slide1
Download
Skip this Video
Download Presentation
Përmbajtja

Loading in 2 Seconds...

play fullscreen
1 / 27

Përmbajtja - PowerPoint PPT Presentation


  • 148 Views
  • Uploaded on

Universiteti Shtet ëror i Tetovës Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore Departamenti i Informatikës PROGRAMIM I Ligjerata 2 [email protected] gazmendxh.wordpress.com. Përmbajtja . Hyrje në algoritme Koncepti i algoritmit Shembuj të algoritmeve Përshkrimi i algoritmit

loader
I am the owner, or an agent authorized to act on behalf of the owner, of the copyrighted work described.
capcha
Download Presentation

PowerPoint Slideshow about ' Përmbajtja ' - bruce-marquez


An Image/Link below is provided (as is) to download presentation

Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author.While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - E N D - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Presentation Transcript
slide1

UniversitetiShtetëror i TetovësFakulteti i Shkencave Matematike-NatyroreDepartamenti i InformatikësPROGRAMIM ILigjerata [email protected]

Gazmend Xhaferi

p rmbajtja
Përmbajtja
  • Hyrje në algoritme
    • Koncepti i algoritmit
    • Shembuj të algoritmeve
    • Përshkrimi i algoritmit
    • Karakteristikat themelore të algoritmit
  • Principet e punës së kompjuterit
    • Çka është kompjuteri?
    • Pjesët kryesore të kompjuterit – hyrje, dalje, memoria
    • Pjesa ekzekutive e kompjuterit – procesori
    • Modeli i Von-Neumannit për kompjuterin
hyrje n algoritme
Hyrje në algoritme

Çka është algoritmi?

  • Algoritmi = metodë, procedurë, rregullore për zgjidhjen e një problemi apo arritjen e një qëllimi.

Ky nuk është definicion preciz në kuptimin matematikor.

  • Procedura asocon me një varg hapash të fundshëm të cilët duhet të kryhen për zgjedhjen e një problemi.
  • Metoda shpesh përdoret në matematikë, por zakonisht e përfshin edhe “procedurën” e pafund – e cila jep zgjidhje vetëm te limitet (analiza matematikore, matematika numerike).
hyrje n algoritme vazhdim
Hyrje në algoritme (vazhdim)
  • Përse është e nevojshme ta dimë çka është algoritmi?
    • Detyra kryesore: zhvillimi i algoritmeve të saktë dhe efikas
    • Intuitivisht është e qartë se efikas d.m.th i shpejtë, kurse i saktë d.m.th zgjidhja (rezultati) të jetë afër zgjidhjes së vërtetë.
    • Ekziston edhe definicion i saktë matematikor për algoritmin, por ai nuk është aq i thjeshtë – kjo iu duhet atyre që merren me vetitë e algoritmeve.
shembuj t algoritmeve
Shembuj të algoritmeve
  • Shembuj standard të algoritmeve
    • Receptët e gatimit (përgatitja e ushqimeve),
    • Receptët për përgatitjen e pijeve dhe koktejeve,
    • Udhëzuesi i përdorimit të secilit aparat,
    • Zgjidhja e detyrave matematikore.
p rshkrimi i algoritmeve
Përshkrimi i algoritmeve
  • Në përgjithësi, si duhet të duken instruksionet dhe nga se përbëhen?
  • Paraqitja e përgjithshme e tyre është:

hapi 1 hapi 2 ...

hapi n (i fundit)

  • Me fjalë të tjera algoritmi përbëhet nga një varg hapash, të cilat janë të fundme, e të cilat po ashtu duhet të ekzekutohen me qëllim të arritjes së qëllimit, respektivisht, të zgjidhet problemi.
  • Secili hap i veçantë i algoritmit paraqet instruksion apo urdhëresë (komandë) e cila duhet të ekzekutohet.
paraqitja dhe ekzekutimi i algoritmit
Paraqitja dhe ekzekutimi i algoritmit
  • Zakonisht, instruksionet
    • Shënohen njëri pas tjetrit,
    • Ekzekutohen sipas asaj radhitjeje.
  • Por, ekzistojnë edhe instruksione që e ndryshojnë radhitjen standarde të ekzekutimit. Shembuj:
    • Nëse kemi një kusht “a dhe b” atëherë kalo tek hapi “x dhe y”
    • Përsëriti “disa hapa” deri sa të plotësohet kushti “x dhe y”
    • Përsëriti “disa hapa” për disa herë.
llojet e instruksioneve
Llojet e instruksioneve
  • Instruksionet kanë formë të njëjtë, dhe përbëhen nga dy pjesë:
    • Çka duhet të bëjë = operacioni
    • Ku duhet të ekzekutohet = objekti mbi të cilin kryhet operacioni
  • Siç e mësuam, kemi katër lloje të instruksioneve për kontrollimin e ekzekutimit të operacioneve:
    • të sekuencës
    • të selektimit
    • të përsëritjes
    • të nënprogrameve
  • Sekuencës – një seri urdhërash që ekzekutohen njëra pas tjetrës
  • Selektimit - strukturë kontrolluese me kusht, ekzekuton urdhëra të ndryshëm mvarësisht nga kushti
  • Përsëritjes – ekzekutimi përsëritet derisa plotësohen kushtet e parapara.
  • Nënprogramet – shërbejnë për struktuimin e kodit duke e ndarë në njësi më të vogla.
p rshkrimi i algoritmit
Përshkrimi i algoritmit
  • Algoritmi duhet të punojë mbi të dhënat e përgjithshme, me rëndësi është që të punojë sipas procedurës së njëjtë.
  • Për shembull, më lehtë është që shkruhet algoritmi i cili e gjen zgjidhjen për barazimet e përgjithshme katrore ax2 + bx + c = 0

Për a, b, c ∈ R, ku a≠0, se sa algoritmi që e gjen zgjidhjen e barazimit konkret

x2 − 3x + 2 = 0.

Zgjidhja për barazimin katror arrihet me formulën

Kush janë këtu instruksionet?

karakteristikat e algoritmeve
Karakteristikat e algoritmeve
  • Pra, te algoritmet kemi disa operacione që aplikohen mbi disa të dhëna në formë të disa hapave e që japin ndonjë rezultat (zgjidhje).
  • Figurativisht:
  • Karakteristikat e algoritmit:
    • Ka (ose nuk ka) të dhëna hyrëse
    • Ka të dhëna dalëse
    • Mbaron për një kohë të fundme
    • Gjithmonë është i definuar të mos jetë i paqartë
    • Duhet të jetë efikas (të mbaroj në një kohë të arsyeshme)

HYRJE

DALJE

ALGORITËM

hyrje dalje
Hyrje/Dalje

Hyrje:

  • Secili algoritëm ka 0 ose më shumë, por përfundimisht shumë të dhëna hyrëse.
  • Ato duhet ti zgjedhim nga një klasë e objekteve hyrëse
  • Algoritmet me 0 hyrje nuk janë të shpeshtë, por ekzistojnë. Këto provojnë (testojnë) ndonjë procedurë fikse. Psh: provo nëse 327 është numër i thjesht, ose zgjidhe barazimin katror konkret.
  • Nëse algoritmi ka më shumë objekte të ndryshme në hyrje, themi se është i përgjithshëm, pasi e zgjidh të gjithë klasën e problemit. Psh. Barazimi katror me parametrat a, b, dhe c.
hyrje dalje vazhdim
Hyrje/Dalje (vazhdim)

Dalje:

  • Secili algoritëm duhet të ketë së paku një dalje, ndryshe do të duket se nuk ka zgjidhur ndonjë problem të caktuar
  • Pra, deri më tani flasim për objekte që ndodhen në hyrje dhe dalje, por nuk dihet se kalohet nga njëri te tjetri.

HYRJE

DALJE

ALGORITËM

mbarimi fundshm ria
Mbarimi (Fundshmëria)
  • Mbarimi
    • Secili algoritëm duhet të mbarojë pas disa hapave të fundme për çdo hyrje.
    • Tek programet çdoherë duhet të shihet nëse hyrja është dhënë pa gabim. Psh, te barazimi katror koeficienti a mund të jetë 0, kurse nga formula e zgjidhjes del se kemi pjesëtim me 0.
    • Në praktikë duhet të parashihen të gjitha kufizimet reale dhe duhet që atyre tu largohemi. Psh, te programi i cili lexon temperaturën T të ujit, duhet të kemi kufizimin 0 ≤ T ≤ 100.
p rcaktueshm ria qart sia
Përcaktueshmëria & Qartësia
  • Kur projektojmë një algoritëm, nuk e dimë menjëherë në fillim se prej cilave hapa përbëhet procedura e zgjidhjes së problemit.
  • Zakonisht problemi ndahet në disa tërësi më të mëdha, të cilat i zgjedhim duke pasur parasysh varshmërinë e tyre reciproke. Nëse tërësitë janë të mëdha, atëherë bëjmë ndarjen e tyre në njësi më të vogla. Kjo metodë quhet rafinimi hap pas hapi (eng. Stepwise refinement).
  • Deri kur duhet të zbatohet rafinimi hap pas hapi? Varet nga ekzekutimi i algoritmit (cilat instruksione ai i njeh dhe cilat mund ti ekzekutojë).
  • Algoritmi përbëhet nga një varg me instruksione themelore (elementare, primitive) dhe duhet të jetë qartë i definuar për ekzekutuesin e algoritmit.
efikasiteti
Efikasiteti
  • Algoritmi duhet që të mbarojë për një kohë të arsyeshme, që është më me rëndësi sesa fundshmëria e tij.
  • Të themi, 500 vjet nuk është kohë e arsyeshme!
  • A ka algoritme të tillë? Ka!
  • Për problemet e klasës së kompleksitetit NP-komplete nuk ekzistojnë algoritme efikase. Psh. Udhëtari tregtar.
  • Ekzistojnë probleme për të cilët nuk ekzistojnë algoritme për zgjidhjen e tyre – ato quhen probleme algoritmikisht të pazgjidhshme. (kërko në Google: List of unsolved problems in computer science)
nd rtimi dhe funksionimi i kompjuterit
Ndërtimi dhe funksionimi Ikompjuterit
  • 1.Çka është kompjuteri?
    • Kompjuteri = makinë për ekzekutimin e algoritmeve
  • Ashtu si ka çdo algoritëm hyrje dhe dalje, ashtu edhe kompjuteri duhet të ketë pjesët hyrëse dhe dalëse.
  • Pjesa hyrëse: i lexon të dhënat nga një medium
  • Pjesa dalëse: mekanizëm që i shkruan të dhënat në ndonjë medium.
  • Që të mundet një algoritëm të ekzekutoj ndonjë instruksion në kompjuter, na duhet memorie ku duhet të shënohen dhe lexohen ato. Na duhet edhe procesor që të ekzekutohen këto instruksione.
modeli logjik i nj kompjutori modern
Modeli logjik i një kompjutori modern
  • Njësitëhyrëse
  • Njësitëdalëse
  • Memorja operative apokryesore
  • Procesori
  • Kanaletkomunikuese
  • Memorjetexterneaposekundare
modeli logjik modeli i von neumannit1
Modeli logjik=Modeli i Von Neumannit
  • Njësiaqendrorenëprincippërbëhetnganjëmemorikryesoredhenjëprocesor, kurse
  • Procesoringaanatjetërpërbëhetnganjënjësiaritmetiko-logjikepërkryerjen e detyravetëparashtruaradhenjënjësiekontrolluesepërkoordinimin e rrjedhavendërmjettgjithaelementeve e sistemitkompjuteriksëbashku
procesori
Procesori
  • Cpu- central processing unit, miroprocesor –aponjësiaqëndrore-milionatranzistormikroskopiktëndërlidhurmesvetinëdisanjësifunksionaledhetëpaketuaranënjëçip.
  • realizonpërpunimin e tëdhënavenëkuptimtëngushttëfjalësrespektivishtdetyrakryesore e CPUështëtirealizonurdhërat (instrukcionet) me qëllimtëpërpunimttëtëdhënave
faktor t q ndikojn n performansat e procesorit
Faktorët që ndikojnë në performansat e procesorit
  • Frekufencapunuese(taktipunues) iprocesorit
  • Numriibiteve me tëcilëtprocesorimundetnjëkohësishttëmanipulon – gjatësia e fjalës (word length:32,64)
  • Gjërësia e magjistralës e cilailidhëprocesorindhememorjen (bus width)
  • LargësiamestranzistorëvenëÇip (line width;0.18,0.13mikron)
memoria
Memoria
  • Sasiadhellojiimemorjesqë e shfrytëzonkompjuteri, nësasitëmadhevaretngadedikimiitij
  • Dykategorikryesoretëmemorieve:
  • a) memoria primare - shërbenpërruajtjen e njënumrirelativishttëvogëltëtëdhënavetëcilatishfrytëzonprocesori
  • - e përfshirënëmëshumëÇipe, fizikishttëvendosurasamëafërProcesorit
  • b) memoria sekundare – shërbenpërruajtjenë e sasivemëtëmëdhatëtëdhënavedheinformatavenëperiudhëmëtëgjatëkohore
memoria1
Memoria
  • Fjala (word) është tërësia themelore për një të dhënë. Thënë më thjesht, fjala është sasia e bitëve e paramenduar për paraqitjen e numrave të plotë, ose më saktë, fjala është sasia e bitëve e nevojshme për paraqitjen e instruksionit dhe adresës së makinës. Sot, në përgjithësi, fjala është një tërësi bitësh e paramenduar për paraqitjen e një simboli (shenje), pra fjala = 1 Byte.
  • Memoria është një varg linear me fjalë, dhe secila fjalë e ka adresën e vet, dmth pozitën apo vendin në varg.
  • Shikuar matematikisht, vargu me n anëtarë paraqitet si

x1, x2, . . . , xn. Por te memoriet numërimi fillon nga pozita 0.

memoria2
Memoria

Skica e memories me n fjalë duket kështu:

Themi se fjalak ndodhet në pozitën k ose ndodhet në adresën k.

memoria hap sira adresuese
Memoria – hapësira adresuese
  • Adresa e të dhënave është pjesa kyçe e instruksionit e cila bën diçka me të dhënat.
  • Madhësia e hapësirës adresuese = numri i biteve i paramenduar për adresë.
  • Nëse kemi m bite për të rezervuar adresë, atëherë mund të paraqiten saktësisht 2m adresa të ndryshme: prej në 0 deri në 2m – 1.
  • Kjo e përcakton edhe sasinë maksimale të memories (më shumë nuk mund të adresohet).
  • Adresat si zakonisht shënohen në formën heksadecimale.

Mr. Fisnik Dalipi

memoria primare
Memoria primare
  • LlojetëmemorjesPrimare

- Regjistrat– pjestëprocesorit; posedojnëkapacitetmëtëvogëldheshërbejnëpërruajtjen e njësasieshumëtëkufizuartëinstrukcionevedhetëdhënave, dheatëvetëmdirekt(atypëraty) paradhe pas përpunimit.

  • Memorja me qasjetëdrejpërdrejtë (randomaccess memory – RAM)
  • Kesh-memorja (cache memory) –ndërmjetëson ndërmjet procesorit dhe memorjes primare. Aty vendosen instruksionet përkohësisht.

Memorjanga e cilavetëmmundettëlexohet (read only memory – ROM)