1 / 50

Biznesi dhe mjedisi i jashtëm i tij

Biznesi dhe mjedisi i jashtëm i tij. Prof. dr. Besim Beqaj. Objektivat e ligjeratës. Rendësia e mjedisit të jashtëm të biznesit Megamjedisi dhe elementet e tij Mikromjedisi dhe elementet e tij Evoluimi i rolit të biznesit në shoqëri Përgjegjësitë sociale të biznesit.

hadar
Download Presentation

Biznesi dhe mjedisi i jashtëm i tij

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Biznesi dhe mjedisi i jashtëm i tij Prof. dr. Besim Beqaj

  2. Objektivat e ligjeratës • Rendësia e mjedisit të jashtëm të biznesit • Megamjedisi dhe elementet e tij • Mikromjedisi dhe elementet e tij • Evoluimi i rolit të biznesit në shoqëri • Përgjegjësitë sociale të biznesit

  3. Ndikimi i makromjedisit mbi biznesin Faktorët ekonomik Faktorët politiko-ligjor Organizatat e biznesit Faktorët teknologjik Faktorët socio-kulturor Faktorët ndërkombëtar

  4. Ndikimi i mikromjedisit mbi biznesin Klientet Partnerët Fuqia punëtore Organizata e biznesit Furnitorët Sindikatat Rregullatorët Konkurrentët

  5. MjedisiBiznesor Mjedisi i biznesit ka njëefekt jashtëzakonisht tëmadhpër suksesetapo dështimet e ndërmarrësve. Pesë faktorët mjedisor kyç për zhvillimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të punës janë: 1. Mjedisi ekonomik (përfshirë këtuedherregulloret mbi taksat) 2. Mjedisi teknologjik 3. Rrethanat konkurruese 4. Mjedisi social 5. Mjedisi global i biznesit

  6. MjedisiEkonomik Për mundësuar rritjen e sipërmarrësisë, qeveria mund të: • Qeveria mund të zvogëlojë riskun e sipërmarrësisë duke miratuar ligje që u mundësojnë sipërmarrësve nënshkrimin e kontratave të zbatueshme nga gjykatat. Shumë shtete sot nuk kanë ligje të tilla, dhe në këtë mënyrë e rrisin dukshëm riskun e nisjes së një biznesi. • Qeveria mund të themelojë një monedhë shtetërore që mund të tregtohet në tregjet botërore. Një element i cili ia pamundëson Rusisë bashkëngjitjen në tregjet botërore dhe forcimin ekonomik është mungesa e një monedhe të tregëtueshme.

  7. MjedisiEkonomik • Qeveria mund të fokusohet në eliminimin e korrupsionit në biznes dhe në qeveri. Në shumë shtete të varfra marrja me biznes është shumë e vështirë sepse qeveritë janë shumë të korruptuara. Në këto shtete është shumë e vështirë të merret leje për ndërtimin e një fabrike, apo edhe për hapjen e një dyqani, sepse u duhet dhënë ryshfete zyrtarëve. Liderët e korruptuar të bizneseve mund t’i kërcënojnë konkurrentët dhe ta minimizojnë konkurrencën. • Qeveria mund t’i mbaj taksat dhe rregulloret në nivel minimal. Sipërmarrësit kërkojnë përfitime sa më të mëdha nga investimet e tyre, përfshirë këtu edhe investimin e tyre kohor. Nëse qeveria u merr bizneseve shuma të mëdha parash përmes taksave atëherë bizneset mund të binden se nuk ia vlen të investohet.

  8. MjedisiTeknologjik Të diplomuarit më të suksesshëm të universiteteve në të ardhmen do të jenë ata që do të mund të gjinden në autostradën e informacionit. INTERNET-i është një rrjet i pajisjeve kompjuterike dhe të telekomunikacionit i cili i lidh njerëzit gjithandej botës në një sistem unik komunikimi. Informatat mbi gati secilën temë që mund ta imagjinoni tani mund të gjinden në internet. Pa marrë parasysh profesionin të cilin e zgjidhni, gjasat janë se ju do të bëheni më produktiv nëse përdorni teknologjitë më të reja, përfshirë këtu kompjuterët, modemet, fakset, etj. 9

  9. MjedisiKonkurrues Konkurrenca në mes të bizneseve kurrë nuk ka qenë më e madhe se sot. Disa kompani e kanë gjetur përparësinë e tyre konkurruese duke u fokusuar në prodhimin e produkteve të cilësisë së lartë. Synimi i shumë kompanive është që të kenë zero defekte – asnjë gabim në produktet e tyre. Disa kompani si MOTOROLA në SHBA dhe TOYOTA në Japoni i janë afruar përmbushjes së këtij standardi. Megjithatë, për ruajtjen e përparësisë konkurruese nuk mjafton vetëm prodhimi i një produkti cilësor. Sot kompanitë duhet të ofrojnë produkte CILESORE dhe SHERBIME të jashtëzakonshme për ÇMIME konkurruese. Për këtë arsye sot kompania GeneralMotors (GM) po zhvillon fabrika për prodhimin e veturave në Argjentinë, Poloni, Kinë, Tajlandë. Kombinimi i cilësisë dhe krahut të lirë të punës me koston e minimizuar të distribucionit ka rezultuar me tregje më të mëdha dhe rritje afatgjate të GM-së.

  10. Konkurrimipërmeskënaqjes sëkonsumatorit Prodhuesit dhe organizatat shërbyese në të gjithë botën kanë mësuar se konsumatorët e sotshëm janë shumë kërkues. Ata nuk dëshirojnë vetëm prodhime të kualitetit të lartë për çmime të ulëta, por edhe shërbime të mira. Në fakt, produktet në shekullin 21 do të jenë të dizajnuara në atë mënyrë që të mund ta “fascinojnë, magjepsin dhe kënaqin” konsumatorin, duke i tejkaluar edhe pritjet e tija. Secila organizatë prodhuese dhe shërbyese në botë duhet ta ketë një shenjë mbi derën e saj që u thotë punëtorëve se KONSUMATORI ESHTE MBRET. Biznesi tani ka filluar të drejtohet nga konsumatori, dhe jo nga menaxhmenti. Kjo do të thotë se vendin e parë duhet ta zënë dëshirat dhe nevojat e konsumatorit.

  11. Konkurrimi përmes përmbushjes së nevojave të komunitetit Është e mundur që një biznes t’i kënaq konsumatorët e vet por jo edhe t’i përmbush disa nga nevojat e komunitetit në të cilin operon. Për shembull, në përpjekjet e tyre për t’i kënaqur punëtorët dhe klientët, firmat mund të ndërmarrin veprime që e dëmtojnë mjedisin. Një rezultat i tillë është jashtëzakonisht i padëshirueshëm në mjedisin e sotshëm të biznesit. Organizatat e rangut botëror në të ardhmen duhet të përpiqen që t’i përmbushin nevojat e të gjitha palëve me interes. Palët me interes janë të gjithë njerëzit që mund të fitojnë apo të humbin nga politikat dhe aktivitetet e një organizate.

  12. Mjedisi social Demografia është studimi statistikor i popullsisë në raport me madhësinë, densitetin dhe karakteristikat e saja. Bota e sotme po kalon nëpër ndryshime të mëdha të cilat po ndikojnë në mënyrë dramatike në mënyrën tonë të jetesës, në vendbanimet tona, në gjërat të cilat ne i blejmë dhe në mënyrën se si e kalojmë kohën. Për më tepër, zhvendosjet e mëdha të popullsisë po u japin disa firmave mundësi më të mëdha ndërsa të tjerave po ua zvogëlojnë ato.

  13. Mjedisi i Biznesit në Kosovë

  14. PerspektivaMakroekonomike

  15. ObeservimetEkonomike Të dhënat statistikore jo të plota • Investimet • Prodhimi • Popullsia • Niveli i papunësisë

  16. Profili Socio-ekonomik dhepolitik E ndodhur në qendrën e Ballkanit Perëndimor, me një hapësire prej rreth 10.908 km2, Kosova e ka një popullsi prej 2 milion banorëve. Rreth 90% të banorëve janë shqiptarë, ndërsa 10% pakica, duke përfshirë këtu: serbë, boshnjak, romë, goran dhe turq. Densiteti dhe nataliteti i popullsisë janë më të lartit në Evropë. Shumica e banorëve të Kosovës janë të rinj, ndërsa 64% prej tyre janë nën moshën 30 vjeç, kurse vetëm 5% mbi 65 vjeç. Studimet demografike tregojnë se në dekadën e ardhshme popullsia e Kosovës pritet të rritet me përqindje mesatareprej 1.6 – 1.8 %. Kosova ka përjetuar imigrime të konsiderueshme ndërsa ¼ e popullsisë së saj nuk jeton në Kosovë (por ka emigruar kryesisht në Evropën Perëndimore).

  17. Profili socio-ekonomik dhepolitik Në bazë të standardeve të saja ekonomike Kosova konsiderohet të jetë shtet në zhvillim, me një BPV për kokë banori prej 1200 euro dhe një indeks të zhvillimit njerëzor prej 0.735 (Riinvest 2005). Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (IZN) është një matje e niveleve të varfërisë, analfabetizmit, edukimit, kohëzgjatjes së jetës, lindjes së fëmijëve dhe faktorëve të tjerë, dhe faktorëve të tjerë për shtetet anë e mbanë botës. Ky indeks përdoret për të përcaktuar nëse një shtet i përket botës së parë, të dytë apo të tretë. Dhjetë shtetet më të zhvilluara e kanë IZN-në në mes të 0.963 dhe 0.878, kurse dhjeshtështetët e fundit në listë në mes të 0.281 dhe 0.379. Megjithatë, duke qenë se është shtet që ka dal nga lufta dhe që po kalon nëpër procesin e transicionit, Kosova përballet me shumë pengesa në zhvillim dhe karakterizohet me disa kontraste në profilin e saj makroekonomik. Për shembull, BPK-ja e tejkalon BPV-në me rreth 21%, eksportet i mbulojnë importet me vetëm 8%, papunësia është shumë e lartë në 39-49%, ndërsa buxheti i konsoliduar i Kosovës financohet kryesisht nga taksat e doganës.

  18. Mjedisiinstitucionaldheligjor Parlamenti i Kosovës i ka aprovuar këto ligje, të miratuara edhe nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit Gjeneral të OKB-së, që ndërlidhenme zhvillimin e ekonomisë Kosovare. 1. Ligji për hipotekat 2. Ligji për krijimin e regjistrimin e pronës; 3. Ligji për tregtinë me botën e jashtme 4. Ligji për mbrojtjen e ambientit 5. Ligji për inspektoratin e punës 6. Ligji për menaxhimin e financave publike 7. Ligji për farërat 8. Ligji për taksen mbi pasuritë e patundshme (si dispozitë e UNMIK 2003/29); 9. Ligji për kooperativat bujqësore; 10. Ligji për planifikimin hapësinor; 11. Ligji për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit e ambientit të punës 12. Ligji për pesticidet; 13. Ligji për ndryshimin dhe shtimin e ligjit 2003/2 mbi menaxhimin e financave; 14. Ligji për inspektoratin sanitar’ 15. Ligji për kadastrat;

  19. Mjedisiinstitucionaldheligjor 16. Ligji për transportimin e produkteve të rrezikshme 17. Ligji për njësitë matëse 18. Ligji për materialin fidanor; 19. Ligji për ndërtimin; 20. Ligji për aktivitetet hoteliere dhe turistike; 21. Ligji për mbrojtjen e konsumatorit; 22. Ligji për tregtinë e brendshme 23. Ligji për taksën personale në të ardhura ( si shtesë e UNMIK 2004/52) 24. Ligji për taksën mbi profit (si dispozitë e UNMIK 2004/51); 25. Ligji për trashëgiminë 26. Ligji për punët në metalet e çmuara; 27. Ligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja; 28. Ligji për blegtorinë; 29. Ligji për lotaritë; 30. Ligji për konkurrencën; 31. Ligji për administratën tatimore dhe procedurat; 32. Ligji për patentat; 33. Ligji për korrupsionin;

  20. Llojet e ndërmarrjevenëKosovë • Madhësia • Aktiviteti • Formati ligjor

  21. Madhësia Shqyrtimi i ndërmarrjeve është bërë në bazë të numrit të punëtorëve dhe llojeve të ndërmarrjeve si në vijim: • Mikro-ndërmarrjet, ndërmarrjet me 1 deri në 9 punëtorë; • Ndërmarrjet e vogla, ndërmarrjet me 10 deri 49 punëtorë; • Ndërmarrjet e mesme, ndërmarrjet me50 deri 249 punëtorë; • Ndërmarrjet e mëdha, ndërmarrjet me mbi 250 punëtorë;

  22. Aktiviteti Ndërmarrjet e vogla janë shqyrtuar gjithashtu edhe në bazë të aktivitetit të tyre ekonomik të ndarë në 17 sektorë: • Agrokultura, gjuetia dhe pylltaria • Peshkimi; • Industria e minierave (qymyr, linjit dhe minerale të tjera) • Prodhimtari • Furnizim me energji elektrike, gas dhe ujë të ngrohtë • Ndërtimtari • Shitje me shumicë dhe pakicë, riparim i veturave dhe motoçikletave dhe artikujve të tjerë për përdorim personal dhe shtëpiak • Hotele dhe restorante; • Transport, magazina dhe trafik; • Ndërmjetësimet financiare; • Shërbimet e patundshmërisë, qiradhënies dhe shërbimeve të aktivitetit të biznesit • Administrimi publik dhe i mbrojtjes, sigurimi i obliguar social • Edukimi • Mbrojtja shëndetësore dhe shoqërore; • Aktivitetet e tjera shoqërore për shërbime personale (pastrim, heqje e ujërave • të ndotura) • Ekonomitë private familjare me personel të punësuar; • Organizata dhe trupa ndërkombëtare;

  23. Formatiligjor Shqyrtimi përfshin formatin ligjor të organizatave të biznesit të cilat janë të ngjashme me ato të shteteve evropiane: • Ndërmarrje e pavarur tregtare; • Partnership i përgjithshëm ; • Partnership i kufizuar; • Kompani me përgjegjësi të kufizuara; • Shoqëri aksionare; • Kompani e huaj; • Ndërmarrje në pronësi shoqërore; • Ndërmarrje publike; • Kooperativë bujqësore.

  24. Numri më i madh (98%) i ndërmarrjeve private në Kosovë përbëhet nga ndërmarrjet që punësojnë 1 deri në 9 punëtor. Ato me 10-49 punëtorë përfaqësojnë 1.7% të ndërmarrjeve kurse ato me 50-249 punëtorë përbëjnë vetëm 0.2% të ndërmarrjeve. Kjo demonstron se mikro-ndërmarrjet (ato që punësojnë prej 1 deri 9 punëtorë) janë punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë, por edhe në tërë rajonin.

  25. Rritja e NVM-ve Ndonëse është e vështirë të ndërtohen indikatorë të plotë për performansën e tyre, për shkak të mungesës së raportimit (ekonomia informale), në përdorim vihen shifra të përafërta për të dëshmuar rritjen e NVM-ve: Për ta ilustruar rritjen e këtyre ndërmarrjeve do ta përdorim rritjen e numrit të punëtorëve të tyre. Krahasimi 2007 -2008: 31% Rritje 60% Njësoj 9% Rënie

  26. Ndërmarrjet janë të klasifikuara për nga aktiviteti si prodhuese, tregtare dhe shërbyese. Të dhënat nga një hulumtim i NVM-ve në vitin 2007 rrëfenin se 49.5% prej tyre janë ndërmarrje tregtare, 32.2%ndërmarrje prodhuese, ndërsa 18.3% ndërmarrjeshërbyese. Në vitin 2007 sektori i tregtisë dominoi njësoj sikur në vitin 2006 dhe vitet e mëparshme, madje duke treguar një tendencë drejt rritjes së mëtutjeshme për shkak të rënies në numrin e ndërmarrjeve prodhuese. Shtrirja gjeografike sipas rajonit është gati e njëjtë me atë në nivel shteti, me përjashtim të rajonit të Prizrenit ku dominojnë ndërmarrjet prodhuese sikur në vitin 2006 me 46.4%, ato tregtare me 34.5%, ndërsa ato shërbyese me 19.0%.

  27. Perspektiva e Biznesit

  28. 1. Pengesat ndaj biznesit Tabela vijuese tregon listën e plotë të pengesave me të cilat ballafaqohet biznesi, të radhitura nga vetëm ndërmarrësit në vitin 2005. Të dhënat tregojnë se ndërmarrësit kanë perceptim negativ për mjedisin e biznesit. Barrierat kryesore që e pengojnë biznesin në Kosovë janë kombinimi i konkurrencës së padrejtë bashkë me korrupsionin dhe ekonominë informale. Në anën tjetër ekziston një pakënaqësi e madhe e ndërmarrësve me shërbimet publike (furnizimi me energji dhe ujë). (Riinvest NVM-të 2006). Intensiteti absolut do të jetë 100 në rastet kur respondentët e konsiderojnë një pengesë specifike si diçka me rëndësi maksimale, pra kur respondentët e vlerësojnë një pengesë specifike me shkallë të lartë, dhe anasjelltas.

  29. Zhvillimiipengesave Tabela vijuese e tregon zhvillimin e barrierave për vitet 2000-2005 Aty ne mund të shohim se problemet me ligjin dhe implementimin e tij kanë rënë në masë të madhe që nga viti 2000, ndonëse ato vazhdojnë të konsiderohen si një nga barrierat kryesore në listën e përgjithshme të barrierave. Ajo është një ndër pengesat kryesore që kanë pësuar rënie të madhe në intensitet dhe në pozitën e saj, duke lëvizur nga vendi i dytë në vitin 2002 në vendin e gjashtë në vitin 2006. Në anën tjetër qasja në financa ka treguar rritje të vazhdueshme në listë, përderisa taksat e larta dhe konkurrenca e fortë kanë mbetur stabile duke mbetur në maje të listës.

  30. Pengesatsipassektoreve “Ekonomia informale” përbën pengesë më të madhe për sektorin e prodhimeve në krahasim me atë të tregtisë, dhe edhe më të madhe në krahasim me shërbimet. Sektori i shërbimeve i konsideron si pengesa kryesore taksat e larta dhe shërbimet publike në telekomunikacion. Në anën tjetër vonesat në pagesa përbëjnë problem serioz për ndërmarrjet tregtare në krahasim me të dy sektorët e tjerë. Është e qartë se sa u përket pengesave të ndërlidhura me mjedisin e brendshëm nuk ka kurrëfarë dallimi në mes të sektorëve. Si përfundim, është me rëndësi të përmendet se analiza sektoriale tregon se mjedisi i jashtëm përbën pengesën kryesore dhe u shkakton më shumë presion NVM-ve në krahasim me mjedisin e brendshëm.

  31. 3. ImportidheEskporti Eksporti dhe importi janë aktivitete shumë të rëndësishme ndërmarrëse. Përderisa e para tregon aftësinë e ndërmarrjeve kosovare për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare, e dyta siguron stabilitet buxhetor dhe e rrit ofertën për konsumatorët kosovarë. Prezenca e ndërmarrjeve kosovare në tregjet ndërkombëtare mbetet simbolike. Në krahasim me vitet e kaluara, penetrimi i NVM-ve në këto tregje mbetet konstant. Që nga viti 2002, pjesëmarrja e NVM-ve në aktivitete eksportuese kurrë nuk ka qenë më e madhe se 6.5 (viti 2003), ndërsa të dhënat nga ky vit tregojnë pak a shumë të njëjtin përpjesëtim. Në anën tjetër, të dhënat gjithashtu tregojnë se pjesëmarrja e NVM-ve në aktivitete importuese është mjaft më e madhe krahasuar me ato të aktiviteteve eksportuese. Ndonëse numri ka rënë në krahasim me vitet e para pas luftës, importi mbetet akvititeti kryesor i ndërmarrjeve kosovare. Rreth 35% të ndërmarrjeve kosovare kanë importuar në vitin 2005.

  32. 4. Korrupsioni Ekziston një perceptim negativ në mesin e ndërmarrësve për nivelin e korrupsionit. Edhe të dhënat e fundit flasin për një rritje te perceptimeve negative. Përderisa në vitin 2004 rreth 72% të ndërmarrësve menduan se korrupsioni është shumë i përhapur, në vitin 2005 ky numër është rritur në 79%. Në përgjithësi ndërmarrësit kosovarë besojnë se korrupsioni është i përhapur në Kosovë. Ata gjithashtu besojnë se ky fenomen nuk është luftuar sa duhet.

  33. 5. Financimii NVM-ve Një aspekt tjetër kufizues për rritjen e mëtejme të NVM-ve ështëedhe mungesa e mundësisë për të thithur investime të jashtme. Financimi i NVM-ve mbetet çështje prioritarepërkundrejt indikacioneve për rritje në sektorin financiar gjatë vitit të kaluar. Në bazë të hulumtimeve të bëra nga MTI-ja, NVM-të e pyetura konsiderojnë se problemet me investimet e jashtmepërbëjnënjërën ndër brengat më serioze për biznesin e tyre. Në përgjithësi, investimet e jashtme nuk konsiderohen si të mjaftueshme për nevojat e NVM-ve. Sektori financiar komercial ka përjetuar zhvillime të rëndësishme. Numri i degëve të bankave është rritur nga 47 në Mars të vitit 2002 në 112 në Dhjetor të vitit 2002, ndërsanë 7 banka, 40 degë dhe 100 zyra në vitin 2003. Në fund të vitit 2004 ishin shtatë banka, 42 degë dhe 158 zyra të degëve, një rritje prej dy degëve dhe 58 zyrave të degëve që nga viti 2003. Megjithatë, sistemi financiar në Kosovë mbetet i pazhvilluarsaduhet.

More Related