1 / 22

ATI YNË

ATI YNË. Është Jezusi që shqipton për herë të parë fjalën “Abbà”, Atë i dashur, për të thirrur Hyjin. Është Ai Biri i Hyjit që mund ta quajë Atë.  Kur ne i drejtohemi Hyjit duke e quajtur Atë, duhet të bëhemi të vegjël si fëmijë, sepse Ati u shfaqet të “vegjëlve” e të përvuajturve.

afia
Download Presentation

ATI YNË

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. ATI YNË

  2. Është Jezusi që shqipton për herë të parë fjalën “Abbà”, Atë i dashur, për të thirrur Hyjin. Është Ai Biri i Hyjit që mund ta quajë Atë.  Kur ne i drejtohemi Hyjit duke e quajtur Atë, duhet të bëhemi të vegjël si fëmijë, sepse Ati u shfaqet të “vegjëlve” e të përvuajturve.

  3. SHTATË KËRKESAT E “ATI YNË” Në kërkesën e parë ne kërkojmë që të shpërndahen mbi të gjitha krijesat - shenjtëria e Hyjit - Mbretëria e tij e dashurisë - vullneti i tij hyjnor. Në kërkesat e tjera i kërkojmë Atit tu japë të gjithë njerëzve: - bukën, jo vetëm atë materiale - faljen e mëkateve - mbrojtjen në tundim - çlirimin nga e keqja.

  4. Thotë Jezusi : “Kur luteni thoni: Ati ynë…” Ati ynë është lutja e Jezusit, Birit, që na bën të jemi të njëjtë me të, bij në Birin, që i drejtohen Atit në vetë Shpirtin e tij. Mt. 6,7-15

  5. Mësuesi na mëson se duhet të lutemi jo përpara njerëzve, por në dhomën më të fshehtë, përballë Atit, pa fjalë të shumta që të dëgjohemi nga Hyji, por duke dëgjuar Atin dhe vullnetin e tij. Lutja të jetë pa ndërprerje, sepse lutja është si jeta që, nëse ndalet, vdes.

  6. Atiynë qëje në qiell… Atë, abbà, është thirrja e Shpirtit në zemrat tona, prova që jo vetëm jemi thirrur, por jemi me të vërtetë bij të Hyjit. Gal 4,6

  7. Ne themi “Ati ynë” e Hyji na thotë “bijtë e mi”. Jemi, pra, të rëndësishëm për Hyjin Atë. Ati i Jezusit nuk është vetëm i tij, as i imi, por i yni. Atësia e Hyjit është themeli i vëllazërisë sonë. Ai është Ati qiellor, atësia e tij është universale, në të është gjithpushtetshmëria, amshimi dhe plotësia e lumturisë. Hyji është Baba, por është edhe Tjetri krejtësisht i ndryshëm prej nesh, është afërsi por edhe transhendencë, largësi e pafundme prej nesh.

  8. U shenjtëroftë emri yt… “Shenjtëria” domethënë që Hyji është Tjetri pafundësisht më i madh se unë. “Emri” është personi që më qëndron përballë e që unë e thërras. Hyji, krejtësisht i ndryshëm nga unë, u pranoftë prej meje e prej të gjithëve në Dashurinë e tij.

  9. Shenjtëria e emrit të Hyjit është njohur kur bëhemi të mëshirshëm ashtu si Ati, kur në çdo tjetër njohim Tjetrin. Në dy mënyra mund të kuptojmë këtë kërkesë:t’i kërkojmë Hyjit të na shfaqë shenjtërinë e tij, madhështinë e tij para syve të të gjithë njerëzve; t’i themi Hyjit se duam ta lëvdojmë me veprimet tona: njerëzit duke parë veprat tona të mira lëvdojnë Atin që është në qiell.

  10. Mbretëria e Atit është vëllazërimi mes bijve. Shenjat e kësaj Mbretërie janë: dashuria, gëzimi, paqja, mirësia, durimi, besnikëria, butësia, liria. Mbretëria e Atit është fundi i çdo egoizmi, trishtimi, lufte, ligësie, pabesnikërie, hakmarrjeje dhe skllavërie. ArdhtëMbretëria jote…

  11. Mbretëria ndërtohet brenda nesh, kur Hyji me të vërtetë është Zoti i çdo qosheje të jetës dhe është ai që na mjafton për të jetuar. Mbretëria e Hyjit ndërtohet në botë, kur rebelohemi përballë padrejtësive dhe dhunave të botës; kur e ndërtojmë ashtu si e do ai, kur i kërkojmë Hyjit të realizojë dëshirat e thella të njeriut: drejtësi, paqe, liri…

  12. Nuk ndërtohet mbretëria e Hyjit pa pranuar vullnesën e tij. Duhet t’i dorëzohemi Atit si një fëmijë i vogël në krahët e nënës: fëmija nuk e di se ku po e çon e ëma, por, në krahët e saj, nuk ka frikë, sepse nuk dyshon në dashurinë e saj. U bëftëvullnesajote…

  13. Vullneti i Hyjit, që është Atë, është vëllazërimi mes njerëzve. Në këtë mënyrë vjen Mbretëria e Hyjit, shenjtërohet emri i Hyjit, e të gjithë mund të themi: Abbà. Jezusi kryen me të vërtetë vullnetin e Atit kur vendos tu dhurojë jetën vëllezërve. Lutja e krishterë është ajo e bërë sipas vullnetit të Hyjit si në qiell, ashtu në tokë: dashuria që është në qiell mes Atit e Birit, qoftë në tokë mes njerëzve, që të bëhën vëllezër mes tyre.

  14. Bukën tonëtë përditshmenajepsot… Buka paraqet gjithçka që na shërben për jetën: është edhe guximi për të jetuar, është gjithashtu edhe forca që Ati na jep për të kaluar ditën. Nesër do ta kërkojmë përsëri dhe Ati do të na e japë.

  15. Kërkoj bukën jo vetëm për vete, por për të gjithë ne, sepse është buka e Atit që më bën bir. Buka është jeta, por jo vetëm me bukë jeton njeriu; buka e parë është Fjala, e fjala e parë është “Abbà”. Buka e jetës, fjala e Atit bërë njeri është dhurata më e madhe. Në dhuratën e bukës Hyji dhuron vetveten në Birin. Është një bukë e përditshme, e konsiderueshme, e nevojshme për këtë ditë: i referohet manës, e dhënë ditë për ditë, për të na mësuar të mos grumbullojmë, por të jetojmë me besim në Atin. Buka është vetëm për sot, por është e gatshme çdo ditë.

  16. Na i falfajet tona si i falim ne fajtorët tanë… Jemi të dobët, shpesh gabojmë e Ati na njeh, na do, na pranon, pa na kërkuar asgjë tjetër vetëm të njëjtën sjellje dashurie ndaj vëllezërve tanë.

  17. Kërkojmë që të na shlyhen borxhet tona që na shtypin. Ati është i tillë sepse dhuron e fal jo vetëm mua, por edhe vëllezërit: dashuria e tij është burimi i faljes. Mëkati është të humbasim dashurinë e të biem në borxhe ndaj Hyjit. Shpëtim domethënë të kalosh nga logjika e borxhit në logjikën e faljes. Kur i lutemi Atit duhet të pajtohemi me vëllezërit: nuk merret falja prej Atit nëse nuk ia kemi dhuruar vëllait. Falja është buka e përditshme dhuruar nga Shpirti që na bën të aftë të dhurojmë faljen.

  18. E mosna lërë tëbiem nëtundim… Ndonjëherë jemi tunduar të largohemi nga Ati. T’i kërkojmë të na mbështesë në momentet e provës.

  19. Hyji është ai që dhuron forcën për të mos rënë në tundim. Edhe Jezusi është tunduar nga djalli në shkretëtirë që të mos jetë Mesia i kryqit, nga Pjetri që donte ta largonte nga kryqi, e mbi kryq nga kalimtarët që i thoshin: “Nëse je Mesia, zbrit nga kryqi”. Tundimet bëjnë pjesë në ecjen tonë të jetës, Hyji nuk i fshin, por në tundime na ndihmon që të bëhen vend i fitores dhe i faljes nëse biem. Të kërkojmë që Hyji të mos na lërë vetëm në momentin e tundimit, të mos lejojë që të largohemi nga Ai, por të mbështesë vullnetin tonë të dobët.

  20. Ati nuk heq të keqen nga bota, por na çliron, pra nuk lejon që ne të mbytemi nga e keqja. Por naliro nga e keqja.

  21. Djalli është ai që do të na mbizotërojë nëpërmjet prirjejeve tona të liga. E keqja më e thellë e shkatërruese është e keqja morale, rrënja e të gjitha të këqijave. Vepra e Hyjit është të na largojë nga i keqi, për këtë na dhuron bukën dhe faljen. Të kërkojmë: na çliro, o Atë, nga ligësitë që janë në secilin prej nesh, nga veset e vlerësuara si virtyte të shoqërisë, nga ankthi dhe hakmarrja, egoizmi dhe urrejtja, nga dëshpërimi… Na lejo të kalojmë në mes të ligësive të kësaj bote dhe ruaje besimin dhe shpresën e atij që është i sigurtë në fitore.

  22. A M E N !

More Related