1 / 13

Seminar kombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në mërgatë Vlorë, 26-28 korrik 2010

AVNI REXHA, udhëheqës i zyrës për barasvlerë dhe njohje të diplomave parauniversitare - MASHT Integrimi i nxënësve të kthyer nga mërgata në shkollat e Kosovës. Seminar kombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në mërgatë Vlorë, 26-28 korrik 2010.

garin
Download Presentation

Seminar kombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në mërgatë Vlorë, 26-28 korrik 2010

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. AVNI REXHA, udhëheqës i zyrës për barasvlerë dhe njohje të diplomave parauniversitare - MASHT Integrimi i nxënësve të kthyer nga mërgata në shkollat e Kosovës Seminar kombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në mërgatë Vlorë, 26-28 korrik 2010

  2. Një historik i shkurtër Procesi i barasvlerësimit dhe njohjes së dokumentacionit në Kosovë ka filluar në vitin 2000. Ky proces në fillim është bazuar në rregulloret që janë hartuar nga organet përgjegjëse arsimore të ngritura nga Misioni Civil Ndërkombëtar në Kosovë (UNMIK-u) e më pastaj në bazë të udhëzimeve administrative të hartuara dhe miratuara nga MASHT-i . Në bazë të të dhënave që posedon MASHT-i ,sipas kërkesave për barasvlerë dhe njohje të dëftesave dhe diplomave, nga viti 2003 e deri më tani, në nivele të ndryshme të arsimimit parauniversitar, janë regjistruar dhe sistemuar rreth 5400 nxënës. Ndërsa, gjatë vitit 2009 dhe deri në qershor 2010 nga vendet e ndryshme janë kthyer në Kosovë 856 nxënës, për t’i vazhduar mësimet këtu. Nxënësit e kthyer janë nga vendet e ndryshme evropiane, por edhe nga Amerika e vendet tjera. Megjithatë, shumica prej tyre janë nga Gjermania dhe Zvicëra, ku jeton edhe shumica e mërgatës nga Kosova.

  3. Procedurat për barasvlerë dhe njohje të dokumenteve Komisioni për barasvlerë dhe njohje të dokumenteve zakonisht bënë dy veprime: sitemimin dh avancimin e nxënësve të kthyer. Por, shpesh has edhe në vështirësi .

  4. Procedurat për barasvlerë dhe njohje të dokumenteve - Sistemimi - Nëse nxënësit kthehen nga diaspora, në fund të dy mujorit të parë të gjysmëvjetorit të parë, regjistrohen në shkollë, i përcjellin mësimet dhe vlersohen si nxënësit e tjerë. - Nëse nxënësit kthehen në fund të gjysmëvjetorit të parë, i përcjellin mësimet në gjysmëvjetorin e dytë, vlerësohen si nxënësit e tjerë dhe notat që i merr janë notat e vitit. - Nëse nxënësit kthehen dy ose tre muaj pa përfunduar viti shkollor, ata shkojnë në shkollë si dëgjues, nuk regjistrohen në ditar (regjistër) dhe nuk notohen. Këtyre nxënësve u njihet klasa e përfunduar dhe konsiderohet se e kanë mbaruar vitin në diasporë.

  5. Procedurat për barasvlerë dhe njohje të dokumenteve - Avancimi - Komisioni për barasvlerë dhe njohje bën edhe avancimin e nxënësve të kthyer, në disa raste . Kjo ndodhë sidomos me nxënësit të cilët për shkakë të gjuhës ju ka humbur ndonjë vit shkollor dhe kanë kaluar moshën e shkollimit. Në këto raste Komisioni mund të merrë vendim për avanicimin e tyre.

  6. Procedurat për barasvlerë dhe njohje të dokumenteve - Vështirësitë Komisioni për barasvlerë dhe njohje të dokumenteve shpesh herë has në vështërsi gjatë procedurës së barasvlerës së dokumenteve. Vështërsitë më të dukshme janë: -Kur nxënësit tanë lënë mësimet këtu në Kosovë, për një kohë të caktuar, dhe në shtetin që shkojnë, zakonisht për shkakë të gjuhës, ju humbet ndonjë vit shkollor. Pastaj kur të kthehën humbin mësimet me gjeneratën e vet të cilën e kanë lënë.

  7. Kthimi i nxënësve në mënyrë vullnetare dhe në mënyrë të detyruar • Integrimi i nxënësve në shkolla është shumë më i lehtë kur familjet e tyre kthehen në mënyrë vullnetare. Në këto raste fëmijët përgatiten në mënyrë psiqike nga prindërit dhe integrimi i tyre është shumë më i lehtë. • Ndërsa fëmijet e familjeve të cilat kthehen në mënyrë jo vullnetare, e kanë shumë më vështirë të integrohen. Kjo ndodhë për arsye se familjet e tyre, në shumicëne rasteve, mendojnë dhe shpresojnë akoma që të kthehen në vendet prej nga janë larguar. Kështu ata nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur integrimit të fëmive të tyre në shkollat e Kosovës.

  8. Si i pranon komuniteti shkollor nxënësit e kthyer nga diaspora ? Zakonisht nxënësit e kthyer nga diaspora hasin në mikrpritje të ndryshme në shkollat e Kosovës. Kjo në radhë të parë varet nga vete mjedisi ku gjendet shkolla, nga botëkuptimet e nxënësve vendor etj. P.sh. një nga vështërsitë në të cilën nxënësit e kthyer mund të hasin është pengesa e shprehjes së lirshme në gjuhën amtare, shqipe. Kjo mundet të shëndërrohet në objekt mahie nga shokët e klasës. Problem tjetër mund të jenë edhe pikëpamjet e ndryshme që mund të kenë nxënësit për çështje të caktuara. Kjo ndodhë për faktin që dihet se nxënësit që kanë jetuar jasht kanë qenë të ekspozuar ndaj botëkuptimevetëndryshme, për dukuri e ndryshme shoqërore.

  9. Nxënësitë e kthyer dhe vështirësitë e tyre Duke u bazuar në intervistimet e nxënësve në disa shkolla të Kosovës si p.sh. në: • sh.f,,Xhemail Mustafa” (Prishtinë) dhe në sh.f.,,Hasan Prishtina” (Prishtinë) vështërsit që nxënësat hasin me vazhdimin e mësimeve janë kryesishte te lëndët shoqërore ( Histori, E.D. Qytetare Gjeografi etj.) dhe atë për arsye të shprehurit në gjuhën amëtare dhe për arsye të metodologjisë së mësimëdhënies. • Te nxënësit të cilët kanë vijuar mësimet plotësues shqipe, në shtetet prej nga vijnë, gjuha ( të kuptuarit) nuk paraqet edhe shumë problem. Kjo ndodhë falë punës së mësimëdhënësve të gjuhës shqipe në diaspor -juve si mësimëdhënës.

  10. Dallimet e sistemeve të shkollimit • Në shumë raste sistemet e shkollimit nuk janë të njëta me sistemin e shkollimit në Kosovë: p.sh. në Gjermani shkolla kryesore (Real Schule) zgjatë 10 vite, kurse te ne klasa e 10 është në shkollen e mesme të lartë. • Vështirësi lidhur me sistemin e shkollimit për barasvlerë dhe ekuivalencë të dëftesave kemi edhe me dëftesat dhe dokumentet e shteteve skandinave si Suedia, Norvegjia, Finlanda etj. ku në dokumentet e tyre nuk kemi kurrfarë vlerësimi me nota të nxënësve (shkollat fillore).

  11. Dallimet e sistemeve të shkollimit(vazhdim) - Nxënësit të cilët kthehën nga diaspora dhe kanë përfunduar shkollën kryesore (të obliguar) nuk i nënshtrohen testit të arritshmërisë i cili organizohet nga MASHT-i. Këta nxënës regjistrohen duke u marrë si bazë suksesi i tyre i përgjithshëm, i arritur në diasporë.

  12. Matura, problemet që shfaqen për nxënësit që kthehen nga mërgata Një nga vështirësit për nxënësit e kthyer është edhe provimi i maturës, sidomos në rastet kur: • Nxënësit të cilët nuk i përfundojnë provimet përfundimtare (siç është matura apo provime e tjera të parapara në vendet nga të cilat vijnë) duhet t’i nënshtrohen provimit të maturës në Kosovë, për ta marr diplomën dhe për ta pasur të drejtën e konkurrimit në universitet. • Dallimet në sisteme të arsimit (në Kosovë dhe nga vendi që kthehet, në kurrikulat etj. është i madh. • Nxënësit kanë vështirësi në gjuhën amtare (në të shprehur e të kuptuar).

  13. Faleminderit !

More Related