1 / 27

Niveli i studimeve: Bachelor

Niveli i studimeve: Bachelor. L ë nda: Etika n ë Kontabilitet dhe Auditim. Prof.dr.Muhamet Aliu. Sjelljet Etike të Kontabilistëve dhe Auditorëve dhe Mjedisi Biznisor. Ligjeratë. Prof.dr.M.Aliu. Përmbajtja :. Sjelljet etike si përgjegjësi profesionale Klasifikimi i sjelljeve etike

kalani
Download Presentation

Niveli i studimeve: Bachelor

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Niveli i studimeve: Bachelor Lënda:Etika në Kontabilitet dhe Auditim Prof.dr.Muhamet Aliu

  2. Sjelljet Etike të Kontabilistëve dhe Auditorëve dhe Mjedisi Biznisor Ligjeratë Prof.dr.M.Aliu

  3. Përmbajtja: Sjelljet etike si përgjegjësi profesionale Klasifikimi i sjelljeve etike Roli dhe përgjegjësitë etike të kontabilistëve dhe auditorëve Konfliktet dhe presionet e mundshme

  4. Fisnikëri është të qenurit i mirë. Fisnikëri më e madhe është të mësosh të tjerët si të bëhen të mirë. Kjo e dyta megjithatë është më e lehtë se e para. Mark Twain (1835. – 1910.)

  5. Klasifikimi sjelljeve etike dhe qëllimet e tyre • Metaetike (lloj i etikës deskriptive – përshkruese):Fokusimi në teoritë etike, evolucionin e tyre, dhe sociale, fetare, shpirtërore, dhe ndikimet kulturore për formimin e teorive. • Etika normative: Theksin mbi aspektet praktike të etikës, duke siguruar parimet e sjelljes dhe udhëheqjen e duhur për atë që është e drejtë dhe e gabuar, një sjellje e mirë apo e keqe (p.sh. parimet e drejtësisë, ndershmërisë, përfitimet sociale, dhe të ligjshmërisë). • Etika e aplikuar: Merret me zbatimin e parimeve morale dhe arsyetimet, si dhe kodet e sjelljes për një profesion të caktuar apo segment të shoqërisë (p.sh. Etikën profesionale të kontabilistëve dhe auditorëve, etikën e biznesit, etikën mjedisore, dhe etikën mjekësore).

  6. Qëllimet etike mbështeten në: • Egoizmi etik: çdo person duhet të bëjë çfarëdo gjëje që u shërben më shumë interesave të veta. • Utilitarizmi: duhet të bëjmë çfarëdo gjëje që i shërben një lumturie sa më të madhe të sa më shumë njerëzve. • Teoria e Kantit-it: detyra e jonë është ajo e ndjekjes së rregullave të atilla për të cilat do të dëshironim në mënyrë të qëndrueshme që të jenë ligje universale – d.m.th, të rregullave që do të dëshironim të ndiqeshin nga të gjithë njerëzit në çfarëdolloj rrethane. • Teoria e Kontratës Sociale: ajo që duhet të bëjmë është ndjekja e atyre rregullave për të cilat njerëzit racionalë dhe që nisen nga interesi vetjak do të binin dakord për hirr të përfitimit të ndërsjelltë.

  7. Roli dhe përgjegjësitë etike të kontabilistëve dhe auditorëve E vërteta etike është një konkluzion që mbështetet në arsye: përgjigja e saj për një çështje morale është thjesht ajo përgjigje nga e cila anon arsyeja. Për shembull: • Konkluzioni: Ju mund të mendoni se nuk duhet të prezantoni pasqyra financiare me të dhëna joreale, • Arsyeja:sepse përdoruesit dhe vendimmarësit do të investonin kapitalin e tyre gabimisht dhe ata do të humbin pasuritë e tyre.

  8. Përgjegjësitë etike të kontabilistëve dhe auditorëve • Investitorët, kreditorët, punëdhënësit dhe sektorët e tjerë të komunitetit të biznesit, si edhe qeveritë dhe publiku në përgjithësi, të gjithë mund të mbështeten në punën e profesionistëve kontabël të punësur. • Profesionistët kontabël mund të jenë individualisht apo bashkërisht përgjegjës për përgatitjen dhe raportimin e informacioneve financiare dhe informacioneve tjera, tek të cilat mbështetet organizata e tyre punëdhënëse dhe palët e treta. • Profesionistët kontabël gjithashtu mund të jenë përgjegjës për dhënien e këshillave për vendimmarje financiare dhe për çështje të tjera të biznesit.

  9. Kush mund të jetë njëprofesionist kontabël? • Një profesionist kontabël në biznes (i punësuar) mund të jetë një punonjës që merr rrogë, një ortak, një drejtor (ekzekutiv ose joekzekutiv), një pronar drejtues, një vullnetar apo edhe një tjetër që punon për një apo më shumë organizata punëdhënëse. • Forma ligjore e marrëdhënieve me organizatën punëdhënëse nuk sjell ndonjë detyrim mbi përgjegjësitë etike që duhet të ketë profesionisti kontabël i punësur.

  10. Pozita e profesionistit kontabël dhe ndikimi i tij • Një profesionist kontabël në biznes shpesh mban një pozitë drejtuese brenda organizatës. • Sa më i lartë të jetë pozicioni, aq më e madhe do të jetë aftësia dhe mundësia për të ndikuar në ngjarjet, praktikat deh qëndrimet. • Në raste të tilla profesionisti kontabël duhet që në organizatën punëdhënëse të inkurajojë një kulturë që bazohet në etikë, duke nxjerrë në pah rëndësinë që ka sjellja etike për drejtimin (menaxhmentin) kryesor.

  11. Detyrat e profesionistit kontabël dhe qasja e tij • Një profesionist kontabël që përfshihet në përgatitjen dhe raportimin e informacioneve financiare dhe menaxheriale (të drejtimit), është i detyruar që këtë ta bëjë me sinqeritet, ndershmëri dhe në pajtim me standardet përkatëse profesionaledhe etike, me qëllim që informacioni të jetë i kuptueshëm sipas kontekstit. Njëkohësisht është përgjegjës që të : • Përshkruajë qartë natyrën e vërtetë të transaksioneve të biznesit, të aktiveve, detyrimeve dhe ekuitetit; • Klasifikojë dhe regjistrojë informacionet në kohë dhe në mënyrën e duhur; • Parqes faktet, në të gjitha aspektet e tyre materiale, me saktësi dhe në mënyrë të plotë.

  12. Çkakërkohet nga një profesionist kontabël? • Nga një profesionist kontabël kërkohet që të mer përsipër të kryejë vetëm ato detyra të rëndësishme për të cilat ai zotëron ose ka mundësi të marrë trajnimin ose eksperiencën specifike të nevojshme. • Një profesionist kontabël nuk duhet të kequdhëzojë qëllimisht punëdhënësin përsa i përket nivelit të ekspertizës ose përvojës që ai zotëron, poashtu • Profesionisti kontabël i punësuar nuk duhet të heqë dorë nga kërkesa për këshilla dhe asistencë të duhur prej ekspertëve, kur një gjë e tillë kërkohet.

  13. Zbatimi i standardeve, direktivave dhe praktikave përkatëse gjatë anagzhimeve profesionale Profesionistët kontabël (kontabilistët dhe auditorët) gjatë angazhimit të tyre, për punëdhënësit ata paraqesin përveçkryerjes së punëve oparative njëkohësisht edhe siguri në krijimin e informacionit kontabël, prandaj ata: • Duhet të njohin dhe të mbajnë parasyshë direktivat e praktikave që janë të zbatueshme për angazhimin. • Një profesionist kontabël që nuk mban parasysh dhe nuk zbaton udhëzimin, që përfshihet në një Direktivë të Praktikës përkatëse duhet të jetë në gjendje apo të jetë i përgatitur të shpjegojë lidhur me mënyrën se si janë respektuar parimet bazë dhe procedurat themelore të angazhimit, të trajtuara nga Direktiva e Praktikës përkatëse.

  14. Konfliktet dhe presionet e mundshme

  15. Konfliktet e mundshme • Profesionisti kontabël i punësuar ka detyrim profesional të respektojë parimet themelore.Megjithatë, • Mund të ketë rate kur përgjegjësitë e tij për një organizatë punëdhënëse dhe detyrimet profesionale për të respektuar parimet themelore, të bien ndesh (konflikt) me njëra tjetrën. Atëherë, • Profesionisti kontabël i punësuar duhet të mbështetë objektivat legjitime dhe etike të vendosura nga punëdhënësi dhe rregullat e procedurat e hartuara për të mbështetur këto objektiva. Por në rast se, • Me veprimin e tij mund të shkelë parimet themelore, ai duhet të vlerësojë reagimin e tij sipas rrethanave.

  16. Presionet e mundshmenga menaxhmenti Një profesionist kontabël i punësuar, për shkak të përgjegjësive ndaj një organizate, mund të jetë nën presion për të vepruar ose për t`u sjellë në ato mënyra, të cilat mund të kërcnojnë drejtpërdrejtë ose tërthorazi respektimin e parimeve themelore. Ky presion mund të jetë i qartë ose i nënkuptuar, ai mund të vijë nga një mbikqyrës, menaxher, drejtor ose individ tjetër mbrenda organizatës punëdhënëse. Profesionisti kontabël i punësuar mund të përballet me presione: • Për të vepruar kundër ligjit ose rregullit. • Për të vepruar kundër standardeve teknike ose profesionale • Për të ndihmuar ato strategji të drejtimit që kanë për qëllim të sigurohen të ardhura jo etike e jo ligjore. • Për të gënjyer, ose për të kequdhëzuar të tjerët në mënyrë të qëllimshme (përfshirë edhe heshtjen) • Audituesit e brendshëm; ose • Rregullatorët

  17. Presionet e mundshmenga menaxhmenti Profesionisti kontabël i punësuar mund të përballet edhe me këto presione: • Për të publikuar, apo për tu përfshirë në një raport financiar ose jo financiar që përmbajnë fakte materiale të keqparaqitura, përfshirë p.sh, deklarimet në lidhje me: • Pasqyrat financiare; • Plotësimin e pasqyrave për detyrime tatimore; • Plotësimin e detyrimeve ligjore; • Raporte që kërkohen nga rregullatorët; • Plotësimin e raportevetë prokurimeve, etj.

  18. Presionet e mundshmenga ndikimet financiare Presionet e mundshme vijnë në rastet kur profesionisti kontabël është nën ndikimin e interesave financiare kur ekziston mundësia e manipulimit të informacioneve të ndijshme (sensitive) lidhur me çmimin, që bëhet në funksion të rritjes së të ardhurave financiare dhe veçmas në rrrethanat si në vijim: • Kur ka një interes financiar të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në organizatën punëdhënëse dhe vlera e intresit financiar mund të ndikohet drejtpërdrejt nga veprimet e tij; • Kur ka të drejtën e bonusit të lidhur me me fitimin dhe vlera e këtij bonusi mund të ndikohet direkt nga vendimet që merr ai; • Kur e ka opsionin që të shpërblehet nga organizata punëdhënëse direkt ose indirekt me aksione, vlera e të cilit mund të ndikohet drejtpërdrej nga vendimet e marra prej tij; • Kur ka në organizatën punëdhënëse opsionin e aksioneve të cilat janë ose së shpejti do të bëhen të konvertueshme; ose • Kur mund ta ketë të drejtën të kualifikohet në organizatën punëdhënëse për opsionet e aksioneve ose të bonuseve të lidhura me performancën po qe se arrihen disa tregues të caktuar.

  19. Presionet e mundshme nga marrja e ofertave • Presionet e mundshme vijnë në rastet kur profesionisti kontabël i punësuar, apo një anëtar i ngushtë i familjes së tij mund t`i jenë ofruar një nxitje, që mund të ketë forma të ndryshme siç janë dhuratat, mikëpritja, trajtimi profesional dhe joshjet e përshtatshme për miqësi e besnikëri. • Presionet e këtilla bëhen në përpjekje për të influencuar padrejtësisht veprimet ose vendimet, të cilat inkurajojnë sjellje jo ligjore apo të pandershme ose sigurojnë informacione që janë konfidenciale. • Nëse oferta pranohet apo edhe meret atëherë pason presioni edhe më i madh nga ofertuesit me publikim. Publikimi, faktikisht do të dëmtonte reputacionin e profesionistit kontabël të punësuar, ashtu edhe atë të anëtarit të ngushtë të familjes së tij. • Presionet e mundshme nga marrja e ofertave, mund të jenë të mëdha varësisht nga natyra, vlera dhe qëllimi që qëndron pas ofertës.

  20. Presionet e mundshme nga bërja e ofertave • Presionet e mundshme vijnë në rastet kur profesionisti kontabël i punësuar mund të jetë në një situatë ku ai parshikohet të bëjë ose është në presion për të bërë një ofertë nxitëse, e cila duke nënshtruar gjykimin e një individi ose të një organizate tjetër, ka për qëllim të influencojë (ndikojë) procesin e vendimarrjes ose marrjen e informacioneve konfidenciale. • Ky presion mund të vijë nga brenda organizatës punëdhënëse, p.sh, nga një koleg ose një epror. • Gjithashtu mund të vijë edhe nga një individ apo organizatë nga jashtë, të cilët sugjerojnë kryerjen e veprimeve ose marrjen e atyre vendimeve të biznesit, të cilat do të jepnin avantazhe (përparsi) për organizatën punëdhënëse, mundësisht duke influencuar në mënyrë të papërshtatshme profesionistin kontabël të punësuar.

  21. Koha e mbetur Presionet e mundshme për mos kryerjen e detyrave me kompetencë profesionale Presionet e mundshme vijnë në rastet kur profesionisti kontabël i punësuar mund të vlerësojë një situatë ku ai parshikon se detyrat nuk mund t`i kryej me kompetencë profesionale dhe me kujdesin e duhur. Presione të tilla janë: • Koha për kryerjen siç duhet ose për përfundimin e detyrave përkatëse është e pamjaftueshme. • Informacionet nuj janë të plota, janë të kufizuara, ose thënë ndryshe, të pamjfatueshme për kryerjen e detyrave siç kërkohet. • Eksperienca (përvoja), trajnimi ose edukimi profesional janë të pamjaftueshëm. • Burimet që kërkohen prë të kryer detyrat siç duhet, janë të pamjaftueshme.

  22. Presionet e mundshme për mos kryerjen e detyrave me kompetencë profesionale • Rëndësia e këtyre presioneve do të varet nga faktorë të tillë si, shkalla në të cilën profesionisti kontabël i punësur punon për të tjerët, vjetërsia relative në punë dhe niveli i mbikëqyrjes dhe rishikimit që zbatohet për punën

  23. Presionet e mundshme nga personeli – burimet njerëzore • Presionet e mundshme nga personeli – burimet njerëzore vijnë në rastet kur profesionisti kontabël i punësuar mund të jetë në një situatë ku ka të bëjë me: • Punësimin; • Vlerësimin e performancës; • Aftësitë; • Kompetencën; • Zhvillimin e karrierës; • Ngritjen në përgjithësi; • Shpërblimin dhe • Vlerësimin e nevojave të personelit.

  24. Presionet e mundshme tjera ndaj profesionistëve kontabël • Presionet e mundshme tjera për profesionistin kontabël të punësuar mund të jenë çështjet si në vijim: • Personeli i firmës zotëron njohuritë për sektorin përkatës ose për çështjet që janë për t`u shqyrtuar; • Personeli i firmës ka përvojë në lidhje me kërkesat përkatëse rregullatore apo të raportimit, ose aftësinë për të fituar zotësitë e nevojshme dhe njohuritë që duhen, në mënyrë efikase; • Firma ka personel të mjaftueshëm me aftësi e kompetencë të nevojshme; • Ekspertët janë të disponueshëm, nëse ata do të nevojiten; • Individët dhe zyrtarët të cilët i plotësojnë kriteret dhe kërkesat për t`u angazhuar në punë plotësuese a janë të gatshëm kur kjo kërkohet. • Firma është e gatshme të plotësojë angazhimin brenda afatit të kërkuar për kompletimin e informacionit financiar.

  25. Presionet e mundshme tjera ndaj profesionistëve kontabël • Madhësia e firmës. • Numri dhe vendndoshja e gjeografike e zyrave. • Rezultatet e procedurave të barazimeve dhe klasifikimeve të pozicioneve të ndryshme bilancore. • Shkalla e autoritet që kanë personeli dhe zyret (p.sh, nëse zyret individuale janë autorizuar të kryejnë regjistrimet dhe veprimet tjera kontabile dhe audituese ose këto mund të kryehn vetëm nga një zyrë qendrore. • Natyra dhe dhe kompleksiteti i praktikës dhe i organizimit tëë firmës. • Rreziqet lidhur me klientët dhe angazhimet specifike të firmës. • Sasia dhe cilësia e evidencës së transaksioneve dhe përcjelljes së dokumentacionit përkatës.

  26. Presionet e mundshme tjera ndaj profesionistëve kontabël • Procedurat që adopton firma për ruajtjen e dokumenteve financiare • Elektronike • Të forta (në letër) • Procedura që adoptohen për të drejtën e qasjes në dokumentacione • Fjalëkalimi (pasword) • Organizimi dhe Funksionimi i sistemit të mbykqyrjes, monitorimit (vëzhgimit) • Organizimi dhe funksionimi i strukturës audituese dhe kryesuesi • Rreziku i mos zbulimit të anomalive në kuadër të firmës. • Përcaktimi i pranueshmërisë së kuadrit të raportimit financiar • Ndryshimi i kushteve të anagzhimit të profesionistit kontabël të punësuar dhe personelit tjetër

  27. Ju faleminderit për vëmendjeFundi i ligjëratës Prof.dr.M.Aliu 27

More Related