1 / 35

Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme. Hyrje. Kalsifikimet ndërkombëtare të sëmundjeve si ICD-10 dhe DSM IV kanë të përfshirë konceptin e çrregullimit mendor të shkaktuar nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme. Kriteret diagnostike.

olina
Download Presentation

Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

  2. Hyrje • Kalsifikimet ndërkombëtare të sëmundjeve si ICD-10 dhe DSM IV kanë të përfshirë konceptin e çrregullimit mendor të shkaktuar nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

  3. Kriteret diagnostike • DSM IV i vendos këto çrregullime pranë secilës kategori diagnostike të çrregullimeve mendore për të ndihmuar klinicistin në analizën e tij dhe për të lehtësuar diagnozën difrenciale • ICD-10 i grupon ato në dy kategori të veçanta

  4. Delirium, demencë, amnezitë dhe çrregullimet e tjera kognitive Skizofrenia dhe çrregullimet e tjera psikotike Çrregullimet e humorit Çrregullimet e ankthit Çrregullimet seksuale Çrregullimet e gjumit Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundje mjekësore të përgjithshme të paklasifikuara gjetiu Deliriumi i shkaktuar nga sëmundja mjekësore e përgjithshme Deliriumi i shkaktuar nga sëmundje tjetër mjekësore e përgjithshme Çrregullimi amnezik i shkaktuar nga sëmundja mjekësore e përgjithshme Çrregullimet psikotike të shkaktuara nga sëmundja mjekësore e përgjithshme Çrregullimet e humorit të shkaktuara nga sëmundja mjekësore e përgjithshme Çrregullimet e ankthit të shkaktuara nga sëmundja mjekësore e përgjithshme Çrregullimet seksuale të shkaktuara nga sëmundja mjekësore e përgjithshme Çrregullimet e ankthit të shkaktuara nga sëmundja mjekësore e përgjithshme Çrregullim katatonik i shkaktuar nga sëmundja mjekësore e përgjithshme Çrregullim i personalitetit i shkaktuar nga sëmundja mjekësore e përgjithshme Çrregullim mendor i paspecifikuar i shkaktuar nga sëmundja mjekësore e përgjithshme Kategoritë e DSM IV

  5. Kategoritë e ICD-10 Çrregullimi i personalitetit dhe i sjelljes i shkaktuar nga sëmundja, dëmtimi apo disfunksioni cerebral: • Çrregullimi i personalitetit organik • Sindroma post-encefalitike • Sindroma post-komocionale • Çrregullime të tjera të personalitetit dhe sjelljes të shkaktuar nga sëmundja, dëmtimi apo disfunksioni cerebral • Çrregullime të paspecifikuara të personalitetit dhe sjelljes të shkaktuar nga sëmundja, dëmtimi apo disfunksioni cerebral Çrregullime të tjera mendore të shkaktuara nga disfunksioni ose dëmtimi cerebral dhe sëmundjet e përgjithshme: • Halucinoza organike • Çrregullimi katatonik organik • Çrregullimi deluzional organik • Çrregullimi i humorit (afektiv) organik • Çrregullimi i ankthit organik • Çrregullimi disociativ organik • Çrregullimi i paqëndrueshmërisë emocionale organike • Çrregullimi kognitiv minor • Çrregullime të tjera mendore specifike të shkaktuara nga disfunksioni ose dëmtimi cerebral dhe sëmundjet e përgjithshme • Çrregullime mendore jospecifike të shkaktuara nga disfunksioni ose dëmtimi cerebral dhe sëmundjet e përgjithshme

  6. Epilepsia • Rreth 1% e popullatës preken prej saj • 30-50% e pacientëve vuajnë prej saj kanë probleme psikiatrike gjatë evolucionit të sëmundjes • Kryesisht shkakton modifikim të personalitetit, kurse më rrallë vihen re psikoza dhe depresioni

  7. Epilepsia • Kriza epileptike është turbullim fiziopatologjik tranzitor paroksistik i funksionit të trurit që shkaktohet nga eksitimi hipersinkron dhe i skajshëm i neuroneve • Peridhat jashtë krizës quhen si prekritike, postkritike dhe interkritike • Krizat klasifikohen në disa grupe: 1. krizat parciale (aktiviteti epileptik shtrihet vetëm në disa zona të trurit) a) me simptoma elementare pa alterim të vetëdijes b) me simptoma komplekse, përgjithsisht me alterim të vetëdijes, (krizat psikomotore ose të lobit temporal) c) me gjeneralizim sekondar 2. krizat e gjeneralizuara (aktiviteti epileptik shtrihet në të gjithë trurin, bilaterale dhe simetrike) 3. krizat unilaterale 4. krizat e paklasifikuara

  8. Çrregullimet e personalitetittë shkaktuar nga epilepsia • Ndodh më shpesh te pacientët që kanë epilepsi me origjinë në lobin temporal • Manifestimet nuk janë shumë karakteristike dhe ndryshojnë nga një pacient te tjetri • Manifestimet më të zakonshme janë: -hipereligjoziteti -përjetimi më i theksuar emocional -viskoziteti i personalitetit -modifikimi i sjelljeve seksuale

  9. Çrregullimet psikotike të shkaktuar nga epilepsia • Ndodh kryesisht te ata që vuajnë nga epilepsia e lobit temporal. Zakonisht shfaqet pas një kohë të gjatë pas shfaqjes së epilepsisë. • 10-30% e tyre që vuajnë nga epilepsia parciale komplekse manifestojnë simptoma psikotike • Faktorët e rrezikut për këtë çrregullim janë: -gjinia femërore -lateralizimi i majtë -fillimi i krizave gjatë pubertetit -lezion i ndodhur në hemisferën e majtë • Simptomat më karakteristike janë halucinacionet dhe deluzionet. • Emocionalisht janë të ngrohtë dhe të përshtatur. Nuk vihen re fenomene të tilla në të menduar si blloku në të menduar apo shthurja e asociacioneve, por kryesisht kanë probleme me konceptualizimin e të menduarit. Këto elemente e dallojnë nga skizofrenia

  10. Çrregullimet e humorit të shkaktuar nga epilepsia • Shfaqen kryesisht te epilepsia e lobit temporal që e ka vatrën në hemisferën cerebrale jodominante • Mania apo depresioni mund të shfaqen • Kanë rrezik të madh suicidal subjektet e rinj me epilepsi, çka e dëshmon edhe numri i madh i tentimeve suicidale.

  11. Epilepsia - diagnoza • Diagnoza është e vështirë në mungesë të simtomave të alterimit të vetëdijes apo të atyre kognitive dhe kur manifestimet kritike dhe interkritike janë kryesisht simptoma psikiatrike • Te pacientët e diagnostikuar me epilepsi shfaqjet e reja psikiatrike mund të kenë të bëjnë me evolucionin e sëmundjes, me efektet toksike të barërave antiepileptike, ose me ndonjë çrregullim mendor të pavarur. • Te pacientët që nuk kanë pasur epilepsi disa karakteristika duhet të na shtyjnë që të mendojmë se mund të kemi të bëjmë me epilepsi: • Fillimi i menjëhershëm i simptomave psikotike në një person i cili nuk ka pasur në të kaluarën probleme të shëndetit mendor • Fillimi i menjëhershëm i një deliriumi pa ndonjë shkak të njohur • Historia e episodeve të ngjashme me fillim të menjëhershëm dhe shërim spontan • Historia e sinkopave apo e rrëzimeve të pashpjegueshme

  12. Epilepsia – diagnoza diferenciale Diagnoza diferenciale bëhet kryesisht me pseudokrizat:

  13. Epilepsia - trajtimi • Carbamazepina dhe Ac. Valproic mund të përdoren për të kontrolluar simptomat e irritabilitetit dhe të agresivitetit • Psikoterapia, këshillimi familjar, terapia e grupit mund të jenë të dobishme për të adresuar problemet psikosociale • Kujdes se barërat antiepileptike alterojnë funksionet kognitive

  14. Traumatizmat kranial • Mund të shkaktojnë demencën apo çrregullim mendor jospecifik të shkaktuar nga gjendjet mjekësore të përgjithshme (sindromi post-komocional) • Ndodhin më shpesh te moshat e reja dhe ka një raport M/F që është 3 me 1 • Çrregullime shaktojnë të gjitha traumat e rënda, ½ e traumave të mesme dhe 10% e traumave të lehta • Kryesisht janë aksidente komunikacioni, rënie nga lartësitë, dhunë, aksidente sportive dhe raste të tjera. • Ndahen në traumatizma kranial penetrues dhe të mbyllur. Në rastet e para dëmtimet janë të lokalizuara varësisht prej vendit të penetrimit kurse te ato të mbyllura shkaktohen kontuzione fokale, ku më pas ndodhin dëmtime sekondare nga edema dhe gjakderdhja.

  15. Traumatizmat kranial • Dy grupet kryesore të simptomave kanë të bëjnë me dëmtimet kognitive dhe të sjelljes. • Dëmtimet kognitive më shpeshta janë: -pakësimi i shpejtësisë së trajtimit të informacionit -pakësimi i vëmendjes -shtimi i distraktibilitetit -deficiti në aftësinë e zgjidhjes së problemeve -vështirësitë për të mësuar informacionet e reja -çrregullimet e kujtesës • Simptomat e sjelljes më të shpeshta janë: -modifikimi i personalitetit -depresioni -shtimi i impulsivitetit dhe agresivitetit

  16. Traumatizmat kranial • Kjo kategori e pacientëve është më e ndjeshme në efektet anësore të psikotropëve • Për depresionin japim antidepresivë • Për trajtimin e agresivitetit dhe impulsivitetit mund të japim stabilizues të humorit ose antipsikotikë • Disa simptoma mund ti përgjigjen litiumit, inhibitorëve të kalciumit ose betabllokatorëve • Psikoterapi individuale dhe në grup, si dhe ajo familjare apo e çiftit mund të jenë me interes.

  17. Tumorët cerebralë • Mund të provokojnë çfarëdo lloj simptomi apo sindromi psikiatrik. • Tumoret cerebralë ndërlidhen me shumë pak patologji psikiatrike sesa aksidentet cerebrovaskulare për dëmtime që prekin të njëtin volum indor në tru. • Diagnoza mbeshtet në historinë e sëmundjes, ekzaminimin neurologjik dhe në atë imazherik. • Imazheria duhet përdorur për të konfirmuar një diagnozë dhe jo për të zbuluar një shkaktar për të cilin nuk është dyshuar • 50% e pacientëve me tumor cerebral shfaqin çrregullim mendor gjatë evolucionit të tyre, ku 80% e çrregullimeve mendore të shkaktuar nga tumori cerebral janë kryesisht prej tumoreve që ndodhen në regjionin frontal dhe limibik • Meningeomat shkaktojnë simptoma fokale sepse komprimojnë një zonë të kufizuar të korteksit, kurse gliomat shkaktojnë simptoma difuze

  18. Tumorët cerebralë • Nëse kemi inkontinencë alvi dhe urinare atëhere duhet të dyshojmë për një tumor frontal, nëse kemi anomali të kujtesës dhe të të folurit duhet dyshuar për një tumor temporal • Deterirorimi i funksionit kognitiv mund të shoqërojë çdo lloj tumori • Çrregullimet e të folurit mund të jenë shumë të shprehura nëse tumori rritet shpejt • Humbja e kujtesës është simptom i shpeshtë i tumoreve cerebrale, kryesisht i memories recente për të cilën pacientët shpesh herë nuk janë kritik • Anomalitë e perceptimit ndërlidhen shpesh me turbullime të sjelljeve, sidomos kur pacientët kanë nevojë që të integrojnë percepsionet taktile, auditive dhe vizive • Dëmtimi i vetëdijes është një shenjë e vonshme e tumoreve të trurit dhe vjen për shkak të hipetensionit intrakranial. Te tumoret e sipërme të trungut trunor mund të shfaqet tabloja e mutizmit akinetik.

  19. Sëmundjet degjenrative • Sëmundjet degjenrative të ganglioneve bazale nuk shoqërohen vetëm me simptoma lëvizore, por edhe me depresion, demencë apo psikozë • Këtu futen M.Parkinson, M.Wilson, M.Huntington, M.Fahr

  20. Sëmundjet demielinizuese • Në këtë grup bëjnë pjesë: • Skleroza multiple • Skleroza laterale amiotrofike • Leukodistrofia metakromatike • Adrenoleukodistrofia • Gangliozidozat • Panencefaliti sklerotizues subakut • Sindroma Kufs

  21. Sëmundjet demielinizuese - Skleroza multiple • SM karakterizohet nga episode të shumta simptomatike që fiziopatologjikisht përbëhet nga lezione multifokale të substancës së bardhë të SNQ. Prevalenca në vendet perëndimore është 50/100000, është më e shpeshtë në klimat e ftohta, prek më shumë femrat dhe adultët e rinj (midis 20-40 vjeç) • Simptomat psikiatrike në SM mund të ndahen në simptoma kognitive dhe të sjelljes • 30-50% të pacientëve me SM kanë dëmtim kognitiv të moderuar dhe 20-30% kanë dëmtim kognitiv të rëndë. Ky dëmtim nuk korrelon me rëndesën e simptomave neurologjike ose zgjatjen e sëmundjes. • Simptomat e sjelljes që ndërlidhen me SM janë euforia (25%), depresioni (25-50%) dhe modifikimi i personalitetit (20-40%), kurse psikoza është një komplikim i rrallë. • Faktorët e rrezikut suicidal te një pacient me SM të komplikuar me depresion janë: - seksi mashkull - fillimi i sëmundjes para moshës 30 vjeçare - diagnostikimi recent i sëmundjes • Çrregullimi i personaliteti karakterizohet nga apatia dhe irritabiliteti

  22. Sëmundjet demielinizuese – Skleroza laterale amiotrofike • SLA është sëmundje evolutive johereditare me atrofi muskulare asimetrike, me fillim në moshën adulte, shoqërohet edhe me prekje të fashikujve piramidalë, është e rrallë me incidencë 1,6/100000 • Mund të kenë një demencë bashkëshoqëruese • Evolucioni i sëmundjes është i shpejtë dhe jetëgjatësia është mesatarisht 4 vite pas fillimit të sëmundjes

  23. Sëmundjet infeksioze • Encefaliti herpetik Prek më shpesh lobin frontal dhe temporal. Shenjat janë anosmia, halucinacionet gustative dhe olfaktive, modifikimet e personalitetit, sjelljet bizarre ose psikotike. Mund të shfaqet edhe epilepsia parciale komplekse Morbiditeti mbetet i rëndësishëm dhe ndërlidhet me modifikimet e personalitetit, dëmtimet e kujtesës dhe simptomat psikotike • Encefaliti rabik Simptomat që e shoqërojnë janë nervozizmi, hiperaktiviteti dhe agjitimi. Shenjë karakteristike është hidrofobia që gjendet te gjysma e pacientëve

  24. Sëmundjet infeksioze • Neurosifilizi Prek kryesisht lobet frontale dhe shoqërohet me modifikime të personalitetit, gjykim të afektuar, irritabilitet dhe moskujdes për veten. Idetë deluzive të madhështisë ndodhin 20% të pacientëve Me zhvillimin e sëmundjes shfaqen demenca dhe tremori Diagnoza bëhet me ekzaminimin e LTSH ku evidentohet limfocitozë, hiperproteinorahia, rezultati pozitiv në VDRL • Meningiti kronik Vihet re kryesisht te pacientët me SIDA Simptomat më të zakonshme janë cefalea, çrregullimet menstike, konfuzioni dhe ethet.

  25. Sëmundjet infeksioze • Panencefaliti sklerotizant subakut Fillon në fëmijëri, kryesisht prek meshkujt, vjen pas një rubeole ose vaksinimit për të. Shenjat kryesore janë: mdofikimi i sjelljeve, shpërthimet e inatit, somnolenca, halucinacionet, kurse më pas shfaqen mioklonia, ataksia, krizat epileptike dhe deteriorimi intelektual. • Sëmundja Kreutzfeldt-Jakob

  26. Sëmundjet imunitare • AIDS Disa prej sindromave psikiatrike që mund të shkaktohen gjatë AIDS janë: - Demenca, shkaktohet nga infeksionet dhe neoplazmat e SNQ, sëmundjet sistemike dhe endokrinopatitë, si dhe efektet sekondare të barnave. 50-70% e atyre që shfaqin demencë kanë prognozë të keqe pasi vdesin brenda 6 muajve • Delirium, shkaktarët janë të njëtë si demenca. Te pacientët me një gjendje konfuze duhet kërkuar për një infeksion të SNQ • Çrregullimet e ankthit, më të shpeshta që mund të shfaqen janë ankthi i gjeneralizuar, gjendja e stresit post-traumatik, çrregullimi obsesivo-kompulsiv • Çrregullimet e përshtatjes, shfaqet te 5-20% e pacientëve me një tablo anksiozo-depresive • Çrregullimet depresive, gjenden te 4-40% të pacientëve • Abuzimi i substancave, i shpeshtë për shkak se kanë qenë abuzues përpara infektimit, ndërkohë që vetë infektimi e shton nevojën e përdorimit të substancave në përpjekie për tu ballafaquar me ankthin dhe depresionin • Suicidi, disa prej faktorëve të rrezikut për suicid te një pacient të infektuar me HIV janë: vdekja e disa miqve nga AIDS; lajmërimi recent i infektimit me HIV; përkeqësimet e gjendjes; problemet sociale të ndërlidhura me homoseksualitetin; vështirësitë sociale dhe financiare; prania e një deliriumi dhe një demence

  27. Sëmundjet imunitare • Lupusi eritematoz akut i diseminuar 5-50% e pacientëve kanë simptoma mendore kur vizitohen për herë të parë, rreth 50% e tyre kanë manifestime neuropsikiatrike më pas Simptomat kryesore janë: depresioni, insomnia, labiliteti emocional, nervozizmi dhe konfuzioni. Trajtimi me kortikosteroide më pas shton rrezikun për komplikime psikiatrike komplementare si mania dhe psikoza

  28. Sëmundje endokrine • Sëmundjet e tiroides Hipertireoidizmi karakterizohet nga: konfuzioni, ankthi, sindromi depresiv i agjituar, mund të ankohen për dobësi të përgjithshme dhe të lodhen me lehtësi, pagjumësia, humbja në peshë megjithë oreksin e shtuar, tremori, palpitacionet dhe djerësitja. Simptomat psikiatrike që shfaqen janë: alterimi i kujtesës, i orientimit dhe gjykimit, agjitimi manik, idetë deluzive dhe halucinacionet Hipotireoidizmi, në format më të rënda karakterizohet nga paranoja, depresioni, hipomania dhe halucinacionet. Gjithashtu mund të shfaqen ngadalësimi i të menduarit dhe deliriumi. 10% e pacientëve kanë simptoma neuropsikiatrike reziduale pas marrjes së trajtimit zëvendësues hormonal

  29. Sëmundje endokrine • Sëmundjet e mbiveshkoreve Gjatë M.Addison mund të shfaqen apatia, lodhja, irritabiliteti dhe depresioni. Mund të shfaqet ndonjëherë reaksione psikotike dhe konfuzioni. Trajtohet mirë me kortizon apo derivate sintetike të tij. Gjatë M.Cushing apo ndonjë tumori të mbiveshkores mund të shfaqen çrregullime të humorit, depresion i agjituar, shpesh herë suicid. Mund të shfaqen vështirësi në përqëndrim, deficite në kujtesë, dhe më rrallë reaksione psikotike. Gjatë administrimit të dozave të larta të kortikosteroideve mund të shfaqet një gjendje manike, kurse një depresion i rëndë mund të shfaqet kur e ndërprejmë këtë terapi.

  30. Sëmundje endokrine • Sëmundjet e paratiroideve Hiperparatireoidizmi çon në hiperkalcemi që shfaqet me: delirium, modifikime të personalitetit, apati (50-60%), dëmtim të aftësive kognitive (25%). Hipoparatiroidizmi mund të shkaktojë delirium dhe modifikim të personalitetit. Të tjera simptoma shoqëruese mund të jenë katarakti, krizat konvulsive, simptomat ekstrapiramidale dhe hipertensioni intrakranial. • Sëmundjet e hipofizës Mund të ndodhë te nekroza postpartale e hipofizës (Sind. Sheehan). Manifestohet me ndërthurje të simptomave të prekjes së tiroides dhe të mbiveshkoreve.

  31. Çrregullimet metabolike • Encefalopatia hepatike Insuficienca hepatike mund të manifestohet me encefalopati shenjat e së cilës mund të jenë: asteriksi, hiperventilimi, anomalitë në EKG dhe modifikimet e vetëdijes (këto mund të shkojnë nga apatia, somnolenca deri në koma). Simptomat psikiatrike mund të jenë: modifikimet e kujtesës, të kompetencave intelektuale dhe të personalitetit. • Encefalopatia azotemike (uremike) Insuficienca renale shoqërohet nga modifikimet e kujtesës, të orientimit dhe të vetëdijes. Te të moshuarit episodet e zgjatura të uremisë mund të çojnë në simptoma neuropsikiatrike të parikthyeshme

  32. Çrregullimet metabolike • Encefalopatia hipoglicemike Shfaqet gjatë administrimit të shtuar të insulinës ose si pasojë e prodhimit të tepruar endogjen të saj. Simptomat mund të jenë nauzea, djerësitja, takikardia, ndjenja e urisë, shqetësimi dhe agjitimi. Më pas mund të shfaqen dezorientimi, konfuzioni dhe halucinacionet, stupori dhe koma. Sekuelë neuropsikiatrike në disa raste është demenca reziduale.

  33. Çrregullimet metabolike • Porfiria intermitente akute Karakteristikë është triada simptomatike: dhimbje abdominale akute, polineuropatia dhe psikoza. Fillon në moshat 20-50 vjeç, kryesisht te femrat, sëmundje autozomale dominante. Simptomat psikiatrike mund të jenë: ankthi, pagjumësia, labiliteti emocional, depresioni dhe psikoza. Barbiturikët përbëjnë kundërindikacion absolut. • Ketoacidoza metabolike Shfaqet me plogështi, lodhje, apragmatizëm, poliuri dhe polidipsi, cefale dhe nauze. Ka një rrezik të shtuar për demencë atëhere kur shoqërohet me aterosklerozë.

  34. Çrregullimet nutricionale • Karenca e ac. nikotinik (vitaminës PP) Pelagra mund të shfaqet në alkoolizëm, te vegjetarianët ose në varfërinë ekstreme. Simptomat neuropsikiatrike janë: apatia, irritabiliteti, pagjumësia, depresioni, deliriumi dhe demenca. Përgjigja ndaj trajtimit me ac. nikotinik është e shpejtë. • Karenca e tiaminës (vitaminës B1) Beri-beri karakterizohet kryesisht nga simptoma kardiovaskulare dhe neurologjike. Simptomat psikiatrike përfshijnë: apatinë, depresionin, irritabilitetin, nervozizmin dhe vështirësitë në përqendrim, kurse deficitet mnestike shfaqen pas një mungese të gjatë. • Mungesa e kobalaminës (vitaminës B12) Mungesa shfaqet kryesisht me anemi pernicioze dhe manifestime neurologjike (80%). Simptomat psikiatrike më të zakonshme janë: apatia, depresioni, irritabiliteti dhe dëshpërimi. Në disa raste kemi një encefalopati (folia megaloblastike) që mund të manifestohet me delirium, ide deluzive, halucinacione, demencë dhe ndonjëherë elemente paranoide. Administrimi parenteral i vitaminës i shmang simptomat neurologjike të karencës, nëse kjo gjë bëhet me kohë

  35. Toksinat • Intoksikimi me merkur Intoksikimi me merkur inorganik shfaqet me depresion, irritabilitet dhe simptoma psikotike. Simptomat neurologjike që e shoqërojnë janë cefalea, tremori dhe plogështia. Intoksikimi me merkur organik (përmes grurit të kontaminuar) mund të shfaqet me depresion, irritabilitet dhe dëmtim kognitiv. Simptomat që ndërlidhen janë neuropatia sensitive, ataksia cerebelare, dizartria, parestezia dhe deficitet e fushës vizive.

More Related