1 / 14

Masat disiplinore Pezullimi

Masat disiplinore Pezullimi. Çfarë është masa disiplinore?. Një mjet në duart e punëdhënësit për të administruar në mënyrë më të mirë të mundshme burimet e institucionit .

mirari
Download Presentation

Masat disiplinore Pezullimi

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Masat disiplinore Pezullimi

  2. Çfarë është masa disiplinore? • Një mjet në duart e punëdhënësit për të administruar në mënyrë më të mirë të mundshme burimet e institucionit. • Ky mjet shërben për ta bërë institucionin sa më të orientuar në realizimin e objektivave të caktuar dhe si një kundërpeshë e të drejtave të fituara nga nëpunësi civil, si një rojë e standardeve që punëdhënësi pret të zbatohen nga këta nëpunës.

  3. Llojet e masave disiplinore: • Vërejtje me shkrim (shlyhet pas një viti). • Vërejtje me paralajmërim (nuk shënohet në dosjen e personelit) . Kjo masë ka për qëllim: - Këshillimin dhe paralajmërimin e nëpunësit për masa të tjera disiplinore, më të rënda. - Kjo masë disiplinore nuk shënohet në dosjen vetjake të nëpunësit. - Në rast përsëritjeje të shkeljes disiplinore, masat e tjera shënohen në dosjen vetjake të nëpunësit, së bashku me një kopje të vendimit përkatës. • Pezullimi nga e drejta e ngritjes në detyrë, për një periudhë deri në dy vjet (vetëm një herë) (shlyhet pas 3 vjetësh). • Kalimi në një detyrë të një niveli apo klase më të ulët për një periudhe nga 30 ditë deri në 1 vit (vetëm një herë) (shlyhet pas 3 vjetësh). • Largimi nga shërbimi civil.

  4. Cilat konsiderohen shkelje disiplinore? (VKM Nr. 306, 13.6.2000, “Për disiplinën në Shërbimin Civil”) a) Mosrespektimi i përsëritur i kohës dhe i orarit të punës. b) Moskryerja e detyrave, apo mosrespektimi i përsëritur, i afateve të caktuara për kryerjen e detyrave. c) Sjellja e parregullt, gjatë kohës së punës, me eprorët, koleget,me vartësit dhe me publikun. ç) Dëmtimi i pronës shtetërore, përdorimi i saj jashtë përcaktimit zyrtar, krijimi pa shkaqe të pranueshme i mundësisë për dëmtim apo keqpërdorim të pronës shtetërore. d) Kryerja, brenda apo jashtë kohës së punës, të veprimeve, që cenojnë figurën e nëpunësit civil, institucionin apo shërbimin civil në tërësi. dh) Kryerja e punëve apo veprimtarive, të cilat cenojnë interesat e detyrës zyrtare ose që pengojnë përmbushjen e saj. e) Shkelja e rregullave të etikës në shërbimin civil; ë) Moszbatimi i dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale; f) Shkelja e rregullave të përcaktuara për ruajtjen e sekretit shtetëror apo të mirëbesimit për të dhënat,e renditura si të tilla; g) Shprehja e mendimeve apo kryerja e veprimtarive publike me karakter partiak në rolin e nëpunësit civil gjatë orarit të punës; gj) Mosrespektimi, i detyrave të tjera, të parashikuara në nenin 19, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Për statusin e nëpunësit civil”.

  5. Procedura gjatë një ecurie disiplinore është … • Përcaktimi i kufijve procedural dhe garantues, me qëllim shmangien e tendencës së punëdhënësit për të shpërdoruar të drejtën që ka për të marrë një masë disiplinore. • Pjesa më e prekshme dhe më e ndjeshme e marrëdhënieve të punës. • Garantimi i të drejtës për t’u informuar, për t’u dëgjuar nga eprori direkt(i drejtpërdrejtë), për t’u mbrojtur dhe për t’u ankuar.

  6. Ecuria disiplinore fillohet nga eprori i drejtpërdrejtë me vetëveprim të tij apo me kërkesë drejtuar atij nga çdo organ apo person i interesuar. Nëe rastin e administratës vendore, është specifike se në çdo rast, eprori i drejtpërdrejtë është titullari i institucionit,pra, Kryetari i Qarkut apo i Bashkisë. Kërkesa për ecurinë disiplinore duhet të plotësohet në këtë mënyrë: Të jetë me shkrim, Të identifikojë nëpunësin civil që pretendohet të ketë kryer shkeljen disiplinore, Të përcaktojë veprimin konkret që pretendohet se përbën shkelje disiplinore dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore. Më tej, ecuria zhvillohet në këtë mënyrë: Eprori direkt njofton me shkrim nëpunësin civil: Për të drejtën që ai ka të dëgjohet, vetë apo me përfaqësues ligjor, dhe për të paraqitur dëshmitarë; Për datën kur do të shqyrtohet shkelja e pretenduar.Kjo datë nuk mund të caktohet, më vonë se 8 ditë, nga marrja e njoftimit. Nëse çmohet e arsyeshme eprori mund të ftojë dëshmitarë për të sjellë fakte rreth çështjes së caktuar. Nëpunësi dhe përfaqësuesi i tij kanë të drejtë të jenë të pranishëm, në momentin kur dëshmitarët sjellin fakte dhe t'i pyesin ata, për faktet e sjella prej tyre. Fillimi i ecurisë disiplinore

  7. Çfarë vlerësohet për masën disiplinore … • Shkaqet dhe rëndësia e shkeljes disiplinore, • Shkalla e fajësisë, • Rrethanat në të cilat është kryer shkelja, • Pasojat e shkeljes, • Rezultatet e vlerësimit individual, • Sjellja e përgjithshme në kryerjen e detyrave, • Nëse ka marrë masa disiplinore të mëparshme, të cilat nuk janë shlyer në kushtet e nenit 25, të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Për statusin e nëpunësit civil”.

  8. Në përfundim të një ecurie disiplinore eprori i drejtpërdrejtë vlerëson ... • Bindjen e brendshme, nëse masa disiplinore është e nevojshme dhe nëse po, a është në përputhje me shkeljen disiplinore, pra, a ka bërë zgjedhjen e duhur. Pas kësaj, eprori i drejtpërdrejtë vendos: • marrjen e një mase disiplinore, kur vëren se ka patur shkelje disiplinore. • ndërprerjen e ecurisë disiplinore, në rastet kur vëren se nuk ka shkelje disiplinore, siç ishte menduar ose sugjeruar me shkrim; • Vendos nëse veprimi i shqyrtuar nuk përbën shkelje; • Vendos nëse veprimi nuk ka qenë ose nuk është kryer nga nëpunësi përkatës.

  9. Procedura e marrjes së masës disiplinore përfundon me një vendim të arsyetuar të Kryetarit të Bashkisë/Qarkut. Vendimi duhet të përmbajë… • Organin që e ka marrë vendimin, • Identifikimin e nëpunësit ndaj të cilit është marrë masa, • Masën e marrë, • Shkeljen faktike, • Bazën ligjore, • Arsyetimin e vendimit dhe shpjegimin e fakteve që janë bërë shkas për marrjen e masës, • Datën e hyrjes në fuqi të vendimit, • Te drejtën për t’u ankuar, afatin dhe organin që duhet t’i drejtohet për zgjidhjen e ankesës, nëpunësi ndaj të cilit është marrë masa. • Një kopje e këtij vendimi i dorëzohet nëpunësit dhe një kopje Departamentit / Drejtorisë/Sektorit/Zyrës së personelit brenda 4 ditëve.

  10. Ankimi në KSHC Ankimi në KSHC paraqitet në formë shkresore dhe duhet të përmbajë këto të dhëna: • emrin dhe adresën e ankuesit; • vendimin që kundërshtohet (dy kopje të tij); • bazën ligjore të ankimit; • provat shkresore dhe çdo dokument tjetër që vlerësohet i rëndësishëm nga ankuesi për argumentimin e ankesës. Afati i paraqitjes së ankesave në KSHC • Ankesat kundër vendimeve të marra nga organet kompetente, duhet t’i drejtohen KSHC-së, brenda 30 ditëve pune nga komunikimi i vendimit.

  11. Vendimi i KSHC-së Pas shqyrtimit të ankesës, KSHC vendos: • Pranimin e ankesës, shfuqizimin e vendimit të eprorit të drejtpërdrejtë; • Rrëzimin e ankesës; • Ndryshimin e masës disiplinore në një masë më të lehtë apo më të rëndë; • Pushimin e shqyrtimit.

  12. Pezullimi • Instituti i pezullimit është ndërprerja e përkohshme e marrëdhënieve ligjore për periudhën sa zgjat arsyeja e ndërprerjes. • Në mbarim të kësaj periudhe, nëpunësi civil rimerr vendin e tij të punës në shërbimin civil, me përjashtim të rastit kur dënohet me heqje lirie.

  13. Kur aplikohet pezullimi… • Kur ndaj nëpunësit civil fillon ndjekja penale për shkak të detyrës. • Kur ndaj tij merren masa provizore për krime të rënda, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. • Gjatë periudhës së thirrjes nën armë. • Gjatë periudhës në të cilën ushtron një funksion politik sipas dispozitave në fuqi. • Për periudha studimi më shumë se 6 muaj, të ndërmarra me nismën e vetë nëpunësit, por në lidhje me profesionin që ai ushtron. Si rregullohet marrëdhënia financiare gjatë dhe pas rënies së shkakut të pezullimit. • Gjatë periudhës së pezullimit nëpunësi nuk paguhet. • Kur pushohet çështja penale ose kur deklarohet i pafajshëm me vendim gjyqësor të formës së prerë, nëpunësit i jepet paga bazë që nga momenti i pezullimit. • Periudha e kohës së pezullimit llogaritet si vjetërsi në shërbimin civil.

  14. Kuadri ligjor • Ligji nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” • VKM nr. 306, datë 13.06.2000, “Për disiplinën në Shërbimin Civil”

More Related