VKM Nr.453, date 23.06.2005  Per miratimin e listes se pajisjeve qe perdorin lende ozonholluese, te cilat ndalohen te pr

VKM Nr.453, date 23.06.2005 Per miratimin e listes se pajisjeve qe perdorin lende ozonholluese, te cilat ndalohen te pr PowerPoint PPT Presentation


  • 161 Views
  • Uploaded on
  • Presentation posted in: General

VKM-ja mbeshtetet ne nenin 100 te Kushtetutes dhe ne piken 2 te nenit 17 te ligjit Nr.8934, date 05.09.2002 Per mbrojtjen e mjedisit" sipas te cilit Importimi dhe prodhimi i pajisjeve qe perdorin lende ozonholluese eshte i ndaluar";Ne VKM sqarohen termat e meposhtem:Lende ozonholluese" te cilat

Download Presentation

VKM Nr.453, date 23.06.2005 Per miratimin e listes se pajisjeve qe perdorin lende ozonholluese, te cilat ndalohen te pr

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation

Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author.While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - E N D - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Presentation Transcript


1. VKM Nr.453, date 23.06.2005 “Per miratimin e listes se pajisjeve qe perdorin lende ozonholluese, te cilat ndalohen te prodhohen e te importohen, si dhe rregullat e procedurat e zevendesimit te lendeve ozonholluese ne pajisjet ekzistuese” M. Sc. Mirela KAMBERI Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave Tirane, Dhjetor 2005

2. VKM-ja mbeshtetet ne nenin 100 te Kushtetutes dhe ne piken 2 te nenit 17 te ligjit Nr.8934, date 05.09.2002 “Per mbrojtjen e mjedisit” sipas te cilit “Importimi dhe prodhimi i pajisjeve qe perdorin lende ozonholluese eshte i ndaluar”; Ne VKM sqarohen termat e meposhtem: “Lende ozonholluese” te cilat ndahen ne: -substanca dhe perzierje te tyre qe hollojne shtresen e ozonit; -produkte qe permbajne substanca ozonholluese ose jane prodhuar me to: produktet aerosole, fikse zjarri, veshje ftohese, panele dhe tubacione. “Pajisje qe perdorin lende ozonholluese”: kondicionere ajri ne automobila, kamiona e ne mjete te tjera, ftohes shtepiake dhe tregtare dhe kondicionere e pompa nxehtesie. Substancat, produktet dhe pajisjet jane listuar ne shtojcat 1,2,3 te VKM ne perputhje me anekset e protokollit te Montrealit.

3. “Sasia e lendeve ozonholluese qe do te importohet”- sasia qe percaktohet duke zbritur nga sasia e importuar nje vit me pare sasine e mbetur stok nga ai vit dhe perqindjen me te cilen ulet sasia e pergjithshme e ketyre lendeve ne vitin per te cilin miratohet leja, ne perputhje me kuotat vjetore, te dhena ne shtojcen 4 te VKM-se; “Perdorues te lendeve ozonholluese” – personat fizike e juridike te licensuar per t’i perdorur keto lende ne proceset e prodhimit, te mirembajtjes e sherbimit;

4. Qendra te perpunimit te lendeve ozonholluese- njesite e licensuara per te kryer riciklimin, rafinimin dhe rirafinimin e lendeve ozonholluese, ne kuader te procesit te nxjerrjes se tyre nga perdorimi; Me perdorim te lendeve ozonholluese – kuptohet perdorimi i tyre ne proceset e prodhimit, te mirembajtjes e te sherbimit, ose ne procese te tjera cfaredo, ku ato nuk duhet te sherbejne si lende e pare; Me riciklim te lendeve ozonholluese – kuptohet pastrimi me ane te filtrimit dhe heqja e lageshtise se substancave ozonholluese te grumbulluara nepermjet tharjes, me qellim riperdorimin e tyre;

5. Me rafinim dhe rirafinim te lendeve ozonholluese – kuptohet perpunimi dhe pastrimi i substancave ozonholluese te grumbulluara nepermjet filtrimit, tharjes, distilimit dhe patrimit kimik, deri ne sigurimin e cilesise se nevojshme per perdorim te rregullt. Me zevendesim te lendeve ozonholluese kuptohet procesi qe permbledh veprimet per : zvogelimin e sasise se tyre ne perdorim, duke respektuar kuotat vjetore te importit te caktuara per vendin tone ; importimin e lendeve qe kryejne te njejtat funksione, por qe sillen miqesore me mjedisin; fillimin e mbushjes se pajisjeve ozonholluese, para vitit 2010, me lende qe sillen miqesore me mjedisin; fillimin e importimit, para vitit 2010, te pajisjeve qe nuk punojne me lende ozonholluese.

6. Ne Republiken e Shqiperise jane te ndaluara: Prodhimi i substancave ozonholluese dhe i produkteve qė i permbajne tė listuara ne Aneksin A, B, C (Grupi II), D dhe Aneksin E, tė Protokollit tė Montrealit; Importimi dhe hedhja ne treg e produkteve qe permbajne substanca ozonholluese dhe i pajisjeve qe i perdorin te listuara ne Anekset e Protokollit te Montrealit; Shkarkimi nė ajėr i substancave ozonholluese te listuara ne Anekset e Protokollit te Montrealit; Importimi i substancave ozonholluese, produkteve qe i permbajne ato dhe pajisjeve qe i perdorin, nga nje vend qe nuk eshte pale ne Protokollin e Montrealit; Perdorimi i substancave ozonholluese dhe i produkteve qe i permbajne ato, ne fushen e bujqesise, me qellim mbrojtjen e bimeve; Eksportimi i substancave ozonholluese, i produkteve qe i permbajne ato dhe i pajisjeve qe i perdorin, drejt nje vendi qe nuk eshte pale ne Protokollin e Montrealit; Importimi i substancave ozonholluese te riclikluara apo te rafinuara;

7. Importimi Importimi i substancave ozonholluese tė pėrfshira nė Shtojcen 1 te ketij vendimi, lejohet vetėm mbi bazėn e kuotave vjetore tė pėrcaktuara ne perputhje me diagramen e nxjerrjes se tyre nga perdorimi deri ne vitin 2010, te aprovuar per Shqiperine, sipas diagrames se dhene ne Shtojcen 4 te ketij vendimi. Pėrjashtim nga kuotat e dhėna nė Shtojcen 4 bėhet vetėm pėr raste tė veēanta kur duhet mbrojtur jeta e njerėzve, larmia biologjike, siguria kombėtare, kėrkimet shkencore dhe per te perballuar fatkeqėsitė natyrore. Ky pėrjashtim lejohet kur nuk ka zgjidhje tė tjera nga pikpamja mjedisore, ose zgjidhjet e tjera janė ekonomikisht tė papėrballueshme; Cdo tejkalim, si me lart, behet me urdher te Ministrit tė Mjedisit, mbi bazen e kerkeses se argumentuar te organit perkates shteteror, ku sqarohen lloji dhe sasia e lendes qe duhet importuar, vendi nga do importohet dhe koha e levrimit, pasi eshte siguruar paraprakisht miratimi nga Sekretariati i Protokollit.

8. Importuesi i lendeve ozonholluese siguron etiketimin e tyre nė gjuhėn shqipe. Etiketa pėrmban emėrtimin tregtar, pėrbėrjen kimike, kodin e nomenklatures se kombinuar (Kodin e NC), simbolin e rrezikut me shenjėn nė pėrputhje me klasifikimin ndėrkombetar ISO, njoftime mbi rrezikun pėr shėndetin dhe mjedisin, kėrkesat pėr sigurinė dhe kushtet e depozitimit. Nė etiketė jepet gjithashtu sasia e pėrgjithshme e lendes sė amballazhuar, data e prodhimit dhe e skadimit. Importimi i substancave ozonholluese lejohet vetėm nė deget doganore qė kanė personel te certifikuar dhe pajisje speciale pėr zbulimin dhe identifikimin e tyre, te siguruara nga Njesia Kombetare e Ozonit (te cilat percaktohen dhe publikohen nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave).

9. Perdorimi eshte procesi qe perfshin: zevendesimin, sipas nevojave dhe mundesive, te substancave ozonholluese ne pajisjet ekzistuese, duke perdorur substancat e importuara sipas kuotave dhe/ose te tjera substanca te rekomanduara si miqesore me mjedisin; grumbullimin dhe ruajtjen e substancave ozonholluese te perdorura, qe dalin gjate mirėmbajtjes dhe riparimit qe u behet pajisjeve ekzistuese; riciklimin, rafinimin dhe rirafinimin, ripėrdorimin ose asgjėsimin e sasive te grumbulluara ne qendrat e perpunimit, me teknika dhe teknologji te miratuara; perdorimin e produkteve qe permbajne substanca ozonholluese apo jane prodhuar me to ; eksportimin e substancave ozonholluese te grumbulluara per qellime riciklimi ose asgjesimi ne rastet kur keto nuk mundesohen brenda vendit ; trainimin, certifikimin e perdoruesve dhe te personelit te qendrave te perpunimit; kompletimin e perdoruesve dhe te qendrave te perpunimit me pajisjet perkatese permes Njesise Kombetare te Ozonit. - Perdorimi i lendeve ozonholluese realizohet vetem nga persona fizike dhe juridike te licensuar dhe te pajisur me leje mjedisore. - Sasia e grumbulluar e substancave ozonholluese, qė nuk mund tė riciklohet, trajtohet sipas dispozitave tė parashikuara nga ligji nr. 9108, dt. 17.07.2003 «Pėr substancat dhe preparatet kimike».

10. LEJA MJEDISORE Me leje mjedisore, sipas kerkesave te ketij vendimi, pajisen personat fizike dhe juridike: a. qe kerkojne te importojne lende ozonholluese ; b. qe kerkojne te perdorin lende ozonholluese, duke specifikuar veprimtarite konkrete qe do te kryejne. Kerkimi i lejes mjedisore per importim dhe miratimi i saj nga Ministri i Mjedisit, behet per cdo vit, pasi te jete hartuar nga Njesia Kombetare e Ozonit raporti vjetor. Kopje e lejes se miratuar i percillet Drejtorise se Pergjithshme te Doganave. Formulari i kerkeses dhe formati i lejes mjedisore per importim jane te parapergatitura dhe jepen ne Shtojcen 5 te ketij vendimi. Ne lejen mjedisore saktesohet sasia e substancave ozonholluese qe do te importohet.

11. Kur kerkesa per leje mjedisore behet per importim dhe per qendra perpunimi te lendeve ozonholluese, agjensia rajonale e mjedisit, ne konsultim me Njesine Kombetare te Ozonit, harton me shkrim mendimin e vet dhe praktiken ja percjell Ministrise se Mjedisit. Kur kerkesa eshte per perdorim te lendeve ozonholluese, agjensia rajonale e mjedisit, akordon vete lejen mjedisore, ne formen e autorizimit, pas konsultimit me Njesine Kombetare te Ozonit. Kerkesat per te vene ne perdorim lendet ozonholluese ose pajisjet qe i perdorin ato, te depozituara ne Rezerven e Shtetit nga organet doganore, nuk shqyrtohen dhe per to nuk akordohet leje mjedisore. Kerkimi dhe miratimi i lejes mjedisore per importim apo perdorim, kryhet sipas procedurave te percaktuara ne Ligjin Nr. 8990, date 23.01.2003 “Pėr vleresimin e ndikimit ne mjedis” dhe ne aktet nenligjore ne zbatim te tij. Leja mjedisore jepet kundrejt tarifes se sherbimit, e cila percaktohet me udhezimin te Ministrit te Mjedisit.

12. MONITORIMI Monitorimi i procesit te nxjerrjes nga perdorimi deri ne vitin 2010 i lendeve ozonholluese dhe i pajisjeve qe perdorin keto lende, eshte pjese e Programit Kombetar te Monitorimit te Mjedisit dhe synon te vleresoje ne vazhdimesi, shkallen e zbatimit te kerkesave te Protokollit te Montrealit. Ne monitorim perfshihen te dhena per: importimin dhe perdorimin e lendeve ozonholluese; stokun e krijuar ne Rezervat e Shtetit te pajisjeve qe perdorin lende ozonholluese te ndaluara nga organet doganore; stokun e krijuar ne Rezervat e Shtetit te substancave dhe lendeve ozonholluese te ndaluara nga organet doganore; Te dhenat per importimin dhe perdorimin e lendeve ozonholluese dhe pajisjeve qe i perdorin ato, sigurohen nepermjet rregjistrave perkates. Njesia Kombetare e Ozonit krijon dhe mban Rregjistrin Shtetėror te lendeve ozonholluese.Formatimi i rregjistrit dhe menyra e komunikimit dhe e keshillimit te te dhenave te tij miratohen me udhezim te Ministrit te Mjedisit.

13. Rregjistra mbajne edhe: a. personat fizike ose juridike qė importojne, eksportojne, perdorin ose perpunojne lendet ozonholluese; b. Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave per sasite e importuara te lendeve ozonholluese. Te dhenat e rregjistrave raportohen ne Njesine Kombetare te Ozonit brenda dates 25 Dhjetor te cdo viti. Personat e permendur me lart i formatojne raportimet sipas kerkesave me shkrim te Njesise Kombetare te Ozonit. Mbi bazen e tė dhėnave tė Rregjistrave, brenda datės 30 Mars tė ēdo viti, Njesia Kombetare e Ozonit harton raportin vjetor, i cili pėrmban: -Tė dhėnat pėr personat fizikė dhe juridikė importues, eksportues dhe perdorues te lendeve ozonholluese; -Sasinė dhe tipin e lendeve ozonholluese tė pėrcaktuara nė Shtojcat 1 dhe 2 te ketij vendimi, qė kanė hyrė nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė; -Sasinė dhe tipin e lendeve ozonholluese tė pėrfshira nė Shtojcat 1 dhe 2 te ketij vendimi, qė janė ricikluar dhe rafinuruar brenda vendit; -Sasinė dhe tipin e lėndėve ozonholluese qė janė gjendje ne magazina, deri mė kete date; -Sasinė dhe tipin e lėndėve ozonholluese dhe pajisjeve qe i perdorin, te cilat janė gjendje ne Rezervat e Shtetit deri mė 30 Mars, te bllokuara nga organet doganore; -Sasinė dhe llojin e lendeve ozonholluese te pėrfshira nė Shtojcat 1 dhe 2 te ketij vendimi, qė kerkohen te importohen ne vitin aktual.

14. ZBATIMI Veprimtarite e pajisura me leje mjedisore sipas ketij vendimi, jane objekt kontrolli nga Inspektorati Mjedisor. Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Ministria e Mjedisit dhe Drejtoria e Pergjithshme e Doganave. Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet 60 dite pas botimit.

  • Login