1 / 24

“Pro c esi i rekrutimit të nëpunësve civilë”

“Pro c esi i rekrutimit të nëpunësve civilë”. Tiranë Janar 2011. Disa p ro c edura të përdorura dhe të garantuara nga ligji nr.8549, dt, 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil”,. Pranimi në shërbimin civil Proçedura e pranimit Periudha e provës Lëvizja paralele dhe ngritja ne detyrë

channer
Download Presentation

“Pro c esi i rekrutimit të nëpunësve civilë”

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. “Procesi i rekrutimit të nëpunësve civilë” Tiranë Janar 2011

  2. Disa procedura të përdorura dhe të garantuara nga ligji nr.8549, dt,11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil”, • Pranimi në shërbimin civil • Proçedura e pranimit • Periudha e provës • Lëvizja paralele dhe ngritja ne detyrë • Të drejtat dhe detyrat e nëpunësit civil • Vlerësimi i arritjeve vjetore individuale të nëpunësve civil

  3. Përkufizime të nevojshme • Nëpunës Civil janë ata nëpunës të institucioneve të administratës publike të nivelit qëndror apo vendor, të cilët ushtrojnë autoritet publik, në detyra të natyrës drejtuese, organizuese, mbikqyrëse apo ekzekutuese • Institucionet e paravura do t’i referohemi institucioneve qëndrore të pavarura përfshirë edhe administratën e Bashkive dhe Qarqeve. • Epror Direkt është Drejtori i Drejtorisë për klasat Përgjegjës Sektori deri Specialist, dhe titullar ose drejtues institucioni për nivelin e Drejtor Drejtorie apo Drejtor Departamenti.

  4. Pranimi në shërbimin civil • Parimet e pranimit në Shërbimin Civil: • Parimi i barazisë - shanse të barabarta për tu pranuar në shërbimin civil; • Parimi i pranimit - në bazë të meritave, aftësive profesionale.

  5. Fazat e pranimit në Shërbimin Civil Katërfazat eprocesit të Pranimit ndahet në kryesore : • Faza përgatitore • Verifikimi Paraprak • Testimi nga komiteti ad-hoc • Përzgjedhja përfundimtare nga eprori direkt.

  6. Faza përgatitore • Konstatimi apo planifikimi i vendit vakant • Shpalljae vendit vakantpërmban: • Një përshkrim të shkurtër të vendit të punës, • Kushtet e pranimit në shërbimin civil • Kriteret e përgjithshme dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët, • Dokumentat të cilat duhet të paraqiten, afati dhe vendi ku do të paraqiten këto dokumenta, • Data dhe vendi i shpalljes së rezultateve të verifikimit, • Fusha e testimit (Specialiteti).

  7. Verifikimi paraprak • Kryhet nga Departamenti/Drejtoria/Sektori/Zyra e Burimeve Njerëzore. • Konsiston në verifikimin e kandidatëve nëse ata i plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim. • Përgatet lista me emrat e kanditatëve. • Lista përmban: • Emrat e personave të cilët hyjnë në testim, • Emrat e atyre të cilët nuk plotësojnë kriteret. • Kriteret të cilat nuk plotësohen, • Ditën dhe vëndin ku do të kryet testimi • Afati i ankimit për rezultatet e verifikimit paraprak si dhe organin kompetent për zgjidhjen e ankesës.

  8. Testimi • Kryhet nga Komiteti Ad-hoc. • Komiteti përbehet prej 5 anëtarësh: • një përfaqësues i Departamentit të Personelit për institucionet e pavarura; • dy përfaqësues të institucionit të Administratës Publike Qëndrore apo Vendore që kanë kërkuar plotësimin e vëndit të lirë; • dy petagogë nga fakulteti apo katedra sipas fushës në të cilën do të zhvillohet testimi ose dy specialistë të njohur nga fushat përkatëse.

  9. Vlerësimi i kandidatëve bëhet në bazë të testimit me shkrim dhe me gojë. Testimi me Shkrim Përmban një numër pikësh të grumbulluara që janë 70 pikë. Fushat e testimit mund t’i ndajmë në : • Njohuri mbi fushën e specialitetit dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në vëndin e lirë të publikuar. • Njohuri mbi kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Testimi me gojë 10 pikë i jepen Kandidatit për përvojën në punë dhe kualifikimet afatshkurtra;12 pikë për diplomën master;8 pikë për aftësitë e veçanta personale; Kandidatët me gradë shkencore "Doktor i shkencave" vlerësohen me pikët maksimale të testimit me gojë. Komiteti ad-hoc mbi bazën e rezultateve, harton një listë me 3 kandidatët më të mirë, listë e cila i paraqitet eprorit direkt.

  10. Përzgjedhja përfundimtare nga Eprori Direkt • Këtë fazë mund ta ndajmë në 2 momente: • Vendimi i Eprorit Direkt dhe ; • Emërimi Ky proçes zgjat rreth 2 muaj që nga momenti i kërkesës për plotësimin e vëndit vakant.

  11. Vendimi i Eprorit direkt Eprori direkt në varësinë e të cilit nëpunësi do të punojë, zgjedh një nga tre kandidatët e propozuar nga Komiteti Ad-hoc, dhe brenda 3 ditëve merr vendimin i cili duhet të jetë i argumentuar. Nëpunësi i përzgjedhur do të jetë nëpunësi civil i përzgjedhur në një mënyrë të përshtatshme ndërmjet tre më të mirëve.

  12. Emërimi Departamenti/Drejtoria/Sektori apo Zyra e Burimeve Njerëzore, përgatit aktin e emërimit i cili firmoset nga Titullari i institucionit në Institucionet e Pushtetit Vendor. Marrëdhënie juridike të nëpunësit civil fillojnë me aktin e emërimit në shërbimin civil dhe janë pa afat. Të gjithë kandidatët mund të ankohen në KSHC lidhur me të gjitha fazat e proçedurës të zhvillimit të konkurimit dhe të përzgjedhjes. Diskrecioni i Eprorit Direkt.

  13. Periudha e provës • Periudha e provës zgjat 1 vit. Gjatë kësaj periudhe nëpunësi i ri është Gjithmonë nën kujdesin e një nëpunësi më të vjetër dhe vlerësohet nga eprori më i afërt i tij . • Nëpunësi i nënshtrohet trajnimeve të detyrueshme dhe trajnimeve të veçanta lidhur me vëndin e tij të punës. • Në përfundim të periudhë së provës eprori direkt vendos: a) konfirmimin si nëpunës civil, b) zgjatjen e periudhës së provës deri në 6 muaj, por vetëm 1 herë të vetme c) largimin nga shërbimi civil dhe kthimin në vendin e mëparshëm të punës. Në të gjitha këto raste vendimi i Eprorit Direkt, bazohet mbi vlerësimin e rezultateve individuale si dhe duhet të jetë i motivuar. E drejta e ankimimit është e garantuar, sanksionuar kjo me Ligjin e SNC, jo vetëm për vlerësimin e rezultateve individuale por edhe për çdo rast kur nëpunësi vlerëson se i janë shkelur të drejtat e tij.

  14. Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë • Lëvizja paralele është Kalimi i një nëpunësi civil nga një pozicion punë në një tjetër në të njëjtin institucion apo në një Institucion tjetër të administratës qëndrore apo vendore. • Lëvizja kryhet nëpërmjet procedurave të lëvizjes paralele apo ngritjes në detyrë.

  15. Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë Proçedura është e njëjtë më atë të pranimit në shërbimin civil. - Vëndi i shpallur më parë i ofrohet një nëpunësi egzistues, • Eprori direkt sipas klasës zgjedh midis kandidatëve të paraqitur bazuar në kualifikimet, përvojën aftësitë si dhe rezultat individuale. • Konkurim me dosje bazuar në merita. Qëllimi i kësaj proçedure është të garantohet parimi i vazhdimësisë së karrierës.

  16. Vlerësimi i rezultateve individuale në punë • Periudha e vlerësimit është 1 vit kalendarik, • Kjo periudhë bazohet në arritjen e objektivave për çdo vënd pune sipas përshkrimit të vëndit të punës. • Vlerësimi është detyra dhe përgjegjësia e eprorit të drejtëpërdrejt.

  17. Detyrat e nëpunësit civil -Të njohin, të respektojnë, të zbatojnë dhe të veprojnë në përputhje me Kushtetutën, Kodin e Proçedurave Administrative dhe akte të tjera Ligjore dhe nënligjore. -Të sigurojnë për publikun e gjerë, palët e interesuara dhe institucionet publike, informacionin e kërkuar, me përjashtim të rasteve kur ky informacion është sekret shtetëror, konfidencial ose për përdorim të brëndshëm në përputhje me ligjet dhe aktet e tjera nënligjore. -Të respektojnë orarin e punës dhe t’a shfrytëzojnë atë vetëm për kryerjen e detyrave të tyre. Orari dhe kohëzgjatja e punës përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave për nëpunësit civil në institucionet e administratës qëndrore dhe me Akte Normative të organeve të Pushtetit Vendor për nëpunësit civil në Administratën Vendore. -Të përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të marrin pjesë në veprimtaritë trajnuese për këtë qëllim. -Të mos kërkojnë apo pranojnë asnjë përfitim moral apo material, për kryerjen e detyrave, me përjashtim të pagës dhe shpërblimeve të tjera përcaktuar sipas Nenit 18, të ligjit SNC.

  18. -Të mos kryejnë punë apo veprimtari të cilat paraqesin konflikt interesash me detyrën e tyre zyrtare ose që pengojnë përmbushjen e saj. -Për çdo veprimtari fitimprurëse që kryejnë jashtë detyrave të tyre zyrtare, duhet të informojnë institucionin ku punojnë. -Të mos përdorin pronën shtetërore për përfitime private -Të mbajnë përgjegjësi të plotë për ligjshmërinë e veprimeve të tyre, gjatë kryerjes së detyrës dhe kur nuk janë të bindur për ligjshmërinë e urdhërave dhe vendimeve që zbatojnë duhet të informojnë menjëherë organet ose nivelet urdhërdhënëse si dhe organet ose nivelet eprore të këtyre të fundit. Nëpunësi civil nuk është i detyruar të zbatojë një urdhër të paligjshëm. -Të mos bëjnë grevë. -Të mos sillen në kundërshtim me rregullat e etikes. -Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara më sipër sjell largimin nga shërbimi civil, nëse provohen dhe gjithmonë vetëm nëpërmjet procedurave përkatëse disiplinore.

  19. Të drejtat e nëpunësit civil • Të kenë një punë të garantuar në shërbimin civil, në përputhje me dispozitat e Ligjit SNC. • Të ngrihen në detyrë dhe të lëvizin në pozicione pune paralele, në përputhje me nenin 15 të këtij ligji. • Të mbrohen nga Shteti në kryerjen e detyrave të tyre . • Të punojnë dhe të ushtrojnë veprimtari të tjera të ligjshme jashtë detyrës dhe kohës së punë, nëse një gjë e tillë nuk paraqet konflikt interesash me detyrën e tyre zyrtare dhe nuk i pengon ata në ushtrimin e saj. • Të formojnë dhe të jenë anëtarë të sindikatave ose shoqatave profesionale. • Rregullat për ushtrimin e veprimtarisë sindikale të nëpunësve civil rregullohen me ligj të veçantë • Të marrin pjesë nëpërmjet sindikatave ose përfaqësuesve të tyre në proçesin e marrjes së vendimeve lidhur me kushtet e punës. • Të jenë anëtarë të partive politike, por jo në organet qëndrore ekzekutive.

  20. Të marrin një leje vjetore të pagueshme dhe leje të tjera, në rastet dhe sipas kushteve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave. • Të përfitojnë trajtim shëndetësor, për vehte dhe për pjestarët e familjes që kanë në ngarkim në përputhje me dispozitat ligjore. • Të marrin shpërblime shtesë dhe t’u paguhen shpenzimet, sipas kritereve dhe masës së parashikuar nga Këshilli i Ministrave për punë jashtë orarit dhe udhëtime pune. • Me leje dhe autorizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Titullarit të Institucionit dhe të Drejtorit të Personelit të punojnë për organizata ndërkombëtare, në të cilat Shqipëria është anëtare, ose për qeveri të huaja, kur kjo është në interes të Republikës së Shqipërisë. Me mbarimin e këtij angazhimi nëpunësi kthehet në të njëjtin vënd pune apo në një vënd të barazvlefshëm me të. • Të trajnohen në lidhje me punën, në mënyre periodike dhe të paguar nga shteti. • Kur nëpunësit civil i mohohen apo i shkelen të drejtat e garantuara në këtë ligj, ai mund të ankohet me shkrim në Komisionin e Shërbimit Civil.

  21. Praktika e KSHC-së • Në pjesën më të madhe të institucioneve vendore janë kryer emërime jashtë këtyre procedurave, në kundërshtim me kërkesat e Ligjit SNC. • Në rastet e verifikuara nga KSHC nuk ka një numër të madh të konkurentëve pjesëmarës për vëndet e shpalluara vakante. • Nuk njihet mirë procedurat e parashikuara nga Ligji SNC. • Për shkak të mungesës së fondeve dhe mos planifikimit të tyre është anashkaluar procedura e rekrutimit (publikimit) sipas Ligjit SNC. • Për shkak të ndryshimit të strukturave vit për vit nga institucionet e Pushtetit Vendor, mungesa e planifikimit të ndryshimeve strukturore pa patur një strategji të përcaktuar qartë ka sjellë rritjen e faturës financiare për përballimin e konkurimeve të reja.

  22. Përmirësimi i situatës • Respektimi me korrektësi i kërkesave të nenit 13 të ligjit nr. 8549, dt.11.11.1999 ”Statusi i Nëpunësit Civil”, dhe VKM nr.231, dt. 11.05.2000 ”Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën”. • Institucionet që kanë kryer emërime jashtë këtyre procedurave, të shfuqizojnë kontratat dhe aktet e emërimit të kryera në kundërshtim me kërkesat e ligjit • Të parashikohen fonde në buxhetin e institucionit për shpalljet e vendeve vakante sipas parashikimit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. • Të ndërpriten kontratat e punës për pozicionet e shërbimit civil dhe plotësimin e vendeve sipas procedurës së mësipërme apo kur është urgjent dhe i domosdoshëm nëpërmjet transferimeve të brendshme me karakter të përkohshëm siç parashikon neni 9/c dhe 10/a të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 ”Statusi Nëpunësit civil”.

  23. 5. Të tregohet kujdes dhe të organizohet puna, si nga ana e Njësisë së Personelit, që të rritet numri i konkurentve për një vënd pune, duke mos lejuar zhvillimin e tyre me një numër minimal konkurentësh. Kjo do të arrihet nëse tek konkurentët krijohet bindja se vëndi i punës realisht nuk është i zënë paraprakisht. Pra rritja e besueshmërisë së konkurentëve për vëndin që konkurojnë 6. Njësitë e administrimit të burimeve njerëzore të Administratës Vendore dhe institucioneve të pavarura, kërkojmë,që para se të fillojnë proçedurat e konkurimit, të bëjnë të gjitha përpjekjet për plotësimin e vëndeve të lira të punës,nga nëpunës të rregjistruar në listat e pritjes, të krijuara nga proçesi i ristrukturimit ose të aplikohet lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë brënda institucionit.

  24. Faleminderit për vëmendjen!

More Related