit me 5.000 euro, apo më pak të ardhura bruto vjetore nga veprimtaritë afariste - 37.5 euro për tremujor; (b) Tatimpaguesit me mbi 5.000 deri në 50.000 euro të ardhura bruto vjetore nga veprimtaritë afariste, prej të cilëve nuk kërkohet dhe që nuk vendosin t’i mbajnë librat: (c) Tre për qind (3%) të të ardhurave bruto nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme komerciale të çdo tremujori,

  41. Pagesa e tatimit për veprimtaritë afariste (ç)nëntë përqind (9%) të të ardhurave bruto nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tremujori por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) euro për tre (3) mujor. (d) Tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore që tejkalojnë 50.000 euro, nga veprimtaritë afariste, prej të cilëve nuk kërkohet dhe që nuk vendosin t’i mbajnë librat dhe regjistrimet, (e) Një të katërtën (1/4) e detyrimit tatimor të përgjithshëm për periudhën aktuale tatimore duke u bazuar në të ardhurat e tatueshme të llogaritura apo (f) Për periudhën e dytë tatimore dhe ato pasuese, për të cilat tatimpaguesi bën pagesën sipas këtij paragrafi, një të katërtën (1/4) e 110% të detyrimit tatimor të përgjithshëm për periudhën tatimore që i paraprinë periudhës aktuale tatimore.

  42. Librat afarist ..... • Librat dhe shënimet: • Një libër të shitjes në të cilin të gjitha shitjet dhe kthimet duhet të regjistrohen. • Një libër të blerjes në të cilin të gjitha blerjet dhe kthimet duhet të regjistrohen. • Një ditar të pranimeve në para të gatshme (kesh) dhe një ditar të pagesave në para të gatshme (kesh) që lidhen me librin e shitjes dhe librin e blerjes. • Një llogari kapitale, nëse është aplikueshme, që përmban bilancin e hapjes, shtimet në kapital, shpenzimet që do të kapitalizohen, shkalla e zhvlerësimit, shuma e zhvlerësimet, të gatshmet dhe bilanci mbyllës;

  43. Ligjërata 1 F u n d

More Related