1 / 51

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

Download Presentation

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prof.As.Dr.AgimBINAJLenda:Konceptet e kontabilitetitTema VI-te: Provizionet, qeratefinanciaredhekontabilitetiityreLeksioni 10a- Roliiprovizioneve, njohja ne bilance, dhe ne pasqyren e teardhurave.b- Qerate, perkufizimidhekontabilitetiityre; qerajafinanciare (lizingu) dhekuptimiisaj, veprimetkontabileteqerasefinanciaretekqiradhenesidhetekqeramarresi; rregullatestandartevetekontabilitetitqeduhenmbajturparasysh; qerate e zakonshmedhekontabilitetiityreteqiradhenesidhetekqeramarresiLeksione 2 oreSeminare 2 oreLaborator 1 ore

  2. Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.

  3. Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.

  4. Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.

  5. Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.

  6. Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.

  7. NJOHURI PËR KONTABILITETIN SI TEORI DHE PRAKTIKË ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni Roli i provizioneve në bilanc dhe pasqyrat financiare Qiratë dhe përkufizimi i tyre • Roli i provizioneve • Provizioni për çështje gjyqësore • Provizione të mjedisit • Provizione për ristrukturim • Provizione për pension • Njohja në bilanc • Qiraja financiare • Kontabiliteti qirasë financiare tek qiradhënësi • Kontabiliteti qirasë financiare tek qiramarrësi • Veprimet e shitjes dhe marrja me qira • Qiraja operative dhe kontabiliteti i tyre tek qiradhënësit e qiramarrësit

  8. Çështja 4-të. Roli i provizioneve, njohja në bilanc dhe në pasqyrën e të ardhurave. 4.1 Roli i provizioneve. Sikurse amortizimet, provizionet rregullojnë bilancin duke mbajtur parasysh parimin e kujdesit kontabël. Ajo që është thënë për amortizimet, vlen natyrisht dhe për provizionet për zhvlerësimin, pozicioni i të cilave në bilanc është identik. Megjithatë, sikurse e tregon dhe skema e mëposhtme, provizionet për risqe e shpenzime shtojnë një element paraprirës në formimin e kapacitetit të autofinancimit. Zbatime Njohja e riskut = Krijimi i provizionit Llogaria e rezultatit Shpenzime Te ardhura Aktivi Bilanci Pasivi Ushtrimi x Elemente të reja = rregullimi eventual Ushtrimi x+1

  9. Llogaria e rezultatit Shpenzime Te ardhura Aktivi Bilanci Pasivi x+2 = shpenzimi efektiv, zgjidhja e veprimit Ndodhja e riskut Ushtrimi x+2 Meqenëse marrin pjesë direkt në kapacitetin e autofinancimit, është e qartë që vlerësimi dhe ndjekja e provizioneve të jenë shqetësimet kryesore kontabël. Konkluzion: Në rregullimin e bilancit në fund periudhës ushtrimore, kontabiliteti duhet të mbajë parasysh parimin ekujdesit,që konsiston në marrjen parasysh të të gjitha minusvlerave ose humbjeve të mundshme dhe në të kundërt, në shpërndarjen e plusvlerave të vogla.Kontabiliteti disponon një mjet për konstatimin e zhvlerësimeve përfundimtare dhe të pakthyeshme që u përkasin aktivit të bilancit, që janë amortizimet. Zhvlerësimet e gjykuara të kthyeshme kostatohen nga provizionet për zhvlerësimin.

  10. Sapo një zë në bilanc tregon një vlerë inventari më të vogël se vlera e saj e origjinës, duhet krijuar një provizion për zhvlerësimin që do të rregullohet eventualisht në fund të çdo ushtrimi në vazhdim, në funksion të evoluimit të vlerës së negocimit të postit përkatës të bilancit. Kontabiliteti disponon një tjetër mjet për të mbajtur parasysh risqet dhe shpenzimet e ardhshme, bëhet fjalë për provizionet për risqe e shpenzime, objekti i të cilave është të vlerësojnë dhe të shtrijnë efektin e një shpenzimi në kohë. Ashtu sikurse masin një zhvlerësim ose vlerësojnë një risk, provizionet e krijuara, rregullohen eventualisht në çdo mbyllje të ushtrimit në vazhdim, dhe në fund rimerren kur objekti i tyre përfundon. Ashtu si dhe amortizimet, roli i tyre është thelbësor në formimin e kapacitetit të autofinancimit. 4.2 Njohja e provizioneve në bilanc dhe pasqyrën e të ardhurave. Provizionet paraqiten në bilanc duke përdorur zërat përkatës në formatin e bilancit « Paraqitja e pasqyrave financiare ». Një zbërthim i mëtejshëm i zërave të bilancit (p.sh , « Detyrimet për pensionet », « Provizone të tjera », etj) lejohet gjithashtu. Provizionet që priten të realizohen brenda 12 mujave pas datës së mbylljes së bilancit (p.sh provizonet që lidhjen me proçeset gjyqësore) ose gjatë ciklit normal të njësisë (p.sh provizionet e garancive) do të regjistrohen në zërin « Provizione afatshkurtra » (ose nën zërat e tij). Ndërsa ato që priten të realizohen më vonë se 12 muaj pas datës së bilancit do të regjistrohen në zërin `` Provizione afat-gjata ``

  11. Shpenzimet që lidhen me krijimin e provizioneve do të regjistrohen në zërin e pasqyrës së të ardhurave me të cilin kanë më shumë lidhje. Rimarrjet e provizioneve do të regjistrohen tek i njëjti zë i pasqyrës së të ardhurave ku janë njohur më parë. Kur njësia ekonomike ka të drejtën të kërkojë rimbursimin e një provizioni të caktuar nga një palë e tretë, provizioni dhe e drejta për kërkesë që vjen nga rimbursimi do të njihen veçmas në bilanc duke mos kompensuar ato kundrejt njëri tjetrit. Rimbursimi do të trajtohet si një aktiv në bilanc nëse është pothuajse e sigurtë që ai do të merret. Është e pranueshme që shpenzimet që lidhen me provizionin dhe të ardhurat që lidhen me njohjen e një të drejte për kërkesë që vjen nga një përfitim, të paraqiten me shumën neto në pasqyrën e të ardhurave. Shembull 1 : Njësia ekonomike « X » është hedhur në gjyq për cilësinë e dobët të mallrave që ajo shet. Sipas vlersimit të avokatëve shpenzimet që lidhen me këtë gjyq shkojnë në 200.000 lekë. Në të njëjtën kohë, njësia ekonomike ka hapur gjyq ndaj nënkontraktorëve të saj për të kërkuar kompensim për dëmet që mund të vijnë. Avokatët çmojnë se ka shumë të ngjarë që nëse njësia e humbet çështjen e parë, ajo do të marrë të paktën 120.000 lekë nga nënkontraktorët e saj si kompensim. Njësia njeh një provizion në shumën 200.000 dhe një kërkesë për t`u arkëtuar nga nënkontraktori në shumën 120.000 lekë në bilanc. Në pasqyrën e të ardhurave, shpenzimet e lidhura me gjyqin do të regjistrohen në shumën neto 80.000 lekë(200.000-120.000).

  12. Veprimi kontabël: • Është e rëndësishme që në dhënien e llogarisë vjetore të jepen shpjegime për klasa të ndryshme të provizioneve të raportuara në bilanc,duke dhënë informacione si më poshtë : • Përshkrimi i tyre ; • Data e parashikuar e realizimit ; • Norma e përdorur për skontimin e provizioneve afat- gjata. • Për detyrimet dhe kërkesat materiale do të jepet informacion për : • Përshkrimin e tyre ; dhe • Parashikimin e shumës dhe kohën e realizimit. • Këto kanë rëndësi për argumentimin e provizioneve që krijohen.

  13. Çështja 5-të. Qiratë, përkufizimi dhe kontabiliteti i tyre. Qiraja është një marrëveshje ku qeradhënësi i kalon qeramarrësit të drejtën e përdorimit të një mjeti për një kohë të caktuar kundrejt një pagese ose disa pagesave. Qiratë ndahen në dy grupe : 1- Qiraja financiare, është qiraja nëpërmjet së cilës qiramarrësit i kalohen nga qiradhënsi të gjitha rreziqet dhe përfitimet që kanë të bëjnë më pronësinë e një mjeti. Titulli(Pronësia) mund t`i kalojë ose jo qiramarrësit. 2- Qiraja e zakonshme,është çdo lloj qiraje tjetër përveç asaj financiare. 5.1.Qiraja financiare (lizingu) dhe kuptimi i saj. Një qira klasifikohet si qira finanicare nëse ajo i kalon të gjitha rreziqet dhe përfitimet qiramarrësit; përndryshe marrëveshja e qirasë klasifikohet si qira operative. Të gjitha marrëveshjet e qirasë do të klasifikohen ose si qira financiare ose si qira të zakonshme. Faktori përcaktues për klasifikimin e qirave është niveli deri ku shkojnë rreziqet dhe përfitimet që lidhen me pronësinë e një mjeti të dhënë me qira tek qiramarrësi. Rreziqet e lidhura me mjetin e dhënë me qira përfshijnë, humbjet e mundshme nga kapaciteti i dobët ose vjetërimi, të shkaktuara nga ndikimi i mjedisit ekonomik mbi përdorimin e mjetit.Përfitimet që lidhen me mjetin e dhënë me qira përfshijnë të ardhurave gjatë jetës së dobishme të tij, rritjen e vlerës së mjetit ose përfitimin nga shitja e tij.

  14. Meqënese veprimi mes qiradhënësit dhe qiramarrësit bazohet në një marrëveshje qiraje të detyrueshme për të dyja palët, i klasifikojnë marrëveshjet e qirasë në mënyrë të ngjashme. Në të njëjtën kohë, meqënëse të dyja palët përdorin çmuarje të ndryshme për klasifikimin e marrëveshjes së qirasë, në rrethana të caktuara, qiradhënësi dhe qiramarrësi mund të klasifikojnë të njëjtën marrëveshje qiraje në mënyrë të ndryshme. Klasifikimi i marrëveshjes së qirasë si një qira financiare apo operative varet nga përmbajtja ekonomike e veprimit më shumë së sa nga forma ligjore e kontratës. Marrëveshjet e qirasë që sipas standardit përkatës plotësojnë kriteret për një qera finanicare, do të njihen në kontabilitet dhe në pasqyrat financiare si marrëveshje të qerasë financiare, pavarësisht nga fakti që nga ana ligjore ose formale ato mund të klasifikohen si marrëveshje të qirasë së zakonshme. Faza e krijimit të qirasë ndodh në datën më të hershme mes datës së marrëveshjes për qira dhe datës së angazhimit të palëve për elementet kryesorë të qirasë. Në këtë datë : • bëhet klasifikimi i qirasë si e zakonshme ose financiare, dhe • në rastin kur qiraja klasifikohet si financiare, përcaktohet shuma që do të njihet me fillimin e afatit të qirasë. Fillimi i afatit të qirasë është data kur qiramarrësi merr të drejtën për të përdorur aktivin e marrë me qira. Kjo është data e njohjes fillestare të qirasë në pasqyrat financiare të të dyja palëve.

  15. Afati i qirasë është periudha e pa anullueshme për të cilën, qiradhënësi ka lidhur kontratë për të marrë një aktiv me qera së bashku me afate të tjera, për të cilat qiramarrësi ka mundësi të vazhdojë të mbajë aktivin me qera, me ose pa pagesë tjetër, kur në fazën paraprake të qierasë është e sigurt që qeramarrësi do ta shfrytëzojë këtë mundësi. Pagesat minimale të qierasë janë pagesat që qiramarrësi duhet të paguaj ose paguan gjatë afatit të qirasë (përveç kostove e shërbimeve dhe tatimet, që paguhen dhe rimbursohen nga qiradhënësi) së bashku me: • shumat e garantuara nga qiramarrësi ose, • në rastin e një pale tjetër vlerat e mbetura të garantuara nga qiradhënësi nëpërmjet: • qiramarrësit • një pale të lidhur me qiradhënësin • një pale të tretë, që nuk ka lidhje me qiradhënësin, e cila është e aftë financiarisht të shlyejë detyrimet e garancisë. Kriteret e mëposhtme në përgjithësi i referohen situatave ku të gjitha rreziqet dhe përfitimet që lidhen me pronësinë i kalojnë qeramarrësit në një masë të konsiderushme,gjë që bënë që qiraja të klasifikohet si qira financiare : 1)Pronësia e mjetit të dhënë me qira i kalon qiramarrësit në fund të afatit të qirasë ; 2)Qiramarrësi ka mundësi të blejë mjetin me një çmim që pritet të jetë shumë më i ulët se vlera reale e tij, në datën kur blerja kryhet .

  16. 3)Afati i qirasë mbulon pjesën më të madhe (mbi 75%) të jetës ekonomike të mjetit të dhënë me qira, edhe nëse titulli i pronësisë nuk i kalon qiramarrësit ; 4)Në datën e krijimit të qirasë,vlera aktuale e pagesave minimale zë pjesën më të madhe (mbi 90%) të vlerës reale të mjetit të dhënë me qira ; 5)Mjeti i dhënë me qira është i një natyre specifike të tillë që vetëm qiramarrësi mund ta përdorë atë pa shumë modifikime,si rrjedhojë marrëveshja e qirasë mund të rinovohet me të njëtin qiramarrës për një periudhë që zë një pjesë të mirë të jetës së dobishme të mjetit. Ekzistojnë dhe disa raste të tjera që mund të çojnë në klasifikimin e një qiraje si financiare : 1)Nëse qiramarrësi ndërpret qiranë, humbjet e qiradhënësit që vijnë nga kjo ndërprerje mbulohen nga qiramarrësi ; 2)Fitimet ose humbjet nga luhatjet në vlerën reale të mjetit i takojnë qiramarrësit (p.sh pagesat e qirasë ulen nga të ardhurat nga shitja e një mjeti në fund të afatit të qirasë) ; dhe 3)Qiramarrësi ka mundësinë të vazhdojë marrëveshjen e qirasë për një periudhë të dytë me një pagesë qiraje që është shumë më e ulët se vlera e tregut. Në përgjithësi, prania e të paktën një situate të përshkruara më sipër ka të bëjë me faktin se të gjitha rreziqet dhe përfitimet që lidhen me pronësinë e mjetit i kalojnë qiramërrsit dhe për rrjedhojë kemi të bëjmë me qira financiare.

  17. Megjithatë,kur bëhet klasifikimi i qirave,duhet të merren në konsideratë të gjitha rreziqet dhe përfitimet që rrjedhin nga një marrëveshje qiraje. Në disa raste rreziqet dhe përfitimet që lidhen me pronësinë mund të mos i kalojnë qiramarrësit. Për shembull, në një situatë ku afati i qirasë zë pjesën më të madhe të jetës ekonomike të mjetit të dhënë me qira, por pjesa më e madhe e pagesave të qerasë janë të kushtëzuara (p.sh, në vartësi të xhiros së mjetit të dhënë me qira)qiradhënësi vazhdon të jetë mbartës i rreziqevet dhe përfitimeve që lidhen me pronësinë, dhe në këtë rast marrëveshja e qirasë klasifikohet si qira e zakonshme. Klasifikimi i qirasë bëhet në datën e krijimit të qirasë. Në se qiradhënësi dhe qiramarrësi bien dakort në një datë më vonë të ndryshojnë kushtet e qirasë (përveç rinovimit të qirasë), në një mënyrë që do të çonte në një klasifikim tjetër të qirasë, marrëveshja e ndryshuar konsiderohet si marrëveshje e re. Ndryshimet në përllogaritje (p.sh, ndryshimet në përllogaritjen e jetës ekonomike ose vlerës së mbetur të mjetit të dhënë me qira) dhe rrethanat (p.sh, mospagesa nga qiramarrësi) nuk i sjellin klasifikim të ri të një qiraje për qëllime të kontabilizimi. Ashtu si qiratë e mjeteve të tjera edhe qiratë e tokës dhe ndërtesa klasifikohen gjithashtu si qira financiare ose të zakonshme. Në rast së marrëveshja e qirasë është për tokë dhe ndërtesë, pagesat minimale të qirasë ndahen mes elementëve të tokës dhe të ndërtesës, në përpjestim me vlerat reale tëtyre. Në përgjithësi toka ka një jetë të dobishme pa afat si rezultat i së cilës pagesat e qirasë për tokën klasifikohen si qira të zakonshme, përveç rastit kur titulli i kalon qiramarrësit.Ndërsa për ndërtesat zbatohen kriteret e mësipërme si për gjithë mjetet e tjera.

  18. Pagesat e qirasë nuk ka nevojë të ndahen mes elementëve të tokës dhe ndërtesës,me përjashtim të rasteve të mëposhtëme: 1) ajo nuk mund të ndahet në mënyrë të besueshme mes tokë dhe ndërtesës(në një rast të tillë e gjithë qiraja do të klasifikohet si qera financiare, përveç rastit kur është e qartë që të dy elementët i plotësojnë kriteret për një qira të zakonshme) ; 2) toka është pjesë e vlerës së ndërtesës,në raste të tilla e gjithë qiraja klasifikohet si për gjithë ndërtesat e tjera. Pra siç shihet kontratat e qerasë financiare paraqesin një mënyrë tjetër alternative, në raport me mënyrën tradicionale të huave bankare të financimit të sigurimit të mjeteve për një njësi ekonomike. Në raport me kredinë bankare (apo huanë) kontrata e qirasë financiare në përgjithësi ka disa avantazhe : 1- Nuk kërkohen burime financimi të brendshme shtesë. Kështu në kushtet e blerjes së një makinerie prodhimi betoni një njësi ekonomike, nëqoftë se do të aplikohen për kredi bankare sipas rregullit që ekziston sot në Shqipëri një pjesë të vlerës së makinerisë do ta përballonte nga burimet e veta të financimit. Për shembull, vlera e makinerisë 5.000.000 lekë, duke aplikuar për kredi, banka do të kërkonte që 40% të vlerës ose 2.000.000 lekë, njësia ekonomike ta përballojë nga burimet e veta të financimit dhe 60% ose 3.000.000 lekë do të ketë të drejtë për t’i kërkuar kredi (apo hua) nga Banka X.Ndërsa në rastin e një kontrate të qirasë financiare, ajo do të paguajë qiranë p.sh 200.000 lekë në muaj dhe nuk do të angazhojë burime të tjera financimi.

  19. 2- Nuk i kërkohet të vendosë kolateral (garanci) për të siguruar kontratën e qirasë financiare. 3- Sipas legjislacionit fiskal mund që jo e gjithë shuma e interesit të paguar për hua bankare të njihet si shpenzim për qëllime tatimore. Në legjislacionin fiskal sot përcaktohet:.. « interesat e llogaritura ose të paguara për kreditë e marra, që tejkalojnë 4 herë shumën e kapitaleve të veta, nuk konsiderohen si shpenzim i zbritshëm. » 4- Nuk ka kufizime në njohjen e pjesës së këstit që përfaqëson shpenzimin financiar si shpenzim i njohur për efekte fiskale. Qiramarrësi i konsideron të gjitha pagesat që bën për këstet në kosto, duke zvogëluar ndjeshëm masën e tatimit mbi fitimin. 5- Zakonisht qiramarrësi ka opsionin që të blejë pajisjen pas përfundimit të afatit të qirasë, sipas vlerës së saj të mbetur. Në fund të afatit të kontratës, mund të llogaritet që pajisja të ketë një vlerë të mbetur të pagarantuar ose të garantuar.Kjo vlerë zakonisht zvogëlon pagesën për pajisjen, krahasuar me pagesën që do të bëhej në rastin e huasë (kredisë bankare). 6- Pagesat mujore (kësti i kredisë + interesi) që bëhet në rastin e një qiraje financiare, po të krahasohen me ato në rastin e një huaje bankare, avantazhi do t’i takonte qirasë fianciare si një mjet më efektiv financimi.

  20. KONKLUZION :Si përfundim, Qiraja Financiare (Lizingu) në koston e kapitalit të investuar, përfaqëson opsionin më të leverdisshëm. Qiraja financiare (Lizingu) është një marrëveshje (kontratë) sipas së cilës qiradhënësi, në këmbim të marrjes së një numri pagesash, i jep të drejtën qiramarrësit për të përdorur një aktiv për një kohë të caktuar. Në këto kontrata, përcaktohen dhe modelitete të tilla që qiramarrësit i jepet një mundësi që të blejë titullin e pronësisë së aktivit pas plotësimit të kushteve të rëna dakord. Këto kontrata shpesh emërtohen, ``Kontrata të blerjes me qira’’. Sipas këtyre kontratave, qiradhënësi i jep aktivin (ndërtesë, makineri, tokë, etj) me qira përdoruesit (qiramarrësit), për një periudhë të rënë dakord në kontratë, qiramarrësi e posedon fizikisht dhe e përdor aktivin, por titulli legal i pronësisë së aktivit i mbetet qiradhënësit. Pra, qiradhënësi vazhdon të jetë pronar legjitim i aktivit të dhënë me qira për gjithë afatin e caktuar në kontratë. 5.2 Kontabiliteti i qirave financiare në njësinë ekonomike qiradhënse. Para se të spjegojmë veprimet konkrete kontabile që lidhen me qiranë financiare do të vëmë theksin në disa rregulla që duhen mbajtur parasyshë. Si përfundim, Qiraja Financiare (Lizingu) në koston e kapitalit të investuar, përfaqëson opsionin më të leverdisshëm.

  21. 5.2.1 Disa rregulla që duhen mbajtur parasysh, të përcaktuara në Standartet e Kontabilitetit. Qiradhënësi do të njohë në bilancin e tij,mjetet e dhëna me qira financiare si një kërkesë për t`u arkëtuar në shumën e barabartë me investimin neto në qira. Në një qira financiare, qiradhënësi i kalon qiramarrësit të gjitha rreziqet dhe të përfitimet që lidhen me pronësinë e aktivit të marrë me qira, pra qiradhënësi e heq mjetin e dhënë me qira nga bilanci dhe e zëvëndëson atë me pagesa për t`u arkëtuar të qirasë (ose me «investimin neto në qiranë financiare »).Pagesa për t’u arkëtuar të qirasë financiare (« investimi neto i bërë në qiranë financiare ») është e barabartë me vlerën aktuale të skontuar të pagesave të qirasë dhe vlerën e mbetur të mundshme (ose « vlerën e mbetur të pagarantuar ») në fund të afatit të qirasë. Pagesat e qirasë të marra nga qiradhënësi ndahen në pagesa të principalit të qirasë financiare për t’u arkëtuar dhe të ardhura financiare (ose pagesat e interesit). Të ardhurat financiare shpërndahen gjatë afatit të qirasë, me qëllim që ato të japin një normë konstante periodike interesi mbi gjendjen e mbetur të investimit neto të qirasë financiare. Përllogaritjet e përdorura për caktimin e investimit bruto të qiradhënësit për vlerat e mbetura të pagarantuara do të rishikohen në mënyrë periodike. Në rastet e pakësimit të vlerës së mbetur të pagarantuar, shpërndarja e të ardhurave gjatë gjithë afatit të qirasë dhe reduktimi i mundshëm i shumave i njohur më parë si të ardhura, njihet menjëherë si shpenzim.

  22. Kostot e drejtpërdrejta fillestare të shkaktuara nga qiradhënësi për negocimin dhe hartimin e marrëveshjeve të qirasë (p.sh, komisionet dhe tarifat e noterizimeve), përdoren për llogaritjen e normës së interesit të nënkuptuar në qira dhe qiranë financiare të arkëtueshme dhe njihen si një pakësim i të ardhurave gjatë afatit të qirasë. Rastet e përjashtuara janë ato kur qiradhënësit janë prodhues ose ndërmjetës të cilët i njohin këto kosto të drejtëpërdrejta fillestare si shpenzime.Kur qiradhënësit, që janë prodhues ose ndërmjetës shesin produktet e tyre nëpërmjet qirasë financiare, njihen dy lloje të ardhurash : • Fitimi i shitjes, që kontabilizohet me futjen në zbatim të marrëveshjes së qirasë ; dhe • Të ardhurat financiare që kontabilizohen gjatë afatit të qirasë. Të ardhurat e shitjeve të kontabilizuara në fillimin e afatit të qirasë nga një qiradhënës, që është prodhues ose ndërmjetës, përbëhen nga vlera reale e mjetit ose e dyta është më e vogël,e skontuar me vlerën e interesit të tregut. Kostoja e mallrave të shitura e njohur në fillimin e afatit të qirasë, është kostoja e mjetit të dhënë me qira (ose vlera kontabël, nëse kjo është e ndryshme nga e para) minus vlerën aktuale të vlerës së mbetur të pagarantuar.Ka raste kur qiradhënësit që janë prodhues ose ndërmjetës ofrojnë në mënyrë artificiale norma të ulta interesi me qëllim që të tërheqin klientë.Përdorimi i normave të tilla do të çojë në një sasi më të madhe të të ardhurave të përgjithshme nga trasaksioni i qiradhënies në momentin e shitjes. Nëse ofrohen norma interesi të ulura artificialisht, do të njihen si të ardhura nga shitja vetëm ajo pjesë që do të kishte qenë njohur nëse do të ishin përdorur norma tregu të interesit. Kostot e drejtëpërdrejta që kanë të bëjnë me marrëveshjen e qirasë të lidhur me qiradhënës që janë prodhues ose ndërmjetës, njihen si shpenzime pasi ato lidhen pothuajse tërsisht me fitimin e realizuar në shitje nga qiradhënsi.

  23. 5.2.2.Veprime kontabile që kryhen për qiranë financiare tek Qiradhënësi. Siç shpjeguam më lart, qiradhënësit duhet të njojnë qiratë financiare në bilancet e tyre, si aktive dhe të drejta, apo dhe si detyrime kur arkëton qira parapagim .Vlerësimi në këtë rast do të bëhet me vlerën e këmbimit (tregut) të mjetit të marrë me qira në momentin e fillimit të qirasë, ose duke vlerësuar me vleftën aktuale të pagesave minimale të qirasë, nëse kjo vlerë është më e vogël. Vlera aktuale e pagesave minimale të qirasë del duke shumëzuar këto pagesa me normën e interesit të lidhur me qiranë financiare. Me vlerë minimale të qirasë do të kuptohet, pagesat gjatë afatit të qirasë që i janë kërkuar ose mund të kërkohen nga qiradhënësi që të bëjë qiramarrësi, duke zbritur kaparin (ose një parapagim), kostot e shërbimeve, taksat që duhet të paguhen nga qiramarrësi ose të marra prej tij nga qiradhënësi, garancinë nga shoqeritë e sigurimit, etj. Shembull Nr.1 : Njësia ekonomike X, do t’i jap me qira financiare një mjet (ndërtesë) me vlerën e tregut 20.000.000 lekë, afati i qerasë 10 vjet, jetë e dobishme e mbetur e ndërtesës 40 vjet, pagesa e qirasë për 10 vjet 15.000.000 lekë (duke përfshirë dhe interesin 2% në vit), ndërsa çmimi i shitjes së ndërtesës (i rënë dakord) në këtë moment (data e lidhjes së kontratës së qirasë) 20.000.000 lekë, parapagimi 2.000.000 lekë, garancia e kontratës nga shoqëria e sigurimit 500.000 lekë. Llogaritja e vlerës minimale të qirasë = 15.000.000 – ( 2.000.000 + 500.000) = 12.500.000 lekë.

  24. Veprimi në kontabilitet. Në shembullin e paraqitur, llogaritjet janë bërë në total për 10 vjet. Duke u nisur nga praktika ushtrimore (1 vit), llogaritjet do të bëhen vjetore. Llogaritjet në vitin e I-rë : Hapi parë: Ndarja e qirasë për çdo vit = 15.000.000 lekë : 10 vjet = 1.500.000 lekë, (Vlera e tatushme =1.250.000 lek+TVSH = 250.000 lekë). Hapi i dytë: Ndarja e parapagimit për çdo vit = 2.000.000 / 10 vjet = 200.000 lekë. Hapi i tretë: Ndarja e garancisë së kontratës për çdo vit = 500.000 lekë / 10 vjet = 50.000 lekë. Hapi i katërt : Ndarja e interesit për çdo vit : 15.000.000 * 0.02 / 10 vjet = 30.000 lekë. Hapi i pestë : Përmbledhja e llogaritjeve për vitin e parë Kësti i qirasë vjetore, vlera = 1.250.000 lekë, TVSH shitje = 250.000 Kësti i parapagimit =200.000 lekë Kësti i garancisë së kontratës = 50.000 lekë Kësti i nteresit = 30.000 lekë Pagesa që do t’i bëjë njësia ekonomike qiramarrëse,njësisë ekonomike qiradhnëse = 1.500.000 – (200.000 + 50.000) + 30.000 = 1.280.000 lekë

  25. Regjistrimi në kontabilitet (ditar) : 1- Veprimi i parë, arkëtimi i kaparit (parapagimit) 2.000.000 lekë. 2- Veprimi i dytë, regjistrimi në kontabilitet (ditar) i vlerës totale të kontratës për 15.000.000 lekë.

  26. 3- Veprimi i tretë, rregullimi i veprimit të parapagimit për 200.000 lekë ( viti i parë). 4-Veprimi i katërt, për vlerën e mbetur në bilanc në total, për 10.000.000 lekë në momentin e lidhjes së kontratës.

  27. 5-Veprimi i pestë : për arkëtimin e qirsë për vitin e parë, mbi bazën e llogarive të bëra mësipër me këste. • 6- Veprimi i gjashtë : Xhirimi i shpenzimeve dhe të ardhurave për vitin parë. • Llogaritja e shpenzimeve = vlera mbetur e AAGJ. 10.000.000 / 10 = 1.000.000 lekë • Të ardhura, kësti viti I-rë  = 1.500.000 lekë

  28. Zgjidhja në mënyrë informatike: Pra, në qoftë se analizojmë rezultatin e këtij transaksioni (dhënie me qira) në vitin e parë do të rezultojë : Skema 1 : Pasqyra e rezultatit Rezultati për vitin I-rë (bruto) = A – SH = 1.280.000– 1.050.000 = 230.000 lekë

  29. Shënim :-Në këtë mënyrë do të vazhdojnë kontabilizimet çdo vit deri në mbylljen e kontratës së qirasë në kontabilitetin e qiradhënësit . -Veprimet për shitjen e aktivit (ose kalimin e titullit të pronsisë do ta trajtojmë në një çështje tjetër. 5.3 Kontabiliteti qirasë financiare në njësinë ekonomike qiramarrëse. Qiramarrësit, duhet të njohin qiratë financiare në bilancet e tyre si aktive dhe si detyrime. Kjo njohje do të bëhet duke i vlerësuar ato me vlerën e këmbimit (e tregut) të mjetit të marrë me qira në momentin e fillimit të qirasë, ose duke u vlerësuar me vlerën aktuale të pagesave minimale të qirasë, nëse kjo vlerë është më e vogël. Vlera aktuale e pagesave minimale të qirasë del, duke i shumëzuar këto pagesa me normën e interesit që lidhet me qiranë financiare. Siç përcaktohet dhe në kontratën e lidhur midis qiradhënësit dhe qiramarrësit, pagesa minimale të qirasë, janë pagesat gjatë afatit të kontratës së qirasë, që i janë kërkuar ose mund t’i kërkohen nga qiradhënësi që të bëjë qiramarrësi, duke përjashtuar qiranë e rastit, koston e shërbimeve e taksat që duhet të paguhen nga qiramarrësi ose të marra prej tij nga qiradhënësi, siguracione nga shoqëritë e sigurimit që i takojnë qiradhënësit, etj.Megjithatë, nëqoftëse qiramarrësi ka një opsion për të blerë mjetin, me një çmim i cili pritet që të jetë ndjeshëm nën vlerën e këmbimit, në datën kur opsioni bëhet i aplikueshëm, atëherë në fillimin e qirasë financiare, është e arsyeshme që të aplikohen minimumi i pagesave të qirasë të cilat përfshijnë shumen e minimumit të qirasë së pagueshëm gjatë jetës së kontratës së qirasë dhe shumës së pagesës së kërkuar për të aplikuar këto opsione blerjeje. Para se të kryejmë veprimet kontabile duhet të mbajmë parasysh disa rregulla.

  30. 5.3.1 Disa rregulla të përcaktuara në Standardet e Kontabilitetit që duhen mbajtur parasysh. Në fillim të afatit të qirasë, qiramarrësi do të njohë qiranë financiare në bilancin e tij, si zë aktivi dhe zë detyrimi në shuma që janë të barabarta me vlerën reale të mjetit të marrë me qera ose me vlerën aktuale të pagesave minimale të qerasë, nëse kjo e dyta është më e vogël. Norma e skontimit që përdoret për llogaritjen e vlerës aktuale të pagesave minimale të qirasë, është norma e interesit e nënkuptuar në qira ose nëse llogaritja e saj nuk është e mundur, norma e interesit të huamarrjes nga qeramarrësi. Ndonëse në përputhje me formën ligjore të marrëveshjes së qirasë,titulli i pronësisë mbi mjetin e dhënë me qira mund të mos i kalohet qiramarrësit.Në rastin e qirasë financiare, qiramarrësi vjel përfitimet ekonomike nga përdorimi i mjetit të marrë me qira përgjatë një pjesën të konsiderushme të jetës së tij ekonomike, në këmbim të marrjes përsipër të detyrimit për të paguar për këtë të drejtë një shumë që është e përafërt me vlerën reale të mjetit plus shpenzimet përkatëse financiare. Nëse një trasaksion i tillë nuk pasqyrohet në bilancin e qiramarrësit, niveli i aktivit dhe detyrimit të bilancit do të ishte më i vogël se do të ishte në të vërtetë. Në fillim të afatit të qirasë, shumat e aktivit dhe detyrimit për pagesa të ardhshme të qirasë, janë të barabarta në bilancin e qeramarrësit. Kostot fillestare direkte të qiramarrësit për lidhjen e marrëveshjes së qirasë financiare i shtohen kostos së mjetit të marrë me qira. Pagesa minimale e qirasë ndahet në shpenzime financiare dhe paksime të detyrimit të mbetur.Shpenzimet financiare shpërndahen gjatë afatit të qirasë me qëllim që të kemi një gjëndje periodike të detyrimit të mbetur.

  31. Një qira financiare përmbanë në vetvete shpenzime amortizimi për mjetin e amortizueshëm si dhe shpenzime për çdo periudhë ushtrimore.Normat e amortizimit janë të njëjta me ato të mjeteve të tjera.Në se ka dyshime me rënien e vlerës së mjetit nën vlerë e tij kontabile,atëhere do të kryhet një testim zhvlerësimi sipas përcaktimeve të standarteve të kontabilitetit. Duke shfrytëzuar të dhënat e ushtrimit të mësipërm Nr.1 (rasti i veprimeve për njësinë ekonomike qiradhënëse), në kontabilitetin e qiramarrësit do të kryhen veprimet e mëposhtme  : 1- Veprimi i parë, pagesa e kaparit (parapagimi) në shumën 2.000.000 lekë.

  32. 2- Veprimi i dytë, regjistrimi në kontabilitet (ditar) i vlerës totale të kontratës për 15.000.000 lekë. • Shënim : • Mjeti (në rastin tonë ndërtesa) e marrë sipas një marrëveshje qieraje financiare, do të paraqiten si aktive në bilancin e qiramarrësit edhe atëherë kur nuk transferohet pronësia mbi këtë aktiv. Në këtë rast, zbatohet parimi i përmbajtjes mbi formën . Pra, parimi i përparësisë së thelbit të fenomenit, në raport me formën juridike të shfaqjes. Në rastin konkret të qirasë financiare, qiramarrësi blen të drejtën e marrjes së përfitimeve ekonomike nga një mjet për një kohë të caktuar (të gjatë), kundrejt pranimit të detyrimit për të paguar një shumë parash, afërsisht sa vlera e këmbimit të mjetit dhe kostove të tjera financiare. • Në qoftë se, transaksione të tilla qiraje nuk do të paraqiteshin në bilancin e qiramarrësit, atehërë burimet ekonomike dhe niveli i detyrimeve të një njësie nënvleftësohen, gjë që do të sillte shtrembërime në pasqyrat financiare. • Pra, është domosdoshmëri, njohja në bilancin e qiramarrësit, si aktive të tij dhe detyrime të tij të qirasë fianciare, për të pasqyruar realisht aktivitetin financiar të njësisë ekonomike.

  33. 3- Veprimi i tretë, rregullimi i veprimit të parapagimit për 200.000 lekë (viti i parë). 4- Veprimi i katërt : Veprimet për pagesën e qirasë për vitin e parë mbi bazën e veprimeve të bëra më sipër me këste.

  34. 5- Veprimi i pestë : ▪ Llogaritja e shpenzimeve për mjetin e marrë me qira financiare (ndërtesa). Amortizimi do të llogaritet për 10 vjet, me kuota fikse çdo vit. Atëherë: 15.000.000 – 2.500.000 (TVSH)=12.500.000/10 vjet = 1.250.000 lekë. Pra vlerës së qirasë i zbritet TVSH-ja, e cila nuk është element shpenzimi. Kjo bëhet me qëllim që të evidentohet shpenzimi i qirasë në mënyrë të plotë dhe për çdo vit, sipas kontratës, mbasi qiramarrësi nuk ka siguri për kalimin e pronësisë në fund të afatit të qirasë. Në rast se do të kishte siguri, do të zbatoheshin normat e amortizimit si për aktivet e tjera të qëndrueshme. Në këtë mënyrë do të vazhdojmë kontabilizimet në çdo vit, deri në mbylljen e kontratës së qirasë, në kontabilitetin e qiramarrësit.

  35. 5.3.2 Veprimet e shitjes dhe marrjes me qira. Veprimi i shitjes dhe rimarrjes me qira ka të bëjë me shitjen e një mjeti dhe rimarrjen e të njëtit mjet me qera. Pagesa e qerasë dhe çmimi i shitjes zakonisht janë të ndërvarur pasi ato negociohen bashkarisht si paketë. Njohja apo jo e trasaksionit të shitjes dhe rimarrjes me qira të të njëjtit mjet varet nga fakti nëse rimarrja me qira është një qira financiare apo të zakonshme.Nëse është qira e zakonshme varet nga fakti nëse transaksioni është negociua me çmimin e tregut apo jo. Nëse një veprim shitjeje dhe rimarrje me qira rezulton në qira financiare,ai do të njihet si veprim financimi dhe jo si veprim blerje-shitje, d.m.th mjeti “i shitur“ do të qëndrojë në bilancin e shitësit dhe detyrimi i qirasë financiare do të njihet në bilanc në masë e shumës së pagesës së arkëtuar (“çmimit të shitjes“). Diferenca mes “çmimit të shitjes“ dhe pagesave minimale të qirasë njihet si një shpenzim interesi për gjatë afatit të qirasë në të njëjtën mënyrë siç veprohet me qiranë tipike financiare. Shembull 2. Njësia ekonomike në fund të përfundimit të kontratës 10 vjeçare të qerasë financiare, kryen veprimin e shitjes sipas premtimit paraprak : Vlera aktuale e ndërtesës në bilancin e njësisë ekonomike 10 milionë lekë « Çmimi i shitjes » së ndërtesës (në këtëvlerë është TVSH) 20 milionë leke (nga të cilat 15 milionë lekë janë pagesa qiraje)

  36. Veprimi kontabël : a) Në kontabilitetin e qiradhënësit : b) Në kontabilitetin e qiramarrësit:

  37. Në fund të periudhës ushtrimore si qiradhënësi dhe qiramarrësi do të paraqesin shumat me informacionet e nevojshme, në pasqyrat financiare si për kërkesat për arkëtim dhe detyrimet e një qiraje financiare (të ndara në mënyrë individuale për qiratë e rëndësishme dhe të grupuara për kërkesat e arkëtueshme dhe detyrimet e mbetura). Në këto informacione do të sqarohen: • shumat si për kërkesat për arkëtim dhe detyrimet e mbetura; • afatet e pagesave të qirasë; • norma e interesit që paguhet; • monedha bazë e fiksuar në kartelën e qirasë; • kushte të tjera të lidhura (p.sh ekzistenca e pagesave të mundëshme të qirasë, opsione për rinovimin e marrëveshjes së qirasë dhe blerjes së mjetit, etj). Të gjitha këto informacione kanë vlerë të veçantë për të pasqyruar në mënyrë sa më transparente aktivitetin e njësisë ekonomike të dhënies me qira fiannciare. 5.4 Rimarrja në zotërim e aktivit të dhënë me qira. Në praktikën e njësisë ekonomike,ndodh që mjetet e shitura nëpërmjet marrëveshjes së blerjes me qira (por jo një shitje me kredi), mund të rimerren në zotërim nga shitësi, në qoftë se qiramarrësi nuk paguan rregullisht qiranë, dhe në këto kushte vendos të kthejë mjetin.

  38. Në këtë rast, llogaria e të drejtave ndaj qiramarrësit do të mbyllet duke bërë veprimin e kundërt, pra duke debituar llogarinë e “Aktive të Qëndrueshme” dhe duke kredituar llogarinë e “klientëve”. Për të evidentuar më vete këtë veprim mund të përdorim dhe llogarinë “llogari të rimarrjes në zotërim”. Kjo e fundit do të kreditohet me vlerën me të cilën mjeti kthehet mbrapësht në inventar plus dhe ndonjë shumë në formën e një dëmi që vendoset kur prishen kontratat para kohe. Shembull: Duke shfrytëzuar të dhënat e shembullit të mësipërm, në rastin e qirasë financiare tek qiramarrësi, të supozojmë që njësia ekonomike qiramarrëse pasi pagoi qiranë për vitin e parë, bie dakord të prishë kontratën dhe të paguaj një penalitet 100.000 lekë, vlera e ndërtesës që rimori njësia ekonomike X, është 10.000.000 lekë. a)Veprimet kontabël në kontabilitetin e qiradhënësit:

  39. Zgjidhja në mënyrë informatike: Shënim:Këto veprime do të realizohen pasi të jenë bërë llogaritjet dhe rakordimet me njësinë ekonomike qiramarrëse, duke përcaktuar saktë vlerat që do të pasqyrihen në kontabilitet, sipas kontratës së dhënies me qira. b) Veprimet kontabël në kontabilitetin e qiramarrësit:

  40. Zgjidhja në mënyrë informatike: Sipas standardeve të kontabilitetit në lidhje me operacionin e kthimit të mjetit dhe prishjen e kontratës së qirasë, qiradhënësit dhe qiramarrësit janë të detyruar të japin në pasqyrat financiare informacione të hollësishme që u nevojiten përdoruesve, me qëllim që këto (pasqyrat financiare) të jenë sa më të lexueshme dhe transparente. 5.5 Qiratë e zakonshme dhe kontabiliteti i tyre. Trajtimi në kontabilitet i qirasë së zakonshme është më i thjeshtë. Qiraja e zakonshme do të trajtohet në kontabilitet si për qiramarrësin dhe për qiradhënësin, siç trajtohet dhe në standardet e kontabilitetit .Në rastin e një kontrate qiraje të zakonshme nuk kalohet asnjë rrezik thelbësor në lidhje me mjetin e dhënë me qira, nga qiradhënsi tek qiramarrësi.Edhe e drejta e pronësisë mbetet gjithnjë tek qiradhënësi. Kjo kontratë nuk shoqërohet me opsionin e blerjes së mjetit.

  41. 5.5.1.Kontabiliteti i qirasë së zakonshme në njësinë ekonomike qiramarrëse. Për njësinë ekonomike qiramarrëse, mjeti i marë në qira të zakonshme nuk do të paraqitet në aktivin e bilancit të tij. Zakonisht ai mund të paraqitet ose në elementët jashtë bilancit, ose mund të jepet informacion në lidhje me ekzistencën e tij në anekset e bilancit. Për përdorimin e mjetit, sipas kontratës së qirasë së zakonshme, periodikisht njësia ekonomike qiramarrëse duhet të paguajë kuotat e caktuara. Pagesat minimale të qirasë të kryra gjatë afatit të përdorimit të mjetit(afatit të qirasë),pavarësisht nga koha se kur kryen këto pagesa,njihen e përfshihen si shpenzime në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve.Bëhet ky trajtim kontabël sepse në fakt këto pagesa janë kosto të përdorimit të mjetit nga qiramarrësi. Për mjetin e marrë me qira të zakonshme,njësia ekonomike qiramarrëse mund të kryejë një sërë shpenzimesh që lidhen me përmirsimin e ambjentit,mirëmbajtjen, sigurimin operativ, e të tjera shpenzime të ngjashme të nevojshme për mirë funksionimin dhe përmirsimin e infrastrukturës së mjetit. Këto shpenzime përballohen nga njësia ekonomike qiradhënëse.Në praktikën e përditshme ndoth që këto shpenzime fillimisht përballohen nga njësia ekonomike qiramarrëse dhe pastaj i rimbursohen nga nga njësia ekonomike qiradhënëse,ose drejtpërdrejt ato përballohen nga njësia ekonomike qiradhënëse duke u njohur si të tilla në shpenzimet e saj. Për qiratë e zakonshme duhet të mbahen parasysh kërkesat e standarteve të kontabilitetit në lidhje me informacionin që duhet të paraqitet në pasqyrat financiare që përgatit dhe publikon njësia ekonomike qiramarrëse.

  42. Shembull 1: Njësia ekonomike X, merr me qira një makinë për prodhim betoni me vleftë 5.000.000 lekë. Kontrata nënshkruhet për 5 vjet, qiraja vjetore 1.500.000 lekë. Për të rritur kapacitetin e prodhimit të makinerisë, kjo njësi bën disa shpenzime riparimi që arrijnë vlerën 200.000 lekë, të cilat i përballon njësia ekonomike qiradhënëse. Pagesa e qirasë u bë për gjithë vitin me nënshkrimin e kontratës, duke zbritur shpenzimet e riparimit që ka përballuar njësia ekonomike qiramarrëse. Veprimi në kontabilitet: a)Pagesa e qirasë = 1.300.000 lekë(1.500.000-200.000).

  43. b) Pagesa e riparimeve = 200.000 lekë 5.5.2 Kontabiliteti i qirasë së zakonëshme në njësinë ekonomike qiradhnëse. Trajtimi në kontabilitet i mjetit të dhënë me qira të zakonshme bëhet njëlloj si Aaktivet e tjera Afatgjata. Ky aktiv do të zhvlerësohet në përputhje me proçedurat normale të amortizimit që njësia ekonomike qiradhënëse përdor dhe për aktivet e tjera të ngjashme. Sipas rregullimit kontabël është e rëndësishme që këto proçedura duhet të jenë të qëndrueshme. Kuotat e amortizimit duhet të llogariten sipas rregullave që përcaktojnë standartet e kontabilitetit. Nga dhënia me qira të zakonëshme të mjetit,njësia ekonomike qiradhënëse merr shuma të caktuara parash nga njësia ekonomike qiramarrëse.Shumat e merra nga qiratë (duke përjashtuar pagesat për shërbime të tilla si:sigurimi,mirëmbajtja etj.), paraqesin të ardhura të njësisë ekonomike qiradhënëse.

  44. Prandaj këto shuma të marra nga qiraja, ajo do t’i njohë si të ardhura duke kredituar llogarinë e të ardhurave. Në standartet e kontabilitetit , përcaktohet që qiradhënësi do të paraqesi mjetet e dhëna me qira të zakonshme në bilancin e tij, sipas natyrës së aktivit, në të njëjtën mënyrë si aktivet e tjera të paraqitura në bilanc. Këtu qëndron ndryshimi midis qirasë financiare dhe qirasë së zakonshme. Ndërsa në qiranë financiare, mjetet e dhëna me qira zbriten nga bilanci i qiradhënësit dhe merren (ose i shtohen) bilancit të qiramarrësit, duke marrë ky i fundit rrezikun mbi vehte, pagesat e qirasë të zakonshme do të njihen si të ardhura në periudhën që ato realizohen. Mjetet e dhëna me qira të zakonshme do të amortizohen në përputhje me metodat e rregullta të amortizimit që përdoren për amortizimin e aktiveve të ngjashme të njësisë. Nëse ka të dhëna në lidhje me rënien e vlerës të aktivit të dhënë me qira, atëherë do të kryhet një test i rënies së vlerës, në përputhje me standartet e kontabilitetit. Pra,të gjitha kostot e përballuara nga njësia ekonomike qiradhënëse,duke përfshirë edhe amortizimin e aktiveve të dhëna me qira duhet të njihen si shpenzime,mbasi ato kryhene për përfitimin e të ardhurave nga qiraja.Shpesh në praktikën e përditshme ndothë që në momentin fillestar të lidhjes së kontratës së qirasë së zakonëshme, të kryhen një sërë shpenzimesh që përballon njësia ekonomike qiradhënëse, të cilat ndikojnë në përdorimin e mjetit gjatë gjithë kohës së qirasë dhe që sigurojnë kështu të ardhura nga këto qira.

  45. Këto kosto që bëhen në fillim të periudhës, sidomos kur janë materiale, nuk do të duhet të përfshihen në rezultatin e periudhës kur ato kryhen, por në koston e të gjitha periudhave kur kontribon në të ardhurat e mjetit të dhënë me qera të zakonshme. Pra, këto shpenzime,që kanë të bëjnë me lidhjen e kontratës së qirasë në fillim të periudhës, duhet të shpërndahen proporcionalisht gjatë periudhës së qirasë. Ushtrim Nr.1: Njësia ekonomike qiradhënëse, më 1 Janar 200x, ka nënshkruar kontratën për dhënien me qira të një makinerie prodhimi betoni me vleftë 5.000.000 lekë, për 5 vjet. Qiraja vjetore është 1.500.000 lekë. Për rritjen e kapacitetit të prodhimit njësia ekonomike qiramarrëse bën disa shpenzime riparimi që arijnë vlerën 200.000 lekë. Amortizimi i llogaritur i AQ (makinerisë) deri në momentin e dhënies me qira është 1.000.000 lekë, norma e amortizimit vjetor 20%. Llogaritja e amortizimit dhe shpërndarja e shpenzimeve të riparimit. 1) Shpenzimet vjetore të riparimit 200.000 / 5 vjet = 40.000 lekë 2) Amortizimi vjetor = 5.000.000 – 1.000.000 = 4.000.000 * 20% = 800.000 lekë

  46. Veprimet në kontabilitet: a) Arkëtimi i qirasë vjetore b) Kontabilizimi i shpenzimeve (Amortizim + Riparime) Siç shihet edhe në rastin e qiradhënësit për mbajtjen e kontabilitetit dhe pasqyrat financiare të qirasë së zakonëshme në çdo rast do të mbahen parasysh kërkesat e Standarteve të Kontabilitetit(Kombëtare ose ndërkombëtare).Kjo me qëllim që informacionet që duhet të pasqyrohet në bilanc dhe pasqyrat financiare të jenë të sakta dhe të pasqyrojnë me transparencë aktivitetitn e njësisë ekonomike.

  47. Pyetje dhe ushtrime. a) Pyetje. 1- Përshkruani përkufizimin e provizioneve sipas Standarteve të Kontabilitetit. 2- Nga dallohet provizioni nga detyrimet e tjera të zakonshme? 3- Cilat janë parimet e krijimit të provizioneve? 4- Cilat janë fushat e zbatimit të provizioneve për zhvlerësim? 5- Përshkruani në cilat raste njësia do të njohë një provizion në bilanc? 6- Përshkruani si realizohet matja e provizioneve duke mbajtur parasysh Standartet e Kontabilitetit. 7- Në cilat raste mund të krijohen provizione për zhvlerësimin e inventarëve? 8- Në cilat raste mund të krijohen provizione për klientë të dyshimtë? 9- Në cilat raste mund të krijohen provizione për shpenzime e rreziqe? 10-Çfarë parimi bazë zbatohet për krijimin e provizioneve dhe çfarë roli luan krijimi i provizioneve në bilanc dhe në pasqyrat financiare? 11- Në cilat raste njësia ekonomike do të njohë provizionin që lidhet me një çëshjte gjyqësore? 12- Në cilat raste njësia ekonomike do të njohë provizionin që lidhet me detyrimet mjedisore? 13- Në cilat raste njësia ekonomike do të njohë provizionin për kosto e shpenzime rikonstruksioni?

  48. 14- Në cilat raste njësia ekonomike do të njohë provizionin për pensione? 15- Cilat janë shpjegimet e rëndësishme që duhet të jepen në dhënien e llogarisë për provizionet? 16- Përshkruani llojet e qirave në kushtet e njësisë ekonomike dhe përkufizimet e tyre. 17- Cilat janë disa rregulla të përcaktuara në Standartet e Kontabilitetit që duhen mbajtur parasysh në pasqyrimin e qirasë financiare në pasqyrat financiare? 18- Cili është kuptimi, avantazhet e qirasë (lizingut) dhe përkufizimi përkatës. 19- Cili është kuptimi i qirasë të zakonshme dhe përkufizimi përkatës? 20- Si do të paraqitet në bilancet e qiradhënësit dhe qiramarrësit një aktiv i dhënë me qira në kushtet e një: a. qiraje financiare? b. qiraje të zakonshme? b) Ushtrime 1-Në njësinë ekonomike “X” me 31.12.200X gjëndja e inventarëve është: lëndët e para të vlerësuara me kosto 10.000 lekë; sipas tregut mund të vlerësohen 12.000 lekë. Produkti i gatshëm i vlerësuar me kosto është 40.000 lekë, sipas tregut nuk i kalon 32.000 lekë. Në vitin e 2-të (31.12.200X+1) vlera e kostos për lëndët e para nuk ndryshon, pra është 10.000 lekë, ndërsa vlera e tregut është 8.000 lekë, ndërsa për produktin e gatshëm vlera e kostos nuk ndryshon, pra 35.000 lekë, ndërsa vlera e tregut 38.000 lekë.

  49. Kërkohet: - Të krijohet një provizon duke llogaritur masën e tij. - Të kryhen veprimet kontabë në ditar dhe në librin e madh. - Të llogaritet dhe të kryhet veprimi i rimarrjes së provizionit duke kryer veprimim kontabël në ditar dhe në librin e madh. 2- Njësia ekonomike “X” më 31.12.200X bënë inventarin e klientëve të saj dhe nxjerr që 5.000.000 lekë janë të paarkëtueshëm. Duke marr parasysh këtë situatë njësia ekonomike vendos të krijojë provizion 50% të shumës së klientëve. Në fund të ushtrimit tjetë një klient derdh vetëm 1.000.000 lekë. Kërkohet: - Të krijohet provizoni duke llogaritur masën e tij. - Të bëhen veprimet e rimarrjes së provizionit në fund të ushtrimit tjetër në ditar, duke kryer dhe veprimet sistemuese për TVSH-në e llogaritur për vlerën e klientëve që nuk ka mundësi të arkëtohet. - Të llogaritet humbja totale nga mosarkëtimi i klinetëve. 3- Njësia ekonomike “X” nëpërmjet një kontrate qiraje financiare më 01.01.200X, ka marrë nga njësia ekonomike “Y” një makine betoni me çmim 10.000.000 lekë (vlerësimi në momentin e lidhjes së kontratës). Jeta ekonomike sipas vlerësimit do të jetë 5 vite. Vlera e mbetur në bilanc është 2.000.000 lekë. Është rënë dakort që në fund të qirasë pronësia e makinërisë t`i kalojë njësisë ekonomike “X”. Afati i qerasë është 7 vite; qiraja vjetore 1.200.000 lekë; u ra dakort që njësia ekonomike “X” t`i paguajë njësisë ekonomike “Y” një pagesë të menjëhershme 2.000.000 lekë, ndërsa pagesat e tjera me këste të barabarta. Norma e amortizimit të makinerisë 20% ne vit, pagesa e garancisë për të gjitha vitet e kontratës 1.000.000 lekë.

  50. Kërkohet: - Të bëhen veprimet në kontabilitet për vitin e parë nëpërmjet ditarit, duke bërë dhe llogaritjet përkatëse të xhirimit të shpenzimeve në vitin ushtrimor përkatës. - Cilat janë hapat që do të ndiqni për llogaritjet dhe veprimet kontabile që do të kryhen? - Pasqyroni veprimet kontabile si në kontabilitetin e qiradhënies dhe në kontabilitetitn e qiramarrësit, duke pasqyruar shpenzimet dhe të ardhurat - Të pasqyrohet veprimi i shitjes në fund të kontratës së qirasë. 4- Njësia ekonomike “X” më 01.01.200X , e cila merret me prodhim mobiljesh, merr me qira një kombinat druri, sipas një kontrate qeraje të zakonëshme me afat 3 vjet. Kontrata parashikon 4 këste prej 250.000 lekë secili që do të paguhen në çdo 6-muaj, me 30 qershor dhe 31 dhjetor të çdo viti. Vlera e kombinatit të drurit sipas faturës së blerjes dhe e pasqyruar në bilanc është 1.000.000 lekë, norma e amortizimit vjetor është 20%, amortizmi i llogaritur deri në datën e dhënies me qira është 50.000 lekë. Kërkohet: - Pasqyroni regjistrimet e nevojshme në ditar për: a. qiramarrësin dhe b. Qiradhënësin që nga fillimi i kontratës dhe deri në fund (për 5 vite). - Amortizimi të llogaritet për vlerën e mbetur.

More Related