1 / 1

REZULTATET DHE DISKUTIMI

ICES 3° International Conference on Educational Sciences 2014 TIRANA ALBANIA, April 24-25, 2014. Kriteret e vlerësimit dhe analiza e suksesit të përgjithshëm të nxënësve në shkollat e mesme të Anamorav ës Nazyktere HASANI

Download Presentation

REZULTATET DHE DISKUTIMI

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. ICES 3° International Conference on Educational Sciences 2014 TIRANA ALBANIA, April 24-25, 2014 Kriteret e vlerësimitdhe analiza e suksesit të përgjithshëm të nxënësve në shkollat e mesme të Anamoravës Nazyktere HASANI Universiteti Evropian i Tiranës-doktorante Email address:nhasani14@hotmail.com Lavdim TERZIU Shkolla fillore”Halil Alidema”Pozheran-Viti Email address:lavdimterziu@gmail.com Tabela 4.Suksesi i nxënësve të shkollave të mesme në fund të vitit shkollor 2012/13 Burimi:Drejtoria Komunale e Arsimit Gjilan, Kamenicë dhe Viti Tabela 5:Të dhënat krahasuese të suksesit të nxënësve për katër vite shkollore Grafiku 1:Të dhënat krahasuese të suksesit të shkëlqyeshëm në % të nxënësve të gjimnazeve të tri komunave Grafiku 2:Të dhënat krahasuese në % të suksesit të nxënësve për vitet shkollore 2009/10 dhe 2012/13 OBJEKTIVI Objektiv e këtij studimi ishte:Analiza ,krahasimi dhe vërtetimi i ekzistimit të dallimeve në suksesin e nxënësve të shkollave profesionale dhe gjimnazeve si dhe në mes komunave;Të pasqyrojmë suksesin e nxënësve të regjionit të Anamoravës. HYRJE • Arsimit, si një ndër fushat themelor të zhvillimit të një vendi, edhe në Kosovë po i kushtohet shumë rëndësi,me qëllim të përparimit dhe zhvillimit të tij duke ju përshtatur kërkesave bashkëkohore për një arsim bashkëkohor e të avancuar me rritje të cilësisë në arsim. Një aspekti rëndësishëm i fushës së arsimit është vlerësimi i nxënësve i cili shpreh të arriturave nxënësve për gjatë tërë vitit shkollor e që paraqitet me notim të nxënësve.”Suksesi në mësim mund të paraqitet në mënyrë sintetike (kumulative),analitike(të diferencuar,të individualizuar) dhe në kombinim të tyre. Suksesi në mënyrë të sintetike paraqitet me një notë kumulative-me numër prej 1 deri në 5,me fjalë (pamjaftueshëm,mjaftueshëm,mirë,shumë mirë,shkëlqyeshëm)..... Përmes vlerësimit analitik në mënyrë konkrete dhe më të saktë paraqitet shkalla kualitative e përvetësimit të diturive.”(Shatri,2006,449). Vlerësimi i të arriturave të nxënësve në vende të ndryshme bëhet në mënyra të ndryshme të notimit. Në sistemin e arsimit parauniversitar të Kosovës vlerësimi bëhet me nota prej një deri në pesë dhe në mënyrë përshkruese për lëndët zgjedhore. Suksesin e pamjaftueshëm të nxënësit e paraqet nota 1,suksesin e mjaftueshëm të nxënësit e paraqet nota 2,nota 3 paraqet suksesin mirë të arritur të nxënësit,nota 4 paraqet suksesin shumë të mirë të arritur të nxënësit dhe nota 5 suksesin e shkëlqyeshëm të arritur. Kraja (2009) lidhur me kriteret e vlerësimit thekson “Për secilën notë ka kritere të caktuara. Është e dobishme që të përcaktohen kriteret e vlerësimit nga organet arsimore,për secilën lëndë në vete. Këto kërkesa ndikojnë në njësimin e mendimeve të mësuesve për vlerësimin e nxënësve. Kjo ndikon në shmangien e subjektivizmit në vlerësimin e nxënësve dhe rritë më tej ndjenjën e përgjegjësisë.”(Kraja,2009:328). Suksesi i përgjithshëm i nxënësve në fund të vitit shkollor është një aspekt i rëndësishëm i cili pasqyron gjendjen e tërësishme të arriturave të nxënësve në punën e tyre mbështetur në angazhimin,aftësitë analizuese dhe shkathtësitë e tyre për gjatë tërë vitit shkollor, për një arritje më të mirë të suksesit. Rukiqi,2012 në librin e tij”Mësimdhënie e balancuar “ në studimin e tij të bërë me një analizë të suksesit të nxënësve në lëndën e edukatës fizike ,të një klase në Kosovë dhe një klase në Suedi potencon se “Në analizën që i kam bërë në një klasë në Kosovë me 19 nxënës rezulton se rreth 79% e nxënësve kishin notën 5 e që kjo tregon një devijim total nga shpërndarja normale,këtu direkt mundë të konkludohet se ekziston një gabim i madh në kriteret e vlerësimit. Të njëjtën analizë kam bërë në Suedi me një klasë me 18 nxënës dhe përqindja e nxënësve me notën ma të lartë është diku rreth 11%” (Rukiqi,2012:100).Studimi është mbështetur në të dhënat statistikore të suksesit të përgjithshëm të nxënësve nga Drejtorit komunale të Arsimit të tri komunave për vitet shkollore 2009/10,2010/11,2011/12 dhe 2012/13 ,duke analizuar suksesin e të gjithë nxënësve në arsimin e mesëm,si në drejtimin e përgjithshëm po ashtu edhe atë profesional. • Qëllim i këtij studimi ishte të përcaktojmë shkallën dhe dallimet e suksesit të përgjithshëm të nxënësve të shkollave Profesionale dhe Gjimnazeve në tri komuna. ABSTRAKT Suksesi i përgjithshëm i nxënësve në fund të vitit shkollor është një aspekt i rëndësishëm i pasqyrimit të arriturave të nxënësve duke u mbështetur në aftësitë dheshkathtësitë e tyre për nxënie, dhe punë të suksesshme apo të dështuar të gjithëmbarshme të nxënësve, përgjatë tërë vitit shkollor.Në këtë punim është përfshirësistemiivlerësimittënxënësve dhe analiza e suksesit të përgjithshëm të tyre në shkollat e mesme të Rajonit të Anamoravëspër katër vite shkollore,2009/10,2010/11,2011/12 dhe 2012/13.Qëllim i këtijstudimi ishte të përcaktojmë shkallën dhe dallimet e suksesit të përgjithshëm të nxënësve të shkollave Profesionale dhe Gjimnazeve në tri komuna.Metodat e këtij studimi përfshijnë një shqyrtim kritik dhe analizues të suksesit të arritur të nxënësve. Gjetjet nga analiza e të dhënave tregojnë se ka dallime në mes suksesit të nxënësve të Gjimnazeve dhe atyre profesionale ,gjithashtu edhe në mes komunave.Prej tyre veçohet Komuna e Gjilanit ,ku sukses të shkëlqyeshëm kanë treguar një përqindje më e lartë e nxënësve të gjimnazit në krahasim me dy komunat tjera.Ky studim është mbështetur në të dhënat statistikore të dala nga Drejtorit Komunale të Arsimit të tri komunave. Fjalët kyçe:sistemi i vlerësimit, suksesi i nxënësve,shkollat e mesme METODAT Metodat e këtij studimi përfshijnë një shqyrtim kritik dhe analizues të suksesit të arritur të nxënësve. ANALIZA Analiza e suksesit të përgjithshëm të nxënësve të shkollave tëmesme në nivel komunal në tri komuna:Gjilan,Kamenicë dhe Viti ,është bërë në bazë të dhënave statistikore tëmarra nga Drejtorit Komunale të Arsimit .Më poshtë janë të paraqitura të dhënat e përgjithshme të suksesit të nxënësve përvitet shkollore 2009/10,2010/11,2011/12 dhe 2012/13. Tabela 1: Suksesi i nxënësve të shkollave të mesme në fund të vitit shkollor 2009/10 Burimi:Drejtoria Komunale e Arsimit Gjilan,Kamenicë dhe Viti-Suksesi i nxënësve të shkollavetëmesmenënivelkomunal Tabela 2:Suksesi i nxënësvetëshkollavetëmesmenë fund tëvititshkollor 2010/11 Burimi: Drejtoria Komunale e Arsimit,Gjilan,Kamenicë dhe Viti-Suksesi i nxënësve të shkollave të mesme në nivel komunal Tabela 3: Suksesi i nxënësve të shkollave të mesme në fund të vitit shkollor 2011/12 Burimi:Drejtoria Komunale e Arsimit,Gjilan,Kamenicë dhe Viti-Suksesi i nxënësve të shkollave të mesme në nivel komunal REZULTATET DHE DISKUTIMI • Sukses të shkëlqyeshëm dhe të mirë kanë treguar përafërsisht përqindje e njëjtë e nxënësve për katër vitet shkollore ,dhe një përqindje gati e përafërt e nxënësve kanë treguar sukses shumë të mirë dhe mjaftueshëm. • Në vitin shkollor 2009/10 ,nga numri i përgjithshëm i nxënësve 12425 ,sukses të shkëlqyeshëm kanë treguar 3555 nxënës apo 25.22 për qind e tyre ,sukses shumë të mirë kanë treguar 21,06 për qind ,sukses të mirë 25.52 për qind, sukses të mjaftueshëm 23.09 për qind, çka lënë të kuptohet se nuk kemi dallim të madh në përqindje të nxënësve në të gjitha nivelet e vlerësimit. • Në vitin shkollor 2012/13 kemi një rritje të përqindjes për 2.25 për qind të suksesit të shkëlqyeshëm ,të suksesit shumë të mirë kemi një diferencë të rënies së përqindjes prej 0.78 për qind,të suksesit të mirë kemi diferencë të zvogëlimit të numrit të nxënësve ,366 nxënës, me rritje të përqindjes 2.99 për qind,përqindje të suksesit të mjaftueshëm kemi një diferencë të uljes së përqindjes prej 3.04 për qind dhe atyre që nuk kanë kaluar klasën,kemi diferencë të zvogëlimit të përqindjes prej 1.31 për qind. • Viti shkollor 2010/11 ishte viti shkollor që karakterizohet më një përqindje më të lartë të suksesit të shkëlqyeshëm prej 28.4 për qind në krahasim me vitet shkollore tjera. • Viti shkollor2012/13 na zënë me një rënie të përqindjes së nxënësve që nuk kanë kaluar klasën prej 3.78 për qind,në krahasime vitin shkollor 2009/10 ku kemi 5.10 për qind të tyre,gjë që flet për një angazhim më të madh të nxënësve në mësim. • Në vitin shkollor 2010/11 sukses të shkëlqyeshëm kanë treguar 4040 e nxënësve apo 28.4 për qind e tyre,pastaj vjen suksesi i mirë ku kanë treguar 3192 nxënës apo 26.26 për qind e tyre ,sukses të mjaftueshëm kanë treguar 2333 nxënës apo 20.59 për qind e tyre dhe në fund radhitet suksesi shumë i mirë ku kanë treguar 2524 nxënës apo 19,87 për qind e tyre. Numri i nxënësve respektivisht përqindja e tyre që kanë përsëritur klasën ishte 720 apo 4.87 për qind. Për gjatë këtij viti shkollor nxënësit e komunës së Gjilanit në krahasim me të dy komunave tjera kanë treguar sukses të shkëlqyeshëm më të mirë. Gjersa nxënësit e komunës së Kamenicës kanë treguar sukses shumë të mirë dhe të mirë ,më të mirë se nxënësit e komunës së Gjilanit dhe Vitisë. PËRFUNDIMI • Nga të dhënat e suksesit të nxënësve të shkollave profesionale dhe gjimnazeve kemi ardhur në përfundimse kemi një dallim të suksesit të këtyre dy drejtimeve ,ku nxënësit e gjimnazeve në katër vitet shkollore kanë treguar sukses më të mirë në krahasim me nxënësit e shkollave profesionale,gjë që na bënë të parashtrojmë para vetes pyetje të cilat duhet të studiohen: • - Pse suksesi i nxënësve në shkollat profesionale është më i ulët se në gjimnaze? • - Cilët janë faktorët kryesor të suksesit të ulët në shkollat profesionale?

More Related