Lindja dhe zhvillimi i kushtetutave
Download

Lindja dhe zhvillimi i kushtetutave







Advertisement
/ 36 []
Download Presentation
Comments
farren
From:
|  
(402) |   (0) |   (0)
Views: 374 | Added: 08-07-2012
Rate Presentation: 0 0
Description:
Lindja dhe zhvillimi i kushtetutave. Literatura. Kurtesh Saliu, E drejta kushtetuese Prishtinë, 2001. Aurela Anastasi/Luan Omari, E drejta kushtetuese, Tiranë 2008. Luan Omari, Parime dhe insitucione të së drejtës publike, Tiranë 2004. C’eshte Kushtetuta?.
Lindja dhe zhvillimi i kushtetutave

An Image/Link below is provided (as is) to

Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use only and may not be sold or licensed nor shared on other sites. SlideServe reserves the right to change this policy at anytime. While downloading, If for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server.











- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - E N D - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -




Slide 1

Lindja dhe zhvillimi i kushtetutave

Dr. Arta Vorpsi

Slide 2

Literatura

  • Kurtesh Saliu, E drejta kushtetuese Prishtinë, 2001.

  • Aurela Anastasi/Luan Omari, E drejta kushtetuese, Tiranë 2008.

  • Luan Omari, Parime dhe insitucione të së drejtës publike, Tiranë 2004.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 3

C’eshte Kushtetuta?

  • Ligji themelor në një shtet. Si pasojë:

    a) Të gjitha aktet e tjera normative duhet të jenë në përputhje me të.

    b) Mospërputhja e akteve me Kushtetutën sjell pavlefshmëri.

  • Në kuptimin formal: e shkruar e kodifikuar me fuqinë më të lartë juridike, miratuar nga organi më i lartë ligjvënës, me procedurë të veçantë.

  • Në kuptimin material: norma dhe rregulla themelore që rregullojnë bazat e rendit shoqëror, shtetëror e juridik të një vendi.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 4

Kushtetuta në kuptimin formal

  • Ka supremaci ndaj akteve të tjera (neni 4/2)

  • Zbatohet drejtpërdrejt (neni 4/3)

  • Ka për qëllim:

    a) të përcaktojë procedurat kryesore për adoptimin e akteve normative;

    b) të ndajë kompetencat midis organeve që miratojnë norma juridike;

    c) të përcaktojë thelbin e përmbajtjes së normave juridike;

    d) të kontrollojë kushtetutshmërinë nga gjyqtari kushtetues.

  • Miratohet dhe ndryshohet me procedurë me të veshtire (neni 177).

Dr. Arta Vorpsi

Slide 5

Kushtetuta në kuptimin material

  • Georg Jelinek: Kushtetuta duhet të përmbajë normat dhe rregullat e funks.të pushtetit shtetëror, veçanërisht për organet e larta shtetërore, si dhe raportin midis këtyre organeve.

  • Hans Kelzen: rregullat me të cilat përcaktohen kompetencat dhe rregullohen procedurat për nxjerrjen e akteve të përgjithshme normative.

  • Maurice Duverger: Kushtetuta përcakton institucionet politike te vendit.

  • F.Lasalle: Kushtetuta është raporti I forcave shoqërore të cilat ekzistojnë në shoqëri.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 6

Llojet e Kushtetutave

Te shkruara: ne kuptimin formal.

Te pashkruara: SipasTocquevill Anglia nuk ka një kushtetutë. Sipas Xhejms Brajs: Anglia ka një kushtetutë jo të shkruar, pra një kushtetutë në kuptimin material.

Te ngurta: ndryshohen me veshtiresi

Elastike: ndryshohen me lehte

Kriter dallues: procedura e miratimit dhe e ndryshimit te saj.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 7

Prejardhja e Kushtetutave

  • Fillesat e Kushtetutës janë në Greqinë dhe Romën e vjetër.

  • Në Greqi përfaqësohet nga Aristoteli me veprën Politika ku paraqiten dy akte:

    a) Politeia (kushtetuta)akt i posaçëm

    b) nomoi (ligji) akt i zakonshëm.

  • Në Romë përfaqësohet me termin constitutio. Me këtë term kuptohej çdo akt që nxirrte Perandori.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 8

Periudha e Mesjetës

  • Termi më i zakonshëm për Kushtetutën ishte carta ose statuto.

  • Konsideroheshin si akte që përmbanin privilegje për institucionet fetare, fisnikëve

  • Karta më e njohur ishte Magna Charta Libertatum (Karta e Madhe e Lirive).

  • Karta u bë frymëzuese për kushtetutat materiale dhe formale moderne.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 9

Magna Charta (1215)

  • Marrëveshje midis mbretit dhe baronëve anglezë për të garantuar të drejtat e tyre.

  • Parashikohej e drejta e zgjidhjes gjyqësore të konflikteve midis tyre dhe e drejta për kryengritje e e baronëve në rast të mos respektimit të të drejtave.

  • U bë bazë kushtetuese për kartat e mëvonshme të të drejtave dhe lirive të njeriut.

  • Në Angli është burim i së drejtës pozitive.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 10

Feudalizmi

  • Shfaqen disa karta:

    • Peticioni mbi të drejtat (1628). Garantonte të drejta politike për borgjezinë.

    • Ligji mbi të drejtat ose Bill of Rights (1688). Garantonte të drejtat e shprehura tek Magna Carta.

    • Habeas Corpus Act (1690). Garantonte të drejtat para organeve të policisë dhe gjykatave.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 11

Periudha e Deklaratave

  • Në Shek.XVII-XVIII aktet e të drejtave u quajtën Deklarata.

  • Deklarata e pavarësisë (1776) ShBA. U mbështet mbi të drejtën natyrore të Lokut dhe sovranitetin popullor të Rusoit.

  • Deklarata mbi të drejtat e njeriut dhe shtetasit (1789) Francë. Mbi të doli Kushtetuta e parë (1791).

  • U bënë baza themelore për Kushtetutat e sotme.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 12

Kushtetutat e para

  • Rrjedh nga fjala constitutio dhe i referohet kryesisht mendimit juridik romak.

  • Për herë të parë përdoret në Angli (1688) constitution.

  • Kushtetuta e parë angleze ka qenë Instrumenti i qeverisjes (1653) hartuar nga Kromuelli.

  • Kushtetuta e ShBA (1787) për herë të parë e shkruar në kuptimin modern të saj.

  • Në Francë kemi Kushtetutën e parë europiane (1791).

Dr. Arta Vorpsi

Slide 13

Nevoja e Kushtetutave të shkruara

  • Mendimtarët e shek.XVIII kërkonin rregulla të shkruara për funksionimin e shtetit.

  • Duhej të hartohej një kontratë shoqërore për formimin e shtetit me qëllim përfundimtar:

    - kalimin e sovranitetit nga mbreti te populli

    - përmbysja e rendit feudal dhe vendosja e rendit të ri;

    - garantimi i të drejtave dhe lirive themelore

    - pjesëmarrja në ushtrimin e pushtetit.

  • Të gjitha këto garantohen vetëm nga dokumenti i shkruar me fuqi të caktuar juridike.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 14

Faktorë të tjerë

  • Qartësia dhe kuptueshmëria e Kushtetutës garantohet vetëm nga interpretimi strikt.

  • Fuqia më e lartë juridike garanton epërsinë e saj në të gjithë rendin juridik.

  • Njohja më e lehtë e shtetasve me të drejtat e veta.

  • Ndërgjegjësimi i shtetasve dhe mbajtësve të pushtetit në çdo moment me të drejtat dhe detyrimet.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 15

Kushtetutat në shek.XVIII-XIV

  • Të gjitha Kushtetutat kanë disa të përbashkëta:

    - janë dokumente me fuqinë më të lartë juridike;

    - proklamojnë kalimin e vullnetit nga monarku te populli;

    - garantojnë të drejtat dhe liritë themelore;

    - garantojnë të drejtën e pronës;

Dr. Arta Vorpsi

Slide 16

Kushtetuta e ShBA 1787

  • U miratua nga Kuvendi Kushtetues 1787

  • Deri sot janë bërë vetëm 24 amendamente

  • Është Kushtetuta e parë federative në botë.

  • Është zbatuar sistemi republikan i bazuar tek parimi i ndarjes së pushtetit.

  • Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Presidenti.

  • Ekzekutiv i fortë dhe gjyqësor i pavarur.

  • Gjykatat kanë bërë një interpretim të zgjeruar të Kushtetutës duke e aktualizuar atë gradualisht.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 17

Kushtetuta e Francës 1791,1793

  • 1791 - u miratua nga ndikimi i zhirondinëve. Përmbante kompromisin mes sistemit monarkist dhe sovranitetit popullor (shembull Anglia)

  • Është Kushtetuta e parë e shkruar në Evropë që kishte dhe deklaratën e drejtave themelore, parimin e demokracisë përfaqësuese.

  • Pushteti ekzekutiv nga mbreti, legjislativ nga kuvendi. Në 1792 u pezullua Kushtetuta nga mbreti që shkaktoi revoltën e kuvendit.

  • 1793 - miratua nga Kuvendi i zgjedhur direkt dhe pas miratimit me referendum, si i detyrueshëm për vlefshmërinë e saj.

  • Ndikohej nga jakobinët, krahu i majtë i borgjezisë së mesme.

  • U zbatua për herë të parë republikanizmi. Pushteti ekzekutiv nga Komiteti Shpëtimit Publik i miratuar nga Kuvendi.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 18

Kushtetuta e Zvicrës 1874

  • E para e shtetit federativ në Evropë:”Konfederata miraton këtë kushtetutë federative..”(?!).

  • Eshtë ende në fuqi me ndryshimet e bëra prej atëherë.

  • Cilësohet nga sovraniteti burimor i kantoneve dhe jo i federatës (ndryshe nga Gjermania).

  • Kryetar i shtetit – kuvendi, drejtojnë anëtarët me rradhë për një vit e gjysëm.

  • Ndryshimi i Kushtetutës bëhet nga Kuvendi Federativ dhe referendum i detyrueshëm.

  • Kombinim i parimit federativ dhe sovranitetit popullor

Dr. Arta Vorpsi

Slide 19

Kushtetuta e Gjermanisë 1919

  • Njohur si Kushtetuta e Vajmarit – tipike liberal demokrate shembull për vendet pas luftës II botërore.

  • U suprimua monarkia, u vendos republikanizmi, u ruajt federalizmi.

  • Parlamenti organi më i lartë ku përgjigjen qeveria dhe kryetari i shtetit.

  • U sanksionuan të drejtat themelore të paprekshme.

  • Por kishte elementë që krijuan mundësinë e ardhjes në pushtet të diktaturës: autorizimi i kreut të qeverisë për “nxjerrjen e dekretligjeve sipas nevojës”, përfshi caktimin e kryeministrit të pamiratuar në Kuvend.

  • Vinte ndesh me supremacinë e kushtetutës.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 20

Kushtetuta e BRSS 1936

  • U miratua pas revolucionit të tetorit.

  • Proklamon sovranitetin e popullit punonjës

  • Organet lokale kanë supremaci në territorin e vet.

  • Sistemi centralist i pushtetit dhe roli udhëheqës i partisë në qeverisjen e vendit.

  • Kjo binte ndesh me federalizmin dhe autonominë e proklamuar në Kushtetutë

  • Kjo Kushtetutë me ndryshimet e 1944 (Stalini) mbeti në fuqi deri me 1977, u zëvendësua nga Brezhnjevi pa shumë ndryshime.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 21

Zhvillimi kushtetues pas Luftës II

  • Pas Luftës II rritet numri i vendeve që miratojnë Kushtetutën e shkruar. Shkak bëhet rënia e kolonive.

  • Zenë vend kushtetutat liberale që parashikojnë zgjedhje dpd etj. Synohet drejt Kushtetutave të forta.

  • Për herë të parë Austria dhe Cekosllovakia vendosin kontrollin kushtetues nga GjK.

  • Kushtetutat me vlerën më të madhe teorike janë: e Italisë (1948), Francës (1958), Kinës (1982) dhe e Rusisë (1993).

Dr. Arta Vorpsi

Slide 22

Zhvillimi kushtetues shqiptar

  • Dokumenti i parë modern: Shqipëria ç’ka qenë ç’është dhe ç’do të bëhet me autor Sami Frashërin.

  • U frymëzua nga zhvillimet revolucionare në ShBA dhe Francë.

  • Synimi kryesor ishte krijimi i shtetit të pavarur dhe qeverisja moderne.

  • Ideja e tij bazohej tek drejtimi kolegjial.

  • Përkrahte parimin e përfaqësimit popullor dhe laicitetin e shtetit.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 23

Organizimi politik e shtetëror

  • Organet e drejtimit të pushtetit duhet të kishin këtë formë:

    - Pleqësia – Presidenca

    - Këshilla e përgjithshme – Parlamenti

    - Këshilli i Ministrave – Qeveria

    - Gjykatat e pavarura

    - Autonomia lokale – element i ri

Dr. Arta Vorpsi

Slide 24

Statuti organik (1914)

  • U shpall forma monarkike e qeverisjes.

  • Asambleja Kombëtare - parlamenti. Kontrollohej nga princi.

  • E drejta e zgjedhjes politike vetëm për shtetas mbi 30-vjeç të arsimuar.

  • Shpallte pavarësinë e shtetit shqiptar.

  • Siguronte një sovranitet të pjesshëm.

  • Garantonte pjesërisht pavarësinë e pushteteve.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 25

Statuti i Lushnjës (1920)Statuti i zgjeruar i Lushnjës (1922)

  • U shpall shteti i pavarur dhe sovran.

  • Organet e pushtetit u formuan krejtësisht nga vullneti shqiptar. Këshilli Kombëtar – Parlamenti; Këshilli i Regjencës (4 anëtarë) – Kryetari i shtetit.

  • Ishte i pjesshëm dhe u plotësua nga Statuti i dytë. Ky riafirmoi monarkinë dhe sanksionoi ndarjen e pushteteve.

  • Statuti II parashikonte mospërgjegjësinë e mbretit dhe përgjegjësinë e ministrave para parlamentit.

  • Parlamenti nuk mund të shkarkonte Këshillin e Lartë (regjenca e mbretit) dhe ky nuk mund të shpërndante parlamentin.

  • Parashikoi disa të drejta dhe parimin e ligjshmërisë dhe barazisë së shtetasve para ligjit.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 26

Statuti themeltar i Republikës (1925)

  • U vendos forma e regjimit: republikë presidenciale (kryetari i shtetit drejton qeverinë)

  • U ruajtën parimet e ndarjes së pushteteve dhe sovranitetit.

  • Parlamenti u bë dy-dhomësh.

  • Praktika tregoi se u përqendruan shumë kompetenca në duart e kryetarit të shtetit.

  • Megjithëse garantonte të drejtat themelore veprimtaria e lirë politike nuk sigurohej.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 27

Statuti themeltar i Mbretnisë (1928)

  • Rivendosja e monarkisë me zgjedhjen nga Asambleja të Mbretit të Shqiptarëve (Zogu I).

  • Parlamenti formohej nga një dhomë. Mbreti shpërndante parlamentin, kurse ministrat përgjigjeshin para tij (parlamentit).

  • Mbreti emëronte dhe shkarkonte ministrat.

  • Mbreti kishte kompetenca të gjera legjislative dhe ekzekutive. U dobësua roli i ligjvënësit.

  • Sistemi gjyqësor parashikohej si i pavarur.

  • Të drejtat e shtetasve u risanksionuan. Disa të drejta politike mbetën në kuadrin e formalitetit.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 28

Kushtetuta e 1946

  • U vendos sistemi komunist i qeverisjes nga Asambleja Kushtetuese 1946. Ideologjia kryesore ishte lufta e klasave.

  • Për herë të parë votuan gratë dhe u votua në mënyrë të dpd.

  • U sanksionua uniteti i pushtetit i përqendruar tek organet përfaqësuese: Kuvendi Popullor dhe këshillat popullor. Këta ushtronin kompetenca ekzekutive dhe legjislative.

  • Presidiumi i KP-kryetar kolegjial i shtetit. Nuk kishte të drejtën e vetos mbi ligjet.

  • Garantoheshin disa të drejta kryesore: si prona private dhe të drejta politike që më vonë u revokuan.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 29

Kushtetuta e 1976

  • U thellua karakteri komunist dhe censurues i bazës kushtetuese.

  • Shqipëria u quajt: Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë - RPSSH.

  • U centralizua krejtësisht ekonomia: u revokua prona dhe iniciativa e lirë private.

  • Të drejta që parashikoheshin mbetën në rangun e fiktivitetit.

  • Forma e organizimit të shtetit nuk pësoi ndryshim.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 30

Dispozitat Kryesore Kushtetuese(Tri Ligje Kushtetuese)

  • Ligji I shpalli formën e qeverisjes.

  • U vendos regjimi parlamentar demokratik.

  • U njoh pluralizmi politik.

  • U sanksionua parimi i ndarjes së pushteteve.

  • Ligji II parashikoi për herë të parë krijimin e GjK si organ i kontrollit të kushtetutshmërisë.

  • Ligji III garantoi një katalog të zgjeruar të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve.

  • Mbetën në fuqi deri në nëntor 1998.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 31

Miratimi i Kushtetutës

  • Kriter dallues: procedura e miratimit dhe e ndryshimit te saj.

  • Llojet e miratimit:

    a) miratimi nga një organ i posaçëm (Franca 1793, ShBA 1787);

    b) miratimi nga organ i zakonshën përfaqësues (Franca 1875) etj);

    c) miratimi i dpd me referendum;

    d) miratimi i kombinuar ose i ndërthurur (Franca 1958, Turqia 1961, Spanja 1978, Zvicra 1874);

  • Kushtetuta shqiptare është relativisht e ngurtë.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 32

Ndryshimi

  • Spanja (1812) dhe Greqia monarkiste (1911 dhe 1952) ndalonte ndryshimin e Kushtetutës.

  • Ka raste kur ndalohet ndryshimi vetëm i disa dispozitave: - për frymën e Kushtetutës (Norvegjia 1814)

    - sistemin republikan (Franca 1875, Italia 1948, Turqia 1961),

    - federalizmi (Gjermania 1949)

  • Iniciativa mund të merret nga deputetë ose grupe.

  • Shumica miratuese e ndryshme – kryesisht 2/3, 3/5.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 33

Interpretimi i KushtetutësLlojet e interpretimit

  • Vullneti i ligjvënësit nuk është gjithmonë i qartë dhe i kuptueshëm. Nevojitet që përmbajtja e tij të dalë në pah me anë të shpjegimeve që i përgjigjen qëllimit të aktit

  • Nxjerrja e kuptimit të dukurive që kanë diktuar përmbajtjen e aktit bëhet me anë të interpretimit.

  • Interpretimi është mënyra e zbulimit të vullnetit të ligjvënësit të shprehur në një normë juridike.

  • Interpretimi synon të zhvillojë një metodë që i shërben mbushjes së boshllëqeve që mund të krijojë norma konkrete gjatë zbatimit të saj

  • Çdo organ që duhet të zbatojë të drejtën e parashikuar nga aktet normative ka për detyrë t’i interpretojë ato.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 34

Llojet e interpretimit

  • Interpretim gramatikor /gjuhësor/literal; p.sh përdorimi i fjalëve ‘duhet’, ‘mundet’, ‘lejohet’, etj.

  • Interpretim logjik (lidhja logjike mes rrethanave ose pozitës që zë akti në hierarkinë e normave qëllimit që ka.

  • Interpretim teleologjik(kur ligjvënësi e ka shprehur në mënyrë të qartë qëllimin e nxjerrjes së aktit).

  • Interpretim historik(nga rrethanat në kohën e nxjerrjes së aktit).

  • Interpretim autentik (nga vetë organi që e miraton).

  • Interpretim konform Kushtetutës (kur bëhet një lexim që të është në përputhje me frymën e parimet e përgjithshme të Kushtetutës).

Dr. Arta Vorpsi

Slide 35

Interpretimi i Kushtetutës

  • Interpretimi kushtetues gjen zbatim kur duhet të sqarohet një çështje e paqartë e së drejtës kushtetuese.

  • Duhet të ekzistojë një konflikt (ose dy qendrime) në interpretim: aty ku nuk ka paqartësi ose dyshime nuk mund të bëhet interpretim.

  • Rezultati “i drejtë” dhe konform Kushtetutës zhvillohet me një procedurë racionale dhe të kontrollueshme.

  • Ai duhet të jetë i arsyetuar dhe të garantojë sigurinë juridike të sistemit.

  • Ky funksion i është ngarkuar GjK, interpretimi i të cilës ka fuqi të njëjtë me Kushtetutën.

  • Normat kushtetuese duhet të interpretohen në mënyrë të tillë që të bien ndesh me normat e tjera kushtetuese.

Dr. Arta Vorpsi

Slide 36

Per seminar

  • Cili nga format e shtetit mendoni se eshte me i miri dhe pse?

  • Kush eshte funksioni i Kushtetutes dhe pse ajo ka perparesi ndaj akteve te tjera?

  • Ne cfare drejtimi kane evoluar kushtetutat gjate zhvillimit historik?

Dr. Arta Vorpsi


Copyright © 2014 SlideServe. All rights reserved | Powered By DigitalOfficePro