0 likes | 12 Views
Diplomatic law, a modern scientific discipline, traces its roots back to ancient times. From ancient heralds to modern negotiators, the field has evolved significantly. The responsibilities of diplomats, ranging from narrow to broad, are intertwined with state obligations for their protection. International agreements, backed by historical conventions, form the basis of diplomatic law. The hierarchical structure of diplomatic ranks, as defined by key congresses, reflects the complexities of international relations.
E N D
E drejta DIPLOMATIKE BURIMET E SE DREJTES DIPLOMATIKE KODIFIKIMI I SE DREJTES DIPLOMATIKE RANGJET DIPLOMATIKE
E drejta diplomatike E drejta diplomatike si disipline shkencore, është e kohës së re. Elementet e diplomacisë, gjurmët dhe përdorimin e gjuhës diplomatike (fjalorin diplomatik) e hasim qysh në paraantikë dhe ne antikë. Lajmëtare (kasnecët) apo te dërguarit (negociatoret e paqes), ASPETOS (këmbëshpejte), i hasim ne kohet me te vjetra.
Ne vitin 1977 në Makdith-SIRI, është gjetur një TRAKTAT jo i plotë, i cili tregon se ka pasur traktate dhe fjalor diplomatik edhe 2500 vjet para erës së re. Marrëveshjet mes njerëzve, të dërguarit e paqes dhe të luftës, janë institucione të vjetra po aq sa është edhe bashkësia njerëzore. Çdoherë luftërat përfundojnë me marrëveshje ose ndonjë traktat paqeje. Lufta me e gjate qe ishte ne mes te Mbretërisë HATI (hetikeve) dhe EGJIPTIT, lufte 100 vjeçare. Përfundoi me traktat paqeje ne vitin 1270 p.e.r, ne mes te mbretit te hetikeve HATUSHILLIT III dhe Faraonit te Egjiptit RAMSESI II.
Të drejten diplomatike mund ta perkufizojme, si: E drejta diplomatike në kuptimin e ngushtë, E drejta diplomatike në kuptimin e gjerë,
E drejta diplomatike në kuptimin e ngushtë: Nënkupton ekskluzivisht te drejtën e diplomateve , gjegjësisht të gjithë agjenteve diplomatike të vendeve të huaj.
E drejta diplomatike në kuptimin e gjerë: Nënkupton jo vetëm te drejtën e diplomateve (agjenteve diplomatike te gjitha rangjeve), por edhe te drejtën e përfaqësuesve te organeve qendrore te shteteve si dhe te dërguarve te tyre ne takime, konferenca apo marrëveshje ndërkombëtare. E drejta e diplomateve është e lidhur ngushte edhe me përgjegjësin e shteteve lidhur me mbrojtjen e misioneve diplomatike ne vendet e tyre nga çdo sulm dhe nga çdo rrezik i mundshëm. Përgjegjësia e shteteve ka kuptim te gjere. Ato nuk përgjigjen vetëm për mbarëvajtjen e punës se misioneve diplomatike, mbrojtjen dhe sigurinë e tyre, por, edhe ne zbatimin dhe respektimin e konventave ndërkombëtare, marrëveshjeve si dhe te drejtës ndërkombëtare dhe asaj tradicionale ndërkombëtare.
E drejta diplomatike është pjesë apo disiplinë e se drejtës ndërkombëtare publike. Ka lidhje të ngushte me të drejtën ndërkombëtare zakonore (tradicionale). Me protokollin, ceremonialin diplomatik dhe me historinë e diplomacisë.
Burimet e se drejtës diplomatike A). Burimet primare B). Burime ndihmese
Burimet primare te së drejtës diplomatike: Konventa e Vjenës mbi diplomatet, imunitetin dhe privilegjet e tyre, e vitit 1962/1963. Konventa mbi misionet diplomatike speciale. Konventa mbi përfaqësimin e shteteve në organizata ndërkombëtare publike.
Burimet ndihmëse të së drejtës diplomatike: Regelmenti i Vjenës, 1815 Dispozita e traktatit te paqes ne Achen, 1818 Konventa panamerikane e Havanës, 1928 Karta e OKB-se dhe dokumente e dispozita te tjera nga traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare Praktika nga e drejta ndërkombëtare tradicionale (“Testamenti politik i Kardinalit” , diplomati francez, Richelieu) Traktatet e Vestfalise, 1648
Marrëveshjet protokollare te arritura ne OKB Marrëveshjet e BE Karta e OKB-se E drejta ndërkombëtare E drejta ndërshtetërore Etj...
Rangjet diplomatike Sipas enciklopedisë britanike, djepi i diplomacisë moderne konsiderohen: - Kongresi i Vjenës i vitit 1815 (Regelmenti) -Kongresi i Ahenit (Achen) i vitit 1818
Regelmenti i Vjenës - 1. Përfaqësuesit diplomatik radhiten ne tri rangje: - 2. Ambasadoret, legatët dhe nunci apostolikë. - 3. Përfaqësues, (ministra dhe te dërguar te shefave te shteteve qe akreditohen te shefat e shteteve). - 4. Te ngarkuar me pune, ( te akredituar nga ministrat e jashtëm dhe dërgohen nga ministrat e jashtëm te vendeve dërguese). - 5. Ne çdo shtet do te përcaktohet një mënyre e njëjësuar për pranimin e te punësuarve ( zyrtareve) diplomatike nga secila klase (secili nivel, grup).
- 6. Lidhjet farefisnore apo te besëlidhjes (aleancës) ndërmjet familjeve oborrtare nuk ju ofrojnë asnjë range zyrtarëve te tyre diplomatikë. - 7. Ne aktet dhe traktatet ndërmjet disa forcave (pushteteve) qe lejojnë ndërrimin e pozitave , fati (shorti) do te vendose, ndërmjet ministrave, për rendin qe duhet respektuar gjate nënshkrimeve. Kjo rregullore do ti bashkëngjitet protokollit te fuqiplotëve te tete fuqive nënshkruese te traktatit te Parisit, ne seancën e tyre te mbajtur me 19 mars 1815. /Prezantimi i shteteve sipas radhës se alfabetit: Austri, Spanja, Franca, Britania e Madhe, Portugalia, Prusia, Rusia dhe Suedia/.
Kongresi i Ahenit (Achenit 1818) dhe “Ministri Rezident” - Pas Kongresit te Vjenës te vitit 1815, ku u caktuan rangjet diplomatike, edhe ne Kongresin e Ahenit, mbajtur me 21 nëntor 1818, lidhur me diplomacinë kemi edhe një hap me tej. - Ne protokollin e Ahenit tri rangjeve diplomatike ju shtua edhe një rang, ai i diplomatit: - “Ministri rezident” , qe rangohet si klasë e tretë, pas ministrave, por para te ngarkuarve me pune.
Konventa Panamerikane e Havanës e vitit 1928 Edhe kjo Konventë është burim i se drejtës diplomatike. Është mbajtur ne Havane me 20 shkurt 1928 KONVENTA E Havanës, diplomatet i klasifikon ne dy grupe: a). a). Zyrtar diplomatike te rregullt Zyrtar diplomatik jo te rregullt
Konventa e Havanës e vitit 1928, gjithashtu përcakton se shtetet sovrane si subjekte te se drejtës ndërkombëtare nuk mund te instalojnë misione diplomatike dhe as diplomatet e tyre ne shtetet pritëse, pa pëlqimin dhe dakordimin e tyre reciprok. Secili shtet sovran mund te lidhe marrëdhënie diplomatike me shtete te tjera, si dhe me organizata ndërkombëtare , nëse këto marrëdhënie lindin si rezultat i i interesave dhe marrëdhënieve reciproke ne mes tyre. Shtete te ndryshme edhe mund ta refuzojnë lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes shteteve te caktuara për interesa te ndryshme.
Lidhja e marrëdhënieve diplomatike e konsullore nuk është e sanksionuar si detyrim ne te drejtën ndërkombëtare, por si e drejte, si vullnet dhe si marrëveshje reciproke ne mes te shteteve sovrane. Shtetet mund te rakordohen te lidhin marrëdhënie diplomatike ne nivel ambasadoresh por shtetet pranuese mund edhe te refuzojnë diplomatet e caktuar te shtetit dërgues për shkaqe dhe te tyre. Shtetet mund te shpallin persona NON GRATA apo GRATA, mund te refuzojnë ne heshtje dhe nuk janë te obliguar ti japin arsyetimet për refuzim te agrementit përballe shteteve dërguese.
Rangu diplomatik sipas konventes se Vjenes mbi diplomatet, privilegjet dhe imunitetin e vitit 1961/1962 Konventa e Vjenës mbi diplomatet, privilegjet dhe imunitetin është aprovuar ne vitin 1961, ndërsa ne fuqi ka hyrë një vit me vonë, me 1962. Për te hyre ne fuqi, ka mjaftuar ratifikimi i 22 shteteve anëtare te OKB-së. Ne konferencën e aprovimit të Konventës së Vjenës te vitit 1961/1962, morën pjese 81 shtete, nga te cilat 63 shtete e pranuan dhe e nënshkruan këtë konventë.
Ne dispozitat e Konventës se Vjenës përfshihen privilegje te diplomateve, me përjashtim te shërbimeve personale te tyre, shërbimeve publike dhe te shërbimeve ushtarake (neni 35), pastaj edhe përdorimin e flamurit te shtetit dërgues etj (neni 20) Etj.