1 / 23

IKONAT DHE VEPRIMET ME DRITARE

IKONAT DHE VEPRIMET ME DRITARE.

jatin
Download Presentation

IKONAT DHE VEPRIMET ME DRITARE

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. IKONAT DHE VEPRIMET ME DRITARE

  2. IKONAT–përdoren për të simbolizuar komandat , elementet, apo objektet e ndryshme në të gjitha programet e natyrës Windows. Këto janë vizatime të imëta me pamje të ndryshme dhe deri diku të standardizuara. Megjithate ikonat mund t`i përdorë shfytëzuesi sipas dëshirës. Ikona shërben për aktivizimin e komandës, apo objektit që e paraqet. Duke shtypur mbi ikonë do të aktivizohet komanda e caktuar. Pra, çdo ikonë do të hapet duke shtypur mbi të . Zakonisht llojet e caktuara të ikonave shërbejnë per prezantimin e objekteve të caktuara.Nëse treguesi i miut mbahet mbi emrin e ikonës, ajo do të marr ngjyrë të kaltër dhe nën të do të shfaqet përmbajtja e ikonës. Nëse shtypet mbi ikonë do të hapet dritarja përkatëse.

  3. Rregullimi i pozitës së ikonave : Nëse në cilado pjesë e desktopit, jashtë ikonave, shtypet me tastin e djathte, shfaqet një meny me ndihmën e të cilës rregullohet mënyra e vendosjes së ikonave në desktop. Disa prej opcioneve te menysë (ato te cilat kane nga nje trekëndësh të plotë ) kanë edhe nënmenytë e tyre, të cilat fitohen atëherë kur të zgjedhet ai opcion.

  4. Hapja e menysë së ikonave : nëse me maus pozicionohemi mbi ikonë dhe shtypim tastin e djathtë, do të shfaqet një meny që ka të bëjë me ikonën përkatëse dhe e cila i ofron disa mundësi.

  5. Dritaret dhe veprimet me to – Në vazhdim do të prezentohet një dritare (My computer), përmes të cilës do të sqarohen të gjitha elementet e saj si dhe veprimet me to.

  6. Shërben për minimizimin e dritares deri në madhësi të ikonës shiriti i titullit, përmes të cilit lëvizet dritarja në cilëndo pjese te ekranit shiriti i menyve shiriti i veglerive shiriti i objektit të zgjedhur Shërben për rikthimin e madhësisë paraprake Shërben përmbylljen e dritares shiriti rrëshqitës shiriti i veprimeve pjesa për ndryshim proporcional të madhësisë së dritares ikonat e programeve

  7. Lëvizja e dritares nëpër ekran: Për këtë qëllim treguesi i miut duhet të vendoset në shiritin e titullit të dritares dhe të mbahet i shtypur tasti i majtë. Në drejtimin në të cilin e lëvizim miun, lëviz edhe dritarja. Nd[rrimi i gjerësisë së dritares: Për këtë qëllim duhet të pozicionohemi diku në konturën e jashtme të dritares, gjithë derisa treguesi i miut të marrë kahjën e shigjetës së dyfisht. Ashtu si e lëvizim miun, ashtu ndryshojnë edhe dimensionet e dritares.

  8. Minimizimi, rikthimi i gjerësisë paraprake dhe mbyllja e dritares : Për këtë qëllim përdoren tre katrorët e vegjël, të vendosur në këndin e majtë të epërm në shiritin e titullit të dritares. Nëse me miun shtypet mbi të parin, dritarja merr dimensionin minimal. Me të dytin kthehen përmasat paraprake të dritares, ndërsa me të tretin mbyllet tërësisht.

  9. Ikona e dritares së minimizuar

More Related