1 / 35

ELASTICITETI I KËRKESËS DHE OFERTËS

ELASTICITETI I KËRKESËS DHE OFERTËS. Elasticiteti shpreh shkallen e reagimit të subjekteve ekonomike ndaj ndryshimit të kushteve ekonomike të tregut ndryshimit të çmimit të së mirës, të ardhurave të konsumatorit, çmimit të të mirave plotësuese apo zëvendësuese, kostos së prodhimit etj.

lexiss
Download Presentation

ELASTICITETI I KËRKESËS DHE OFERTËS

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. ELASTICITETI I KËRKESËS DHE OFERTËS • Elasticiteti shpreh shkallen e reagimit të subjekteve ekonomike ndaj ndryshimit të kushteve ekonomike të tregut • ndryshimit të çmimit të së mirës, • të ardhurave të konsumatorit, • çmimit të të mirave plotësuese apo zëvendësuese, • kostos së prodhimit etj.

  2. I. Elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin • Elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin paraqet reagimin (ndjeshmërinë) e konsumatorëve ndaj ndryshimit të çmimit. • Në qoftë se konsumatorët janë shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimit të çmimit të produktit, themi se kërkesa është elastike dhe e kundërta.

  3. Figura 3.1: kurba e kërkesës relativisht joelastike (a) dhe (relativisht) elastike (b) P P 1.25 1 1.25 1 D D Q 95 100 a) b) 70 100 Q

  4. Por që të konkludojmë nëse kërkesa është elastike apo jo, është e nevojshme të njohim masën relative të ndryshimit të sasisë së kërkuar. • Për këtë arsye ekonomistët matin elasticitetin si një ndryshim në përqindje. • Për të llogaritur përqindjen e ndryshimit të sasisë së kërkuar, pjesëtojmë diferencën e sasive të kërkuar me mesataren e dy sasive: • Përqindja e ndryshimit të sasisë

  5. Përqindja e ndryshimit të sasisë

  6. Përqindja e ndryshimit në çmim =

  7. Përqindja e ndryshimit në çmim

  8. Elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin është një koncept relativ. • Për të ditur se a është kërkesa elastike apo jo duhet të dimë jo vetëm ndryshimin e sasisë së kërkua por edhe ndryshimin e çmimit.

  9. Për ta matur elasticitetin e kërkesës lidhur me çmimin përdorim këtë formulë:

  10. Duke llogaritur elasticitetin për kurbën e kërkesës të paraqitur në figurën 3.1b do të kemi

  11. Ndërsa për kurbën e paraqitur në figurën 3.1a do të kemi:

  12. Elasticiteti i llogaritur sipas formulës (1), njihet si elasticitetit zonal i kërkesës lidhur me çmimin. • Kur ndryshimi i çmimit dhe sasisë është shumë i vogël, në vend të elasticitetit zonal, përdorët elasticiteti pikësor i kërkesës, i cili llogaritet përmes kësaj formule:

  13. Elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin ka shenjë negative, pasi që lidhja çmim-sasi e kërkuar është një lidhje e zhdrejtë. • Vlera që merret nga zbatimi i formulës së llogaritjes së elasticitetit quhet koeficient i elasticitetit.

  14. Në qoftë se ky koeficient është më i madh se 1 (në vlerë absolute), atëherë kërkesa është elastike dhe e kundërta, në qoftë se është më i vogël se 1 kërkesa është joelastike • Mirëpo kemi edhe raste kur përqindja e ndryshimit në sasi është e njëjtë me përqindjen e ndryshimit në çmim, dhe në këtë rast koeficienti i elasticitetit është i barabartë me 1.

  15. Elasticiteti është i ndryshëm edhe përgjatë të njëjtës kurbë (lineare), në pika të ndryshme të saj p 100 90 80 70 60 50 40 30 20 10 0 elastike a b Unitare c joelastike d e 100 200 500 800 900 1000 q

  16. Në pjesën e sipërme të kurbës, krahasuar me pjesën e poshtme të saj, për të njëjtin ndryshim absolut të sasisë së kërkuar, ndryshimi në përqindje i saj është më i madh.

  17. E njëjta dukuri ndodh edhe përsa i përket përqindjes së ndryshimit të çmimit

  18. Duke llogaritur koeficientin e elasticitetit për të dy rastet, do të kemi: • për lëvizjen nga a në b, • kurse për lëvizjen nga d në e, .

  19. Këtu duhet të bëjmë dallimin në mes elasticitetit dhe pjerrësisë së kurbës. • Ndërsa pjerrësia e kurbës përfaqëson koeficientin e ndryshimit absolut në sasi dhe në çmim midis dy pikave të kurbës lineare dhe është konstante përgjatë gjithë kurbës, • elasticiteti përfaqëson koeficientin e ndryshimit në përqindje të sasisë në lidhje me ndryshimin në përqindje të çmimit, dhe është i ndryshëm në pika të ndryshme të kurbës.

  20. P 15 D ed = ∞ 10 5 20 40 60 Q Kërkesa plotësisht joelastike

  21. Kërkesa plotësisht joelastike P D ed = 0 10 30 50 Q

  22. Elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin i`u tregon prodhuesve se çfarë do të ndodhë me të ardhurat e tyre total në qoftë se ndryshojnë çmimet e shitjes së produkteve. • Ekziston një lidhje e përgjithshme në mes elasticitetit të kërkesës lidhur me çmimin dhe të ardhurave totale. Këtë lidhje mund ta shohim përmes tabelës në vijim.

  23. Elasticiteti dhe të ardhurat totale

  24. Nga kjo mund të konkludojmë se kur kërkesa është elastike, një ulje e çmimit do të rrisë të ardhurat totale të prodhuesit dhe anasjelltas, • kur kërkesa është joelastike një ulje e çmimit do të zvogëlojë të ardhurat totale të prodhuesit, siç ndodhë me uljen e çmimit nga 10 në 9 €.

  25. Lidhja midis elasticitetit të kërkesës lidhur me çmimin dhe të ardhurave totale

  26. II. Faktorët që përcaktojnë elasticitetin e kërkesës lidhur me çmimin • Ekzistenca e të mirave zëvendësuese • Përcaktimi i të mirës • Efekti i të ardhurave • Faktori kohë • Të mirat e domosdoshme dhe të mirat e luksit

  27. III. LLOJE TË TJERA ELASTICITETI • Elasticiteti i kërkesës lidhur me të ardhurat mat reagimin e kërkesës ndaj ndryshimit të të ardhurave dhe shprehet:

  28. Elasticiteti i kërkesës lidhur me te ardhurat shpreh masën relative te zhvendosjes se kurbes se kërkesës. • Te elasticiteti i kërkesës lidhur me te ardhurat shenja ka një kuptim te veçante. • Shenja pozitive tregon se te ardhurat dhe kërkesa janë te lidhura ne mënyre te drejtpërdrejtë, pra produkti është një e mire normale. • Shenja negative tregon se te ardhurat dhe kërkesa janë te lidhura ne mënyre te zhdrejte, pra produkti është një e mire inferiore.

  29. Figura 3.5: kurbat te ardhura-konsum për te mira te ndryshme QD QD QD Të ardhurat y1 Të ardhurat y2 Të ardhurat

  30. b) Elasticiteti i tërthortë i kërkesës • Elasticiteti i tërthortë, mat reagimin e kërkesës se konsumatorit për te mirën A kur kemi një ndryshim ne çmimin e te mirës B, qe është e lidhur me te. • Elasticiteti i tërthortë llogaritet përmes kësaj formule

  31. Kur koeficienti është pozitiv, tregon se blerësit do te blejnë me shume nga një e mire kur çmimi i te mirës se lidhur me te rritet. Kur shenja është negative, tregon se blerësit do te blejnë me shume nga një e mire kur çmimi i te mirës se lidhur me te zvogëlohet. Pra, një koeficient pozitiv tregon se te mirat janë zëvendësues te njëra tjetrës, kurse një koeficient negativ tregon se te mirat janë plotësuese. Edhe këtu shenja e koeficientit te elasticitetit është me rendësi.

  32. c) Elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin • Elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin tregon reagimin e shitësve ndaj një ndryshimi ne çmim. • Ne qofte se reagimi i shitësve është i madh, atëherë themi se oferta është elastike dhe e kundërta

  33. Për te matur elasticitet e ofertës lidhur me çmimin përdorim formulën e njëjte sikurse për kërkesën. • Kur koeficienti është me i madh se 1, oferta është elastike: kur është me i vogël se 1 oferta është joelastike dhe kur është i barabartë me 1, oferta është unitare.

  34. Faktorët qe ndikojnë ne elasticitetin e ofertës • 1 Kostoja dhe mundësia për t`u depozituar e produktit • 2. Fleksibiliteti i procesit te prodhimit. • 3. Kostoja e prodhimit te njësive shtese. • 4. Faktori kohë.

More Related