1 / 52

Treguesit e OZHM -ve për arsimin: metodologjia dhe problemet

Treguesit e OZHM -ve për arsimin: metodologjia dhe problemet. Ioulia Sementchouk Instituti i Statistikave i UNESCO-s 21 nëntor 2012. Përmbledhje. Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit Objektivi 2: Kryerja e arsimit fillor universal

conor
Download Presentation

Treguesit e OZHM -ve për arsimin: metodologjia dhe problemet

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Treguesit e OZHM-ve për arsimin: metodologjia dhe problemet IouliaSementchouk InstitutiiStatistikavei UNESCO-s 21 nëntor 2012

  2. Përmbledhje • Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit • Objektivi 2: Kryerja e arsimit fillor universal • Objektivi 3: Nxitja e barazisë gjinoredhe fuqizimi i rolit të gruas

  3. Arsimi është thelbësor për të arritur të gjitha objektivat për zhvillim

  4. Objektivi 2 • Kryerja e arsimit fillor universal Synimi 2.A: Të garantojmë që deri në vitin 2015 fëmijët në të gjithë botën, si djem ashtu edhe vajza, të mund të përfundojnë arsimin e plotë fillor

  5. Treguesit për monitorim: Synimi 2.A: Të garantojmë që deri në vitin 2015 fëmijët në të gjithë botën, si djem ashtu edhe vajza, të mund të përfundojnë arsimin e plotë fillor Rezultati Ndjekja e shkollës Ecuria Përqindja e kalueshmërisë në klasë të fundit Përqindja e shkrim këndimit tek të rinjtë Përqindja e regjistrimit neto

  6. Ndjekja e shkollës • Treguesi 2.1: Përqindja e regjistrimit neto në arsimin fillor

  7. Përqindja e regjistrimit neto (PRN) • Përkufizim: Përqindja e fëmijëve në moshën e vendosur zyrtarisht për shkollë, të regjistruar në arsimin fillor. • Llogaritja: Pjesëtohet numri i nxënësve të grupmoshës së vendosur zyrtarisht për shkollë të regjistruar në arsimin fillor me popullsinë e të njëjtës grupmoshë dhe rezultati shumëzohet me 100.

  8. Përqindja e regjistrimit neto (PRN)

  9. Republika e Moldavisë (2011) Mosha e hyrjes në shkollë: 7 vjeç Kohëzgjatja: 4 vjet Grup mosha zyrtare: 7-10

  10. Përditësimi i fundit • Është ndryshuar përkufizimi i konceptit të fëmijëve jashtë sistemit shkollor: • Fëmijët në moshë për të ndjekur shkollën fillore konsiderohen në shkollë kur janë ose në arsimin fillor ose të mesëm. • NER-ja e rregulluar (NERA) është më e përshtatshme për të monitoruar OZHM-të • NERA: përfshirë moshën për arsimin fillor në arsimin e mesëm

  11. Përqindja e rregulluar e regjistrimit neto (NERA) • Përkufizim: Përqindja e fëmijëve në grupmoshën e vendosur zyrtarisht për shkollë, të regjistruar në arsimin e mesëm. • Llogaritja: Pjesëtohet numri total i nxënësve në grupmoshën zyrtare për shkollë fillore, të regjistruar në arsimin fillor ose të mesëm, në një vit shkollor të caktuar, me popullsinë e të njëjtës grupmoshë dhe rezultati shumëzohet me 100.

  12. Përqindja e rregulluar e regjistrimit neto (NERA)

  13. Republika e Moldavisë (2011) Grupmosha zyrtare: 7-10

  14. NER kundrejt NERA 24

  15. Përqindja e rregulluar e regjistrimit neto • Interpretim: NERA në rritje mund të pasqyrojë një rritje në ndjekjen e shkollës nga fëmijët në moshë zyrtare për shkollë, rënie të popullsisë së synuar ose të dyja. Vlera 100% mund të tregojë se vendi e ka arritur objektivin e AFU-së. Megjithatë, ky kusht nuk është i mjaftueshëm për AFU-në për shkak të një përqindjeje të lartë përsëritjeje për shembull, e cila mund të çojë në braktisje të shkollës nga nxënësit pas moshës për arsimin fillor, pa e përfunduar këtë arsim.

  16. Përqindja e rregulluar e regjistrimit neto • Kufizime: Maksimumi teorik i NERA është 100 për qind. Megjithatë, NERA mund ta kalojë këtë maksimum për shkak të mospërputhjeve ndërmjet të dhënave për popullsinë dhe regjistrimin që merren nga burime të ndryshme të dhënash. Për arsye të ndryshme regjistrimi në shkollë mund të raportohet më shumë ose më pak se sa është në realitet.

  17. Ecuria • Treguesi 2.2: Përqindja e fëmijëve që fillojnë klasën e parë dhe arrijnë klasën e fundit të fillores

  18. Përqindja e kalueshmërisë në klasën e fundit të arsimit fillor • Përkufizim: Përqindja e një grupi nxënësish të regjistruar në klasën e parë, të cilët priten të arrijnë klasën e fundit të arsimit fillor, pavarësisht nga përsëritjet. • Arsyetim: Ky tregues mat suksesin e sistemit të arsimit për kalimin e nxënësve nga njëra klasë në tjetrën, si dhe efikasitetin e tij të brendshëm. Për performancën e dobët të këtij treguesi janë përgjegjës faktorë të ndryshëm, përfshirë cilësinë e ulët të mësimdhënies, dekurajimin për shkak të performancës së dobët dhe kostot direkte dhe indirekte të shkollimit. Kalimi i nxënësve në klasat më të larta mund të kufizohet edhe nga disponueshmëria e mësuesve, klasave dhe materialeve mësimore.

  19. Përqindja e kalueshmërisë në klasën e fundit të arsimit fillor Llogaritja: Përqindja e kalueshmërisë llogaritet në bazë të metodës së grupit të rindërtuar, e cila përdor të dhënat për regjistrimin dhe përsëritësit për dy vite të njëpasnjëshëm. Në këtë metodë bëhen tre supozime: • braktisësit nuk kthehen më kurrë në shkollë; • përqindjet e kalimit, përsëritjes dhe braktisjes mbeten konstante gjatë gjithë periudhës në të cilën grupi është regjistruar në shkollë; • të njëjtat përqindje vlejnë për të gjithë nxënësit e regjistruar në një klasë të caktuar, pavarësisht faktit nëse e kanë përsëritur më parë një klasë.

  20. Shqipëria (2010)

  21. Përqindja e kalueshmërisë në klasën e fundit të arsimit fillor, 1999 dhe 2010

  22. Përqindja e kalueshmërisë në klasën e fundit të arsimit fillor • Interpretim: Vlerat e treguesit variojnë nga 0% (asnjë prej nxënësve që fillojnë klasën e parë nuk arrin në klasën e fundit) në 100% (të gjithë nxënësit arrijnë klasën e fundit). Përqindjet e kalueshmërisë që i afrohen shkallës 100 për qind tregojnë një nivel më të lartë qëndrimi në shkollë dhe një incidencë të ulët të braktisjes. Është me rëndësi që të vihet në dukje se kjo nuk do të thotë që të gjithë fëmijët që kanë moshën për të ndjekur shkollën e përfundojnë arsimin fillor. Përqindja e kalueshmërisë është një përqindje e një grupi nxënësish (d.m.th. fëmijë që kanë hyrë në shkollë) dhe jo përqindje e fëmijëve në moshë shkollore.

  23. Përqindja e kalueshmërisë në klasën e fundit të arsimit fillor • Kufizime:Meqenëse përllogaritja e përqindjes së nxënësve që fillojnë klasën e 1-rë dhe që arrijnë klasën e fundit të arsimit fillor bazohet në nivelet e qarkullimit të nxënësve, besueshmëria e përqindjes së kalueshmërisë varet nga konsistenca e mbulimit të të dhënave për regjistrimin dhe për përsëritësit e vitit përgjatë kësaj kohe dhe për çdo klasë. • Duke qenë se ky tregues zakonisht vlerësohet duke përdorur modele të analizës në grup që bazohen në një sërë supozimesh, duhet bërë kujdes kur rezultatet përdoren për krahasime.

  24. Përqindja e kalueshmërisë bruto në klasën e fundit - matje përfaqësuese e përfundimit të fillores • Përkufizim: Numri total i nxënësve të rinj që kalojnë në klasën e fundit të arsimit fillor, pavarësisht moshës së tyre, i shprehur si përqindje e popullsisë në moshë teorike për të hyrë në klasën e fundit të fillores. • Llogaritja: Pjesëtohet numri i nxënësve të rinj që kalojnë në klasën e fundit të shkollës fillore, pavarësisht moshës, me popullsinë në moshë teorike për të hyrë në klasën e fundit të fillores dhe rezultati shumëzohet me 100.

  25. Përqindja e kalueshmërisë bruto në klasën e fundit të arsimit fillor

  26. Përqindja e regjistrimit bruto në klasën e fundit të arsimit fillor • Kufizime:Në përllogaritje përfshihen të gjithë nxënësit e rinj që hyjnë në klasën e fundit (pavarësisht moshës). Prandaj përqindja mund të jetë mbi 100% për shkak të fëmijëve mbi moshë dhe nën moshë që hyjnë në shkollën fillore me vonesë/herët dhe/ose kanë përsëritur klasat në vitet e mëparshme. Megjithatë, në periudhën afatgjatë përqindja e regjistrimit bruto në klasën e fundit duhet të arrijë 100%.

  27. Përqindja e regjistrimit bruto në klasën e fundit të arsimit fillor, 1999 dhe 2011

  28. Rezultati • Treguesi 2.3: Përqindja e shkrim-këndimit te femrat dhe meshkujt 15 deri në 24 vjeç

  29. Përqindja e shkrim-këndimit tek të rinjtë (15-24 vjeç) • Përkufizim: Përqindja e personave në moshë 15-24 vjeç, të cilët mund të lexojnë dhe të shkruajnë me kuptim një përshkrim të shkurtër dhe të thjeshtë të jetës së tyre të përditshme. • Llogaritja: Pjesëtohet numri i personave në moshë 15-24 vjeç, të cilët mund të shkruajnë dhe të lexojnë me totalin e popullsisë së të njëjtës grupmoshë dhe rezultati shumëzohet me 100.

  30. Përqindja e shkrim-këndimit tek të rinjtë (15-24 vjeç)

  31. Përqindja e shkrim-këndimit tek të rinjtë (15-24 vjeç) • Interpretim: Treguesi varion nga 0% (të gjithë të rinjtë janë analfabetë) në 100% (të gjithë të rinjtë dinë të shkruajnë dhe të lexojnë). Përqindjet e shkrim-këndimit nën vlerën 100 për qind tregojnë nevojën për të rritur pjesëmarrjen në shkolla dhe cilësinë e arsimit. • Arsyetim: Përqindja e shkrim-këndimit tek të rinjtë pasqyron rezultatet e sistemit të arsimit fillor përgjatë 10 viteve të fundit dhe shpesh konsiderohet si një matje përfaqësuese për progresin social dhe arritjet ekonomike. Përqindja e shkrim-këndimit është plotësuese e përqindjes së analfabetizmit. Ajo nuk është një matje e niveleve të shkrim-këndimit të nevojshme që individët të funksionojnë dhe të marrin pjesë në shoqëri (shkrim-këndim funksional).

  32. Përqindja e shkrim-këndimit tek të rinjtë (15-24 vjeç)

  33. Përqindja e shkrim-këndimit tek të rinjtë (15-24 vjeç)

  34. Përqindja e shkrim-këndimit tek të rinjtë (15-24 vjeç) • Kufizime: Disa vende përdorin përkufizime dhe kritere të shkrim-këndimit që ndryshojnë nga standardi ndërkombëtar i përcaktuar më sipër, ose i barazojnë personat pa arsim me analfabetët, ose i ndryshojnë përkufizimet nga njëri census në tjetrin. • Praktikat për identifikimin e personave që dinë të shkruajnë dhe të lexojnë dhe analfabetëve gjatë përllogaritjes aktuale të censusit mund të ndryshojnë po ashtu. Gabimet në vetë-deklarimin e nivelit të shkrim-këndimit mund të ndikojnë në besueshmërinë e statistikave.

  35. Objektivi 3 • Nxitja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i rolit të gruas Synimi 3.A: Eliminimi i pabarazisë gjinore në arsimin fillor dhe të mesëm, mundësisht brenda vitit 2005, dhe në të gjitha nivelet e arsimit jo më vonë se viti 2015

  36. Treguesit për monitorim: Synimi 3.A: Eliminimi i pabarazive gjinore brenda vitit 2005 në arsimin fillor dhe të mesëm, dhe në të gjitha nivelet jo më vonë se viti 2015 Pjesëmarrje e barabartë e djemve dhe vajzave Indeksi i barazisë gjinore në përqindjen e regjistrimit bruto

  37. Pjesëmarrje e barabartë e djemve dhe vajzave • Treguesi 3.1: Raportet vajza-djem në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë

  38. Indeksi i barazisë gjinore (IBGJ) • Përkufizim: Raporti i vlerave të një treguesi të caktuar mes femrave dhe meshkujve. • Qëllimi: IBGJ-ja mat ecurinë drejt barazisë gjinore në ndjekjen e arsimit dhe/ose mundësitë për arsimim të disponueshme për vajzat krahasuar me ato të disponueshme për djemtë. • Llogaritja: Pjesëtohet vlera e një treguesi për femrat me vlerën e të njëjtit tregues për meshkujt.

  39. Indeksi i barazisë gjinore (IBGJ) Ku: GPIGER Indeksi i barazisë gjinore për përqindjen e regjistrimit bruto GERFemra Përqindja e regjistrimit bruto për femrat GERMeshkuj Përqindja e regjistrimit bruto për meshkujt

  40. Përqindja e regjistrimit bruto (GER) • Përkufizim: Regjistrimi total në një nivel të caktuar arsimi, pavarësisht moshës, i shprehur si përqindje e popullsisë në moshë zyrtare për shkollë që i korrespondon të njëjtit nivel arsimi. • Llogaritja: Pjesëtohet numri i nxënësve të regjistruar në një nivel të caktuar arsimi, pavarësisht moshës, me popullsinë e grupmoshës që korrespondon zyrtarisht me nivelin e dhënë të arsimit dhe rezultati shumëzohet me 100.

  41. Përqindja e regjistrimit bruto (PRB)

  42. Bosnje-Hercegovina (2011)

  43. Matja e barazisë gjinore në GER për arsimin fillor, 2011 Indeksi i barazisë gjinore – një indeks me vlerë 1,00 tregon barazi të plotë, dhe 0,97 – 1,03 konsiderohet si zonë me barazi gjinore ↓ ↓ ↓ 1.00 Përqindje më e lartë mes djemve Përqindje më e lartë mes vajzave Barazi e plotë

  44. Indeksi i barazisë gjinore sipas nivelit të arsimit, 1999 dhe 2011 Shiriti i gjelbër horizontal përfaqëson zonën e barazisë gjinore Arsimi fillor Arsimi i mesëm Arsimi i lartë

  45. Indeksi i barazisë gjinore (IBGJ) • Kufizime: Indeksi nuk tregon nëse përmirësimi apo prapambetja shkaktohen nga ecuria e njërit prej grupeve gjinore (djem ose vajza). Interpretimi i IBGJ-së kërkon një analizë të tendencave të vlerave që qëndrojnë në bazë të IBGj-së.

  46. Tregues shtesë për analizën • A ka vende të mjaftueshme për të gjithë fëmijët? • Përqindja e regjistrimit bruto • A e fillojnë shkollën fëmijët në moshën e duhur? • Përqindja e pranimit bruto • Përqindja e pranimit neto • Përqindja e rregulluar e pranimit neto • A shkojnë të gjithë fëmijët në shkollë? • Numri i fëmijëve jashtë shkolle

  47. Tregues shtesë për analizën • Cila është ecuria e fëmijëve në sistem? • Përqindja e kalueshmërisë • Përqindja e përsëritjes • A e përfundojnë fëmijët arsimin fillor? • Përqindja e përfundimit të arsimit fillor

  48. Azerbajxhan (2011) • Shumica e fëmijëve janë në shkollë por NERA është i ulët - pse? Mosha e hyrjes në shkollë: 6 vjeç Kohëzgjatja: 4 vjet Grupmosha zyrtare: 6-9

  49. Azerbajxhan (2011) • NERA kundrejt IBGJ-së në arsimin fillor

  50. Azerbajxhan (2011) • Përqindja e 6 dhe 7 vjeçarëve në klasën e parë të shkollës fillore

More Related