1 / 25

ARDHJA

ARDHJA. T ë lutemi. Jepu po të lutemi, o Hyj i gjithëpushtetshëm, besimtarëve të tu vullnet t’i dalin para Krishtit që po vjen, kështu që, të vënë në të djathtën e T ij, të meritojnë ta fitojnë mbretërinë qiellore. ARDHJA. KOHË PRITJEJE. KOHË PRITJEJE. NJË KOHË PËR :

imelda
Download Presentation

ARDHJA

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. ARDHJA

  2. Të lutemi Jepu po të lutemi, o Hyj i gjithëpushtetshëm, besimtarëve të tu vullnet t’i dalin para Krishtit që po vjen, kështu që, të vënë në të djathtën e Tij, të meritojnë ta fitojnë mbretërinë qiellore.

  3. ARDHJA KOHË PRITJEJE

  4. KOHË PRITJEJE • NJË KOHË PËR : • një shikim të thellë në të ardhmen: • diçka duhet të ndodhë • dikush duhet të vijë • një vëmendje ndaj së tashmes: • një mënyrë e ndryshme për të • jetuar një përgatitje konkrete

  5. Një shikim i thellë drejt së ardhmes • diçka duhet të ndodhë “Do të ketë shenja në diell, në hënë e në yje. Mbi tokë popujt do të gjenden ngushtë, të tmerruar prej gjëmës së detit e prej valëve të tij. Njerëzve do t’u dalë shpirti prej frikës dhe pritjes ç’do të ndodhë me botën, sepse ‘trupat qiellorë do të lëkunden’ e atëherë ‘do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi re’ me fuqi të madhe e me madhëri”. Luka 21,25-27

  6. Një shikim i thellë drejt së ardhmes • dikush duhet të vijë “ E pasi populli priste me shpresë dhe pasi të gjithëmendonin në zemrat e veta për Gjonin: a mos është pikërisht ky Mesia, këndej Gjoni mori fjalën e u tha të gjithëve: ‘Unë, vërtet, po ju pagëzoj me ujë, por po vjen një më i fortë se unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t’ia zgjidh lidhëset e sandaleve të tij. Ai do t’ju pagëzojë me Shpirt Shenjt e me zjarr. Luka 3,15-16

  7. Një vëmendje ndaj së tashmes • një botë ndryshe për ta jetuar “Atëherë e pyetnin turmat: ‘Neve, pra, ç’na duhet të bëjmë?’. ‘Kush ka dy palë petka ‑ u përgjigjej ‑ le t’i ndajë me atë që s’ka. Edhe ai që ka ushqime, le të bëjë kështu!’. Erdhën edhe disa tagrambledhës t’i pagëzojë dhe i thanë: ‘Mësues, po ne ç’ka duhet të bëjmë?’ Ai u përgjigj: ‘Mos kërkoni asgjë më tepër se ju është caktuar’.”Luka 3,10-13

  8. Një vëmendje ndaj së tashmes • një përgatitje konkrete “Qielli e toka do të kalojnë, e fjalët e mia nuk do të kalojnë.Sa për atë ditë e për atë orë, s’di askush, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.Rrini me kujdes! Rrini zgjuar, sepse nuk e dini kur do të vijë ai çast”. Marku 13,31-33

  9. ARDHJA Kohë shprese

  10. KOHË SHPRESE • NJË KOHË PËR: • të jetuar shpresën: • të jemi dëshmitarë të shpresës • të rishohim jetën tonë • të qenë të sigurtë se çfarë presim: • të rinjohim veprën e Hyjit sot • të marrim përgjegjësi për të • ardhmen

  11. Të jetosh pritjen • të rishohësh jetën tënde “Në ato ditë u duk GjonPagëzuesiduke predikuar në shkretëtirë të Judesë e thoshte: ‘Kthehuni se u afrua Mbretëria e qiellit!’ ”. Mateu 3,1-2

  12. Të jetosh pritjen • të jemi dëshmitarë të shpresës “Adhuroni në shenjtëri në zemrat tuaja Krishtin Zot! Jini gjithmonë të gatshëm t’i jepni përgjigje gjithsecilit që prej jush kërkonarsyen e shpresës që është në ju”. 1 Pjetri 3,15

  13. Të jesh i sigurtë për çfarë pret • të njohësh veprën e Hyjit sot “Disa farisenj e disa saducenj iu afruan Jezusit me qëllim që ta zinin ngushtë e kërkuan prej tij t’u dëftojë një shenjë prej qiellit. Ai u përgjigj: ‘Kur bëhet mbrëmje, thoni: - Do të jetë mot i mirë se u skuq qielli -. Kurse në agim: - Sot kemi stuhi, sepse qielli është i kuq e i vranët -. Kështu, ju dini t’i shpjegoni dukuritë e qiellit, por shenjat e kohës nuk jeni të zotët t’i kuptoni! Breznia e prapë dhe lavire kërkon shenjë! Por s’do t’i jepet asnjë shenjë tjetër, përveç shenjës së Jonës.Dhe i la e shkoi”.Mateu 16,1-4

  14. Të jesh i sigurtë për çfarë pret • të mbash përgjegjësi për të ardhmen “Mos e humbni, pra besimin! Ai ka shpërblim të madh! Vërtet, keni nevojë për qëndresë që, duke kryer vullnetin e Hyjit, t’i fitoni të mirat e premtuara. Sepse: ‘Edhe pak, krejt edhe pak kohë,dhe do të vijë Ai që duhet të vijë - nuk do të vonojë!’ ”. Hebrenjtë 10,35-37

  15. ARDHJA Kohë gëzimi

  16. KOHË GËZIMI • NJË KOHË • për të gëzuar në pritje: • të përgatisim zemrën në pritje • të kundrojmë të renë për të cilën • jemi thirrur • për të gëzuar në shpresë: • të festojmë përpara festën e ardhshme • të parashijojmë shpëtimin

  17. Të gëzojmë në pritje • të përgatisim zemrat në pritje “Gruaja, kur i lind fëmija, është në trishtim, sepse i erdhi ora e saj, porse, pasi i lind fëmija, nuk i bie më ndërmend vuajtja prej gëzimit që lindi një njeri në botë.Kështu edhe ju: tani jeni të trishtuar, por unë prapë do të vij t’ju shohe zemra juaj do të galdojëdhe askush s’do t’jua marrë gëzimin tuaj. Atë ditë nuk do të më pyetni më për asgjë. Përnjëmend, përnjëmend po ju them:çdo gjë që t’i kërkoni Atit në emër tim, do t’jua japë”.Gjoni 16,21-23

  18. Të gëzojmë në pritje • të kundrojmë të renë për të cilën jemi thirrur “Ne veç, sipas premtimit të tij, presim ‘qiellin e ri dhe tokën e re’, ku banon drejtësia. Këndej, o të dashur, ju, ndërsa i prisni këto, mundohuni të jeni para tij të panjollë, të patëmetë, në paqe!”. 2 Pjetri 3,13-14

  19. Të gëzojmë për shpresën • të paraprijmë festën e ardhshme “Aleluja. Ndërkaq dëgjova, si zërin e një shumice të madhe njerëzish, si ushtimën e ujërave të mëdha, bumullimë rrufesh të forta: Aleluja! Mbretëroi Zoti, Hyji ynë, i Gjithëpushtetshmi! Le të galdojë e të brohorasim dhe ti japim lavdi Atij, sepse erdhi Dasma e Qengjit! Gati është Nusja e tij! Iu dha të vishet me li të hollë, të shkëlqyeshëm dhe të pastër! ”. Zbulesa 19,6-8

  20. Të gëzojmë për shpresën • të parashijojmë shpëtimin “Dashuria nuk i bën keq të afërmit. Dashuria, pra, është zbatimi i përsosur i Ligjit. Aq më tepër pasi e dini kohën në të cilën jetojmë: tashmë është koha të zgjoheni nga gjumi, sepse tani shpëtimine kemi më afër se kur besuam. Nata ka shkuar në të sosur e dita është afruar. Prandaj,t’i flakim larg veprat e errësirës e të ngjeshemi me armët e dritës”.Romakët 13,10 -12

  21. ARDHJA Kohë reflektimi

  22. KOHË REFLEKTIMI • TË PRITESH : • nuk është një sjellje pasive • të detyron të shohësh brenda • të angazhon të rishohësh • jetën tënde • të fton të kthehesh • Ti, a po jeton në pritje?

  23. KOHË REFLEKTIMI • TË SHPRESOSH: • nuk është utopi apo iluzion • të detyron të hapesh ndaj • së ardhmes • të angazhon të jetosh • thellësisht të tashmen • të fton të kthehesh • Ti, çfarë kuptimi i jep • shpresës?

  24. KOHË REFLEKTIMI • TË GËZOSH: • nuk është një sjellje e gëzueshme dhe e lehtë • të detyron të shohësh ndryshe realitetin • të angazhon të mendosh dhe • të jetosh pozitivisht • të fton të kthehesh • Ti, a lejon të të pushtojë • gëzimi?

  25. ARDHJA O Zot, bëj që të dimë të zbulojmë praninë tënde mes nesh dhe të të pranojmë në jetën tonë duke u çliruar nga gjithçka që na largon prej teje. Kur ke ardhur herën e parë, ke ardhur të na kërkosh në përvujtëri. Kur të vish herën e dytë, do të vish në lavdi dhe do të shkatërrosh errësirat e mëkatit. Bëj që të përgatitemi për ardhjen tënde, që Ti në kthimin tënd të mund të na gjesh në paqe.

More Related