html5-img
1 / 22

UNIVERSITETI I PRI ZRENIT

UNIVERSITETI I PRI ZRENIT. L ËNDA : New Media and Multimedia Ligjërata e kat ë rt. Mësimdhënësi Astrit Hulaj. Përmbajtja. Animacioni Llojet e animacionit

tavita
Download Presentation

UNIVERSITETI I PRI ZRENIT

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. UNIVERSITETI I PRIZRENIT LËNDA: New Media and Multimedia Ligjërata e katërt Mësimdhënësi Astrit Hulaj

  2. Përmbajtja • Animacioni • Llojet e animacionit • Nënvizimi dhe shkëlqimet • Teksti lëvizës • Video • Audio • Bashkëveprimi • Llojet e aplikacioneve Multimediale interaktive (bashkëvepruese)

  3. Përmbajtja • Dizajni teknik • Memoria dhe kërkesa për hapësirë të diskut • Shpërndarja • Dizajni vizual • Temat dhe stilet • Skemat e ngjyrave dhe stilet artistike • Hapat dhe gjatësia e rrotullimit

  4. Animacioni • Përdorimi i animacionit në prezantimet multimediale dhe interaktive i japin shikuesit kënaqësi më të madhe estetike • Me animacion mund të krijoni lëvizje të fotografive dhe vizatimeve, animacion 3D dhe të shfrytzoni video • Përdorimi i animacionit në prezantime mund të ketë përfitime në disa mënyra: • Shtimi i animacionit, zërit dhe videos mund të gjeneroj ngazëllim te çdo prezantimi dhe mund të përdoret për krijimin e prezantimeve interaktive shumë të suksesshme

  5. Llojet e animacionit • Animacioni i karaktereve-automobil, shishe, brusha • Animacioni i fotografive-mund të veni në levizje dhe ambiente të dëshiruara, karakter nga fotografia, etj. • Faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e animacionit: • Emocioni-i gëzuar, i qeshur, i pikëlluar • Lëvizja-e shpejtë, e ngadalshme, etj. • Stili vizual-me ngjyra, i qëndrueshëm me pjesën tjetër, etj. • Kopjimi-duhet të keni kujdes në të drejtat e autorit dhe marrjen e lejes për kopjim • Përshtatshmëria-p.sh a mund të gjendët ai objekt në pozita të ndryshme

  6. Nënvizimet dhe shkëlqimet • Për theksimin e pjesës së tekstit ose edhe një fjale të vetme brenda tekstit, mund të shfrytëzoni shkëlqimet, nënvizimet dhe animacionet • Kjo përdoret posaçërisht te projektimi i ueb faqeve multimediale

  7. Teksti lëvizës • Shpesh si animacion për tërheqjen e vëmendjes së audiencës në prezantime multimediale, posaçërisht ato të paraqitura në PowerPoint, përdoeret teksti lëvizës, p.sh.: • Vihen në lëvizje shkronjat si tek makinat e shkrimit • Ose pulsimi-fjala rritet/zvogëlohet disa herë • Vërejtje-mos e lëvizni tërë rreshtin e tekstit ngadalë, sepse nuk është i lexueshëm

  8. Video... • Shumë shpesh në prezantime multimediale përdoret edhe video, si formë e animacionit • Kjo është mundësuar me rritjen e kapacitetit të memories së kompjuterëve dhe avancimin e softuerëve për procesim të lehtë të videos • Si video e integruar në prezantimin multimedial mund të përdoret video e gjallë ose video e digjitalizuar • Video e gjallë ka këto veti: • Më e fuqishme se një imazh i vetëm • Shpesh është më lehtë të bëhet sesa animacioni i vizatuar

  9. Video • Zë shumë hapësirë të diskut • Ndonjëherë ka nevojë për harduerë special • Video e digjitalizua ka këtë veti: • Nuk duket natyrshëm • Bënë përpunim digjital të imazheve ose vizatimeve ekzistuese • Animacioni është më i ngadalshëm • Zë më pak hapësirë të diskut • Nuk ka nevojë për harduer special

  10. Kur të bëhen animacionet • Animacioni shfrytëzohet vetëm kur ai ka një qëllim të caktuar, si: • Për theksimin e gjendjes emocionale-p.sh pëllumbi duka i rrah krahët ngadalë-paqe • Për përmirësimin e shpërndarjes së informacionit • Për indikacionin e kalueshmërisë së kohës-p.sh. Teksti i animuar-për qasje të menjëhershme që kërkon përgjigje • Sigurimin e kalimit në seksionin e ardhshëm: • Shpërbërja-imazhi aktual shtrembërohet një formë të panjohur para se të paraqitet imazhi i ardhshëm i qartë • Zbehja-një metaforë për ndryshimin e tërësishëm të skenës, etj.

  11. Audio • Te audienca juaj efekt të veçantë do të zgjojë pasurimi i prezantimit multimedial me audio. • Në këto aplikacione mund të përdoren këto lloje të audios: • Muzika-shton disponimin, etj • Efektet e zërit-për të bërë theksime të veçanta me tinguj që paraqesin situata me domethënëse të njohur për audiencën, etj.

  12. Bashkëveprimi(interaktiviteti) • Sistemet multimediale duhet të bashkëveprojnë dhe karakteristikë dalluese është mundësia e jashtëzakonshme e bashkëveprimit në prezantim • Nga studimet e metodave të të mësuarit dhe të mbajturit në mend është konstatuar se njerëzit mbajnë në mend 70% të asaj me çka bashkëveprojnë

  13. Llojet e aplikacioneve multimediale bashkëvepruese • Ekzistojnë disa lloje të programeve kompjuterike që mundësojnë bashkëveprimin • Disa nga këto lloje janë dhënë në vazhdim: • Programet/prezantimet e drejtuara me meny-zakonisht me strukturë hirarkike(meny kryesore, sub-meny, etj.) • Hipermedia-më pak e strukturuar, lidhjet e kryqëzuara në mesë të seksioneve të subjektit të njëjtë, jo-lineare, qasje e shpejtë në informacione etj. • Simulimet-simulimet që varën nga përformancat, p.sh. Lojrat etj.

  14. Dizajni teknik • Gjatë dizajnit teknik gjithmonë duhet pasur kujdes në parametrat teknik të harduerit në të cilin punoni dhe përformansat e harduerit ku do të shfaqet prezantimi juaj • Duhet të keni parasysh që audienca mund të mos e ketë harduerin me përformansa më të larta teknike • Parametrat teknik më të rëndësishëm që ndikojnë në dizajnin dhe shpërndarjen e aplikacioneve multimediale janë rezolucioni dhe modeli i ngjyrave të përdorura në ekranin e monitorit të kompjuterit • Memoria dhe kërkesa për hapësirë të diskut

  15. Shpërndarja... • Një prezantim multimedial mund të shpërndahet në mënyrë të ndryshme dhe me mediume të ndryshme, të cilat janë përshkruar në vijim: • Prezantimi i gjallë (i drejtpërdrejt) për të cilin duhet të sigurohet një listë e shkurtër e kërkesave harduerike/softuerike • Tipi i kartelës • Video memoria (8 MB, 16 MB, 32 MB etj.) • Koha e qasjes së hard diskut (e rëndësishme për video në kohë reale) • Tipi i karteles audio (mbeshtetje për MIDI-Musical Instrument Digital Interface) • Audio dhe video softueri

  16. Shpërndarja • Shpërndarja me disketa • Me madhësi të vogël, të ngadalshme për instalim • Shpërndarja me CD-ROM • Kapacitet të madh • Koha e qasjes së drajverit të CD-ROM-it është më e gjatë se koha për qasje e drajverit të hard diskut • Shpërndarja elektronike (www, etj.) • Varet nga shpejtësia, lidhja e rrjetit dhe pagesa mujore

  17. Dizajni vizual • Në fund të përpilimit të një prezantimi multimedial, pasi ti keni kaluar hapat e paraparë dhe në prezantim keni integruar të gjitha mediumet që keni menduar se do të rrisin efikasitetit, atraktivitetin dhe estetikën e punimit tuaj, është koha që të bëni hapat e fundit në rrumbullakimin e idesë që do ta përcjell prezantimi te audienca juaj • Pra në këtë fazë të projektimit multimedial ju duhet ta vlerësoni temën e zgjedhur dhe stilin që e keni aplikuar

  18. Temat dhe stilet... • Një prezantim multimedial duhet të ketë temë dhe stil konsistent, ai nuk duhet të jetë i palidhur dhe i shkapërderdhur me shumë tema. • Zgjedhja e temës dhe e stilit varet nga stili dhe emocionet e audiencës suaj • Disa tema të mundshme: • Interesante, zbavitëse • Duhet të jetë konsitente me personalitetin e karakterit • Tema tradicionale-e drejtpërdrejt • E thjeshtë, shpesh informative • Jo aq interesante

  19. Temat dhe stilet • Tema high tech • Punim artistik bashkëkohor në kompjuter • Atraktive, lehtë për tu animuar • Tema teknike • Përfshinë 3D modelet e produktit, p.sh., fillon me vizatim, pastaj transformohet në imazhin e vërtetë • Paraqet informatat adekuate teknike dhe te audienca krijon bindjen e njohjes së temës dhe besimin në kualitet • Jep përshtypjen e dizajnit dhe konstruksionit solid

  20. Skemat e ngjyrave dhe stilet artistike • Skemat e ngjyrave që mund të përdorni mund të jenë: • Të natyrshme dhe luksoze • pamje të jashtme, p.sh. Bjeshkët, liqenet etj • Ngjyrat e vajit, ngjyrat e ujit, lapsa me ngjyra, pastele • Këto stile mund të kombinohen p.sh., me vizatime ose tema high tech

  21. Hapat dhe gjatësia e rrotullimit

  22. Ju faleminderit!

More Related