1 / 15

Leksion XI

Leksion XI. Strategji në lidhje me mësimin e gjuhës shqipe. Strategjitë.

dorit
Download Presentation

Leksion XI

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Leksion XI Strategjinëlidhje me mësimin e gjuhësshqipe

  2. Strategjitë • Nëfushën e edukimit, strategjitë e mësimdhëniesparaqitensi” njëbashkësioperacioneshdheburimeshpsikologjiketëplanifikuara, me qëllimqëtëfavorizohetmëmirëpërmbushja e objektivave nënjësituatëtëcaktuarpedagogjike. • Strategjitë e tëmësuaritstudiuesitikanëpërcaktuarsi: sjellje, teknika, taktika,plane,aftësikonjitive osefunksionale,sidheteknikatëzgjidhjeve tëproblemeve tëvëzhguaratënjëindividiqëgjendetnënjësituatëtëmësuari.

  3. Pra, stategjitëjanëtëqëllimshme. • Karakteristikat e nxënësit të mirëmund t’i përmbledhim në sjellje që e karakterizojnë atë si të tillë, • Strategjitë e mësimdhënies së një gjuhe- qofshin këto gjuhë amtare apo gjuhë të huaja që mësohen në shkollë -kanë anët e tyre të përbashkëta dhediferencimet. Disa prej tyre përdoren për mësimin e gjuhëve amtare, disa për gjuhët e huaja, por ka edhe nga ato gjuhë që përdoren në të dy funksionet.

  4. KLASIFIKIMI I STRATEGJIVE Për sa i përket klasifikimit të strategjive punimet e Oxfordit janë nga më të rëndësishmit në kërkimin dhe përhapjen e njohurivenëfushën e strategjive të mësimnxënies të një gjuhe. Ky klasifikim i përdor termat si konjitive, metakonjitive dhe socioafektive, mesynimin se si mësuesi duhet t’ua mësojë nxënësve këto strategji. • Duke i përkufizuar strategjitë si “procedura të përdorura nga nxënësit për ta përmirësuar procesin e të mësuarit të tyrevetjak, si mjete për një pjesëmarrje sa më aktive dhe të pavarur”,Oxfordi i ndan ato në dy grupe, që janë: • 1. strategi të drejtpërdrejta, • 2. strategjijo të drjfpërdrejta.

  5. Strategjitë e drejtpërdrejta nënkuptojnë një manipulim të gjuhës dhe vënien në zbatimtë proceseve mendore, ndërsa strategjitë jo të drejtpërdrejta rrethojnë, inkuadrojnë dhe rnbështesin mësimnxënien. • Me pas ai i ndan strategjitë e drejtpërrdrejta në: konjitive, afektivedhe sociale. • Këto vetë ndahen në nëngrupe për të arritur në fund në një numërim të detajuar të njësive bazë ose të strategjive specifike.

  6. Mësimdhënia e njohurive mbigramatikën • Ndërmetodatmëtëpërhapuraqëkanëdhënërezultatnjihen: • Metodagramatikore, • Metodae drejtëpërdrejtë, • Metodaaudiolinguale.

  7. Metodagramatikore • Në shkollë mësimi i gramatikës ëslitë i vendosur në procesin e mësimt twrregullave gramatikore të gjuhës, të cilat u bëjnë të mundur të gjithë nxënësve që t’i shprehin qartë mendimet dhe idetë e tyre për të kuptuar tekstet që lexojnë. Përmes kësaj metode kontrollohet fjalori, gramatika dhe ortografia, të cilat janë të rëndësishme gjatë leximit dhe kuptimit të një teksti të një lloji të ndryshëm. • Mësimi i gramatikës e kontrollon tekstin dhe zhvillon aftësi që lejojnë kryerjen e analizave strukturore të gjuhës. • Kjo metodë lejon kalimin në mënyrë graduale të fakteve gjuhësore e mekanizmave sintaksorë nga të thjeshta në shumë komplekse.

  8. Metoda e drejtëpërdrejtë, • Metoda e drejtpërdrejtë shpesh është quajtur edhe “metoda natyrale” dhe • është një metodë që kalon nga përdorimi natyral i gjuhës amtare në të mësuarin e rregullave dhe shprehive të tjera komunikative të fituata gjatë përdorimit të saj. • Metoda e drejtpërdrejtë operon me idenë se të mësuarit e gjuhës duhet të jetë një imitim i gjuhës amë të të rriturve. Ajo është një rrugë natyrale e të mësuarit të një gjuhe dhe shmang stresin e të mësuarit të gjuhës nga fëmijët; mundëson shqiptimin dhe drejtshkrimin e saj të saktë.

  9. Mësimi i gjuhës së shkruar dhe i drejtshkrimit të saj duhet të shtyhet deri në të mësuarin e saktë të fjalës së shkruar. • Gramatika duhet gjithashtu të shmangë ndërhyrjet e gjuhës së folur, e cila shpesh ndikon jo mirë në çështje të gjuhës standarde, të folur, por kryesisht në atë të shkruar.

  10. Analiza gramatikore e strukturave të fjalive në lidhje me arritjen e objektivave mësimore për mësimin e gramatikës në shkollë është praktikë që bën të mundur njohjen e një teksti dhe koherencën e tij. • Terminologjia gramatikore i shërben këtij objektivi. • Aspekti gjuhësor bën të mundur që çdonjëri ta kuptojë si funksionon gjuha amtare në çështje që lidhen me kapacitetin komunikues të secilit nxënës.

  11. Metodaaudiolinguale. • Kjo metodë mbështetet në të dëgjuarin e nxënësve për të verifikuar aktin e tyre komunikativ në lidhje me artikulimin drejt të modelit gjuhësor. • Ajo është më shumë karakteristike për mësimin e një gjuhe të huaj, por elemente të saj përdoren edhe gjatë hapave të para të mësimit të gjuhës amtare në shkollë. • Metoda audiolinguale i ndihmon shumë nxënësit me probleme në të folur dhe anomali të ndryshme në artikulim dhe arrin rezultat pas ushtrimeve intensive dhe të vazhdueshme në lidhje me problemin që shfaq. • Kjo metodë është përdorur nga ushtria amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërote për mësimin e një gjuhe të huaj. Por duhet thënë se ka dobësi të dukshme në drejtim të përvetësimit të gjuhëve. Si e tillë, ajo po përdoret gjithnjë dhe më pak nga shkollat e sotme të mësimit të gjuhëve.

  12. Tëmësuaritkomunikativtëgjuhës • Të mësuarit komunikativ i gjuhës është një qasje për mësimin e gjuhëve. Në këtë metodë tërheq vëmendje marrëdhënia e ndërveprimit me qëllim, arritjen e saj për mësimin e gjuhës. • Pavarësisht nga një numër kritikuesish që vazhdojnë të jenë popullorë, kryesisht në Europë, ku pikëpamjet konstruktiviste mbi mësimin e gjuhëve dhe edukimin në përgjithësi dominojnë gjatë diskutimeve akademike, • duket se kjo metodë po fiton terrengjatë mësimit të gjuhëve.

  13. Metoda e imersionit Metoda e imersionit është një metodë tjetër, e cila mund të përdoret gjatë mësimit të gjuhëve, por kryesisht ajo përdoret gjatë mësimit të gjuhëve të huaja. • Thelbi i kësaj metode lidhet me të mësuarit e gjuhëve në situata kur kërkohet ta përdorirn një gjuhë kur nuk e njohim atë. Kjo metodë mbase është specifike për përdorim dhe për mësimin e gjuhëve kryesisht për nxënës dhe fëmijë emigrant në momentet e para, kur ata ndeshen me gjuhën e vendit pritës,

  14. Gjithsesi për mësimin e gjuhëve amtare mendoj se nuk bën shërbime të dukshme. Kjo metodë lidhet shumë me shkollat ku ka bilingualizëm, në të cilat mësohen njëherësh dy gjuhë si gjuhë bazë. Kanadaja ka një sitem edukativ shumë të zhvilluar rne fenomenin e bilingualizmit. • Si e tillë, praktika edukative e mësimit të gjuhëve në këtë vend, përdor emersionin si metodë që jep rezultat për mësimin e gjuhëve Kjo metodë fokusohet në mësimin e gjuhëve në një kontekst dhe praktikë multifunksionale.

  15. Praktikat e drejtuara • Praktikat e drejtuara lidhen me të mësuaritpërmendësh të teksteve dhe frazave. • Kjo metodë është përdorur në kurset për njësimine gjuhëve nga përfaqësitë diplomatike të cilave iu është dashur të siguronin një njohje të shpejtë të gjuhës përmes librave me tekste të shkëputur nga fusha të ndryshme semantike. • Kjo mënyrë u ka siguruar nxënësve që kanë mësuar një gjuhë, një formë precize të mësimit të gjuhës. Por mësimi i gjuhës përmes kësaj metode mësohet përmendësh dhe nuk është fleksibël për ta krijuar vetë gjuhën. • Strukturat e fjalive dhe fjalëve sipas kësaj metode riprodhoheshin nga të mbajturit mend përmendësh.

More Related