1 / 8

Përdorimi i fjalorëve lëndorë

6. Përdorimi i fjalorëve lëndorë . Disa zgjedhje. Fjalorët e kontrolluar. Shumica e kërkuesve në internet përdorin fjalët kyçe për kërkim. Pse të përdoren fjalorët e kontrolluar?

rod
Download Presentation

Përdorimi i fjalorëve lëndorë

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. 6 Përdorimi i fjalorëve lëndorë Disa zgjedhje

  2. Fjalorët e kontrolluar • Shumica e kërkuesve në internet përdorin fjalët kyçe për kërkim. Pse të përdoren fjalorët e kontrolluar? • Për shkak se përdoruesit mund të mos jenë në dijeni për sinonimet, termat e ngjashëm, ose format e ndryshme të drejtshkrimit • Termat mund të ndryshojnë në fusha të ndryshme të studimit • Përdorimi akademik kundrejt përdorimit të zakonshëm (për shembull: emrat shkencor në latinisht për kafshë dhe bimë kundrejt emrave që përdoren në një gjuhë të caktuar)

  3. Përcaktueset lëndore të Bibliotekës së Kongresit • Përcaktueset lëndore të Bibliotekës së Kongresit janë një mjet i dobishëm, për shkak se përpiqen t’i mbulojnë të gjitha fushat e dijes, andaj është mjaft i plotë • Po ashtu është i dobishëm për shkak se botimet e qeverisë amerikane janë falas dhe të hapura për përdorim përndryshe prej fjalorëve që botohen nga botues privat • Por nuk është i përkryer…

  4. Krijimi i përckatueseve lëndore të Bibliotekës së Kongresit dhe përditësimi i tyre • Një përcaktuese lëndore në Bibliotekën e Kongresit krijohet kur kemi të bëjmë me një temë të re në një botim. Kjo shkakton disa probleme – • Biblioteka mund të mos e krijojë një term lëndor dhe kështu që deri në botimin e ndonjë libri për atë tematikë lëndore mund të kalojë kohë e gjatë • Krijon një njëanshmëri ndaj tematikës lëndore. Termi lëndor krijohet në kontekstin e kohës në të cilin është krijuar. Perceptimet historike dhe qëndrimet popullore mund të ndryshojnë me kalimin e kohës • Termat lëndorë përditësohen/freskohen por kjo mund të merr kohë deri sa të ndodh (një shembull tipik që kaloi një kohë e gjatë për Bibliotekën e Kongresit derisa i ndërroi format e transliteruara të emrave në kinezisht për pasqyrimin e formës së përdorimit të tyre të zakonshëm, si fjala vjen për Peking kundrejt Beijing)

  5. Përcaktueset lëndore të mjekësisë (MESH) • Këto përcaktuese mirëmbahen nga Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë e SHBA-ve • Këto përcaktuese mund të përdoren falas ashtu si ato të Bibliotekës së Kongresit • Në të gjinden termat më të përditësuar për mjekësinë dhe shëndetin • Nëse zgjidhni t’i përdorni këto përcaktuese lëndore të mjekësisë, atëherë mund ta përdorni fushën 650 në formatin MARC për të treguar përdorimin e tyre. http://www.nlm.nih.gov/mesh/

  6. Tezuauri i Getty për art dhe arkitekturë (AAT) • Shumë biblioteka e përdorin AAT krahas përcaktuesve lëndore të Bibliotekës së Kongresit pasi është më i plotë në lidhje me artin, arkitekturën, termave historik të artit • Mirëmbahet nga instituti Getty • Mund të kërkoni termat lëndor veç e veç në Getty pa pagesë (http://www.getty.edu/research/tools/vocabularies/aat/index.html) • Nëse dëshironi ta shkarkoni tërë fjalorin duhet të bëni aranzhime me redaktuesit e tyre në qendrën e shkarkimit http://www.getty.edu/research/tools/vocabularies/obtain/download.html • Përdorni fushën 650 _7 për termin lëndor $2 AAT për të treguar burimin e tij

  7. Krijimi i përcaktueseve tuaja lëndore • Krijimi i përcaktueseve tuaja lëndore mund të jetë mënyra më e mirë për t’i përmbushur nevojat tuaja • Çelësi është të jenë konsistente. Nëse i krijoni rregullat tuaja, dokumentoni ato • Gjithmonë krijoni vërejtje për ta cituar formën se ku e keni marrë termin lëndor. Kjo do t’i ndihmojë dikujt më vonë nëse duhet ta përditësojnë/freskojnë përcaktuesen, posaçërisht nëse është ndonjë burim jo standard. • Për shembull: • Mund të vendosni që të konsultoheni së pari me Bibliotekën e Kongresit, dhe pastaj ta përktheni përcaktuesen. Nëse Biblioteka e Kongresit nuk e ka një përcaktuese të tillë, dokumentoni se cilat burimet të tjera do t’i zgjidhni . Në këtë mënyrë të gjithë kataloguesit e përdorin procedurën e njëjtë.

  8. Pyetje?

More Related