Download

Projekt propozimi : Si të shkruani një propozim për projekt in hulumtues






Advertisement
/ 13 []
Download Presentation
Comments
bona
From:
|  
(1113) |   (0) |   (0)
Views: 286 | Added:
Rate Presentation: 0 0
Description:
Projekt propozimi : Si të shkruani një propozim për projekt in hulumtues. Gëzim Selaci, MA. Pyetja/Pyetjet e hulumtimit. Hulumtimi duhet të ketë, së paku, një pyetje qendrore të cilës synon t’i jap përgjigje. Ato mund të jenë dy llojesh: Pyetjet ‘Çka’ janë përshkrime .
Projekt propozimi : Si të shkruani një propozim për projekt in hulumtues

An Image/Link below is provided (as is) to

Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use only and may not be sold or licensed nor shared on other sites. SlideServe reserves the right to change this policy at anytime. While downloading, If for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server.











- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - E N D - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -




Slide 1

Projekt propozimi: Si të shkruani një propozim për projektin hulumtues

Gëzim Selaci, MA

Slide 2

Pyetja/Pyetjet e hulumtimit

Hulumtimi duhet të ketë, së paku, një pyetje qendrore të cilës synon t’i jap përgjigje. Ato mund të jenë dy llojesh:

  • Pyetjet ‘Çka’ janë përshkrime.

  • Pyetjet ‘Përse’ janë analiza, dhe janë më të përshtatshme për hulumtim, ngase kërkojnë të zbulojnë shpjegime, marrëdhënie, krahasime, parashikime, përgjithësime dhe teori.

Slide 3

Tipat themelore të hulumtimit

  • Hulumtim shpjegues. Problemi mund të vijë nga cilido aspekt i disiplinës: ai mund të jetë një enigmë teorike ose të ketë bazë empirike. Puna e hulumtuesit duhet të ekzaminojë cilat teori dhe koncepte janë të përshtatshme, të zhvillojë teori dhe koncepte të reja, nëse ka nevojë, dhe të ekzaminojë nëse mund të përdoren metodat ekzistuese. Ai gjithashtu duhet të shtyjë kufijtë e dijes me shpresë se diçka e vlefshme do të zbulohet.

  • Hulumtim provues. Gjen kufijtë e përgjithësimeve të mëparshme. (Ky tip zbatohet sidomos në doktoratë. Kjo qasje ju mundëson të punoni brenda një kornize të vënë/themeluar paraprakisht dhe kështu të kryeni hulumtimin në kushte që ju japin një shkallë mbrojtje në saje të natyrës së themeluar të shumicës së ideve, argumenteve, instrumenteve matëse, etj.)

  • Hulumtim i zgjidhjes së problemit. Nis nga një problem i veçantë nga realiteti, dhe sjell tërë burimet intelektuale që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e tij.

Slide 4

Tiparet e hulumtimit të mirë

  • Hulumtimi bazohet në një sistem të hapur të mendimit (hulumtuesi nuk është ai që i di përgjigjet e duhura, por ai që përpiqet të shtrojë pyetjet e duhura),

  • Hulumtuesit i ekzaminojnë të dhënat në mënyrë kritike,

  • Hulumtuesit përgjithësojnë dhe specifikojnë kufijtë e përgjithësimeve të tyre (‘Të gjitha përgjithësimet janë të rrezikshme, përfshirë dhe këtë!’)

Slide 5

Pyetje të dobishme në lidhje me pyetjen e hulumtimit

Ekzistojnë disa pyetje të dobishme që mund t’ia shtrosh vetvetes në lidhje me pyetjen e hulumtimit tuaj. Nëse pyetjet (ose përgjigjet) ju zemërojnë ose ju nervozojnë, atëherë ju duhet të rimendoni planin e hulumtimit. (Përgjigja ndaj secilës pyetje duhet të jetë ‘po’.)

  • A po provoni të zbuloni diçka të re dhe jo vetëm të provoni diçka?

  • A befasoheni me atë që zbuloni nga të dhënat tuaja?

  • A mendoni, bazuar në të dhënat tuaja, se idetë tuaja të mëparshme janë të gabuara?

Slide 6

Për çfarë mund të shkruaj? Konteksti/background

  • Pyetja e hulumtimit tim është ... (50 fjalë?)

  • Hulumtuesit që kanë këqyrë në këtë temë janë ... (50 fjalë)

  • Ata argumentojnë se ... (25 fjalë) Filani argumenton se ... (25 fjalë) Filani argumenton se ... (25 fjalë)

  • Debati përqendrohet në çështjet e ... (25 fjalë)

  • Ka akoma punë për t’u bërë në .... (25 fjalë)

  • Hulumtimi im i afrohet më së shumti hulumtimit të Filanit ashtu që ... (50 fjalë)

  • Kontributi im do të jetë ... (50 fjalë)

Slide 7

Vërejtje 1:

  • Teza është një argument që, tradicionalisht, duhet të ‘provohet’. Megjithatë, ky është një term që, me disa përjashtime të vogla, nuk përdoret në shkrimin akademik. Kuptohet, se hulumtimi dhe shkrim i varen nga konteksti dhe rasti.

  • Prandaj, ne nuk ‘provojmë’ diçka për të gjitha kohët dhe vendet; dhe kjo nuk është përdorim i saktë i fjalës ‘me provu’. Në të vërtetë, ne mund të ‘tregojmë’, ‘propozojmë’ dhe të bëjmë interpretime të arsyeshme të asaj që gjejmë në analizën tonë të teksteve, përmbajtjeve, njerëzve apo ngjarjeve.

  • Nëse kjo duket si kompromis, atëherë nuk duhet harruar se me rastin e shkrimit të tezës, ne futemi në një debat; ka shumë njerëz që nuk do të pajtohen me tezën tonë. Jo vetëm që nuk duhet injoruar punën e atyre që mund të mos pajtohen me ne, por ne duhet t’i adresohemi drejtpërsëdrejti kësaj. Na duhet të artikulojmë bazën e një mospajtimi të tij në shkrimin tonë, duke treguar se çfarë vendi zë ai në debat. Fjalët si, ‘propozoj’ e të ngjashme janë më të duhura për gjuhën e debatit.

Slide 8

Vërejtje 2: Metoda hipotetike-deduktive

  • Mendimi i Karl Popper në The Logic of Scientific Discovery është se natyra e metodës shkencore është hipotetike-deduktive dhe jo, siç mendohet përgjithësisht, induktive.

  • Është e rëndësishme që ju, si hulumtues, të kuptoni dallimin ndërmjet këtyre dy interpretimeve të procesit të hulumtimit, ashtu që të mos shkurajoheni ose të ndjeni sikur po ‘mashtroni’ ose se nuk jeni në rrugë të duhur.

  • Një keqkuptim i përhapur i metodës shkencore është se ajo është induktive: se formulimi i teorisë shkencore nis me vrojtim të paanshëm dhe të paparagjykuar të të dhënave të papërpunuara që perceptohen me anë të shqisave. Nga këto të dhëna ndijore – që zakonisht thirren ‘fakte’ – formohen përgjithësime. Miti është se nga një koleksion i rrëmujshëm i informatave faktike, disi do të dalë një teori e rregullt. Mirëpo, pikënisja e induksionit është e pamundur.

  • Nuk ka vrojtim të paanshëm. Secili akt i vrojtimit që bëjmë është funksion i asaj që kemi parë ose përjetuar më parë.

    (vazhdon...)

Slide 9

Vërejtje 2: Metoda hipotetike-deduktive (...vazhdim)

  • Çdo punë eksperimentale ose shpjeguese nis duke pritë ndonjë rezultat të caktuar. Kjo pritje e ndonjë rezultati është HIPOTEZA. Hipoteta siguron nismë dhe nxitje për kërkim shkencor dhe ndikon në metodën e kërkimit.

  • Në dritë të kësaj pritjeje disa vrojtime vlerësohen si relevante dhe disa të tjera si jorevelvante, përdoret një metodologji ndërsa të tjerat jo, bëhen disa eksperimente dhe jo të tjera. Ku është hulumtimi naiv, i pastër dhe objektiv këtu?!

  • Hipotezat burojnë nga supozimet ose nga frymëzimet, por pasi të jenë formuluar ato duhet të testohen në mënyrë të rreptë, duke përdorë metodën e duhur.

  • Nëse parashikimet e nxjerra nga hipoteza juaj nuk dalin të jenë të sakta, atëherë ju duhet të braktisni ose të modifikoni hipotezën. Nëse parashikimet dalin të sakta, atëherë hipoteza juaj është provuar/supported dhe mund të qëndrojë përderisa teste të ardhshme të provojnë josaktësinë e saj.

  • Pasi të keni arritur tek hipoteza e juaj, që është produkt i imagjinatës tuaj, atëherë ju kaloni në një proces më rigoroz dhe logjik, bazuar në argument deduktiv – së këndejmi rrjedh termi ‘hipotetiko-deduktiv’.

  • Prandaj, mos u brengos nëse keni ndonjë ide mbi atë se çfarë do t’ju thonë rezultatet madje para se të filloni të mblidhni të dhënat; nuk ka shkencëtar që pret deri sa të mbledhë të gjitha të dhënat për të provuar t’i jep kuptim atyre. Hulumtuesi gjithnjë duhet të formulojë një hipotezë para se ta testojë atë, për shembull, se filan kërpudhë është kundërhelm i filan baktere.

Slide 10

Orientimi teorik

  • Qëllimi juaj këtu është të theksoni idetë tuaja themelore mbi temën.

  • Së pari, theksoni qasjet e ndryshme teorike në temën tuaj. Cilën propozoni ta përdorni në hulumtimin tuaj dhe përse? Çfarë mendoni përafërsisht mbi temën?

  • Nëse ka teori të ndryshme në temën ose në fushën tuaj, cilën/cilat do t’i përdorni në kornizën konceptuale për tezën tuaj?

  • Çfarë trende doni të përcillni nga literatura?

  • A keni ndonjë propozim të freskët shpjegues, interpretues ose programor? Pyet veten...

  • Cilat pjesë të hulumtimit duket të jenë më të suksesshme e më premtuese dhe cilat më pak?

  • Cilat janë kritikat më të rëndësishme të punës së deritanishme/mëparshme?

  • Çfarë thekse të lëna jashtë, të papërfillura ose hendeqe mund të identifikohen?

Slide 11

Metodologjia

Përshkruaj metodat që i keni propozuar në hollësi të mjaftueshme ashtu që lexuesi të ketë të qartë se:

  • Çfarë informata do të përdorni?

  • Prej çfarë burimesh to të merren informatat?

  • Çfarë burimesh do të të duhen?

  • Çfarë metodologjie do të përdorësh?

  • Përse keni zgjedhur këtë qasje?

  • Çfarë çështje etike dhe të sigurisë keni identifikuar dhe si propozoni të vazhdoni punën?

Slide 12

Metoda/Qasja

  • Përvijo se si do t’i qasesh temës.

  • Qëllimi juaj është të demonstrojë se metoda ose qasja që keni zgjedhur do t’i shërbejë avancimin të tezës apo argumentit tuaj.

  • Me fjalë të tjera, duhet të shpjegoni se si puna që dëshironi ta bëni do të testojë idetë e caktuara ose hipotezat, ose do të zbulojë mënyrën më të mirë të zgjidhjes së një problemi kompleks.

  • Nëse ju duhet të mblidhni të dhëna, përshkruani se si do ta bëni këtë. Për shembull, kërkime në arkivë, intervista me aktorët relevantë, ose forma të tjera të punës në terren.

  • Ka shumë metodologji të hulumtimit. Fakulteti ose mësimdhënësi përmes lëndës së Metodologjisë u ndihmon studentëve të formulojnë një metodë të duhur.

  • Sidoqoftë, në propozimin fillestar duhet të jepni disa indikacione se si do të realizohet projekti juaj. Nëse qasja juaj është eksperimentale ose krahasuese, përvijoni se si kjo qasje do të prodhojë/jep rezultate (çfarë prisni të zbuloni; përse keni zgjedhur rastet e caktuara për studim?)

Slide 13

  • Disa teza marri një pozitë teorike, të frymëzuar nga filozofë, mendimtarë ose njerëz të praktikës. Në vend të se përvetësoni tërë filozofinë, ju mund të propozoni të huazoni koncepte të veçanta nga autorë të caktuar dhe të zbatoni ato në fushë të caktuar ose brenda një praktike të caktuar. Nëse e bëni këtë, identifikoni se cilat koncepte janë të dobishme dhe si do t’i zbatoni ato për të arritur rezultate të caktuara.

  • Ndonëse me siguri se do të bazoheni në materiale nga disiplina të ndryshme, qasja/metoda juaj duhet të pasqyrojë disiplinën të cilën ju e studioni ose praktikën që e ushtroni.

  • Nëse jeni praktikant dhe po iu adresoheni çështjeve shoqërore/politike/kulturore/shkencore/filozofike/artistike, artikuloni në hollësi se si e bëni këtë përmes praktikës tuaj.

  • Sidoqoftë, sidomos për doktoratura në shkenca shoqërore, çështja e metodës mbetet komplekse që vazhdon të rimendohet gjatë tërë procesit të kandidaturës. Propozimi është fillim i procesit. Aty jepen vetëm indikacione të shkurtra.


Copyright © 2014 SlideServe. All rights reserved | Powered By DigitalOfficePro