HOLLIMI I SHTRESES SE OZONIT Pergatitur nga Figali Hila ...

HOLLIMI I SHTRESES SE OZONIT Pergatitur nga Figali Hila ... PowerPoint PPT Presentation


  • 1138 Views
  • Uploaded on 19-01-2012
  • Presentation posted in: General

- PowerPoint PPT Presentation

Download Presentation

HOLLIMI I SHTRESES SE OZONIT Pergatitur nga Figali Hila ...

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation

Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author.While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - E N D - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Presentation Transcript


1. Workshop nderkombetar Ndergjegjesimi per mosperdorimin e bromurit te metilit ne Shqiperi. Hollimi i shtreses se Ozonit pergatitur nga Figali Hila , Instituti I Mjedisit, Tirane Hotel “ Mondial ” Tirane 26-27 korrik 2004

2. HOLLIMI I SHTRESES SE OZONIT Formimi i ozonit Ozoni O3 eshte forme e oksigjenit me tre atome ne vend te dy qe ka oksigjeni Rrezatimi ultraviolet i diellit i ndan molekulat e oksigjenit ne atome, te cilat duke u kombinuar me molekula te tjera oksigjeni formojne ozonin. Molekulat e ozonit krijohen dhe shkaterrohen ne vazhdimesi. Ozoni eshte gaz veçanerisht ndjeshem ndaj komponimeve natyrore qe permbajne: hidrogjen ,azot ,klor, gje qe çon ne shkaterrimin e tij.

3. FAKTE LIDHUR ME OZONIN 1839 Ozoni u zbulua nga C. F. Schönbein gjate observimit te shkarkesave elektrike. 1850 U arrit ne konkluzionin qe ozoni eshte nje prej perberesve te atmosferes. 1880 Eksperimentet e kryera treguan qe ozoni ka aftesi te madhe absorbuese te rrezatimit ultraviolet . 1913 U deshmua qe pjesa me madhe e ozonit ne atmosfere ndodhet ne stratosfere. Ne vitin 1974 James Lovelock zbuloi pranine e CFC- ve ne atmosfere ne te gjithe gjeresine gjeografike Sherwood Rowland dhe te Mario Molina , zbuluan mekanizmin e proçesit te konsumit te shtreses se ozonit. Ata u vleresuan me çmimin Nobel per kimine si dhe çmimin e ozonit nga UNEP

4. SHPERNDARJA E OZONIT NE STRATOSFERE

5. Troposfera : Toke-11km Stratosfera: 11-48 km Jonosfera : 48-480 km Ne stratosfere 11-48 km larg tokes, ozoni formon nje shtrese delikate, por shume efektive. Kjo shtrese pengon me efiçence pothuajse te gjitha rrezet e demshme ultraviolet te diellit. Çdo dem qe i behet shtreses se ozonit do te çoje ne rritje te radiacionit UV-B. Çdo rritje e UV-B qe arrin siperfaqen e tokes ka rrezik te shkaktoje deme te konsiderueshme per mjedisin dhe jeten ne toke.

6. SHKAQET E KONSUMIT TE OZONIT Klori – i CFC-ve – eshte evidentuar si shkaku kryesor ne lidhje me konsumimin e shtreses se ozonit. Me te rrezikshmet ne keto kimikate jane ato me jete-gjatesi te madhe . Per kete aresye ato influencojne ne konsumimin e ozonit per nje periudhe te gjate kohe ne vazhdim. Çdo molekule CFC shkaterron mijra e mijra molekula ozoni. Besohet se 1 atom klor mund te shkateroje me shume se 100.000 molekula ozoni.

7. Pamje e Çarjes se Ozonit ne HemisferenJugore

8. PSE DUHET TA MBROJME SHTRESEN E OZONIT Hollimi i shtreses se ozonit sjell shtimin e rrezatimit ultraviolet Per çdo rritje te konsumit te ozonit me 1% kemi nje rritje me mbi 2 % te ekspozimit kundrejt rrezatimit ultraviolet. Rrezatimi i shtuar ultraviolet shkakton : Efekte ne shendetin e njeriut: Rritje te kancerit te lekures,kataraktet e syve dhe Dobesim te sistemit imunitar Kanceri i Lekures Rritja e rrezatimit UV-B ndikon ne tre tipe te kancerit te lekures qe prek qeniet njerezore: Basal, Squamous dhe Malignat Melanoma Dy te parat jane me te perhapurit dhe ka prekur rreth gjysem milion njerez ne SH.B.A

9. Kataraktet e syve jane re qe formohen ne lentet e syve, duke kufizuar shikimin. Nje nga faktoret eshte dhe rritja e ekspozimit ndaj rrezatimit ultraviolet Sistemi Imunitar Rritja e ekspozimit ndaj rrezatimit ultraviolet dobeson aftesin e sistemit imunitar per te luftuar disa semundje. Herpes simplex dhe leishmaniasis,semundje parazitare te perhapura ne tropic, mendohet se avancojne si rezultat i rritjes se rrezatimit ultraviolet.

10. EFEKTE NE MJEDIS Rritja e rrezatimit UV-B ndikon ne boten bimore dhe ujore Testet kane treguar ulje te prodhimit te sojes mbi 29% per nivel te konsumimit te ozonit nen 25%. Me te prekshmet jane bizelet, bathet, pjeprat dhe lakra. Redukton cilesine e disa lloje perimesh si domate, patate ,panxhar sheqeri . Deme ne organizmat ujore deri ne thellesi 20 m ne ujrat e paster. Veçanerisht i demshem per krijesat e vogla si plankton, larvat e peshqve dhe bimet ujore. Ulja e numrit te tyre mund te çoje ne ulje te prodhimit te peshkut.

11. PERDORIMI I CFC-ve Rreth 70 % e CFC-ve te prodhuara perdoreshin si : solvente, aerosole dhe ne poliuretane Ato jane perdorur si fluide ne shume sisteme ftohese, pompa ngrohese dhe kondicioneret e ajrit. NDIKIMI I CFC- ve NE NGROHJEN GLOBALE Produktet e CFC-ve kane nje kapacitet shume te larte per absorbimin e rrezatimit infrared, pra jane komponime qe shkaktojne efektin sere. Ato kane ndikim direkt dhe indirekt

12. MASAT PER SHPETIMIN E SHTRESES SE OZONIT Ne Stokolm me 1972 UNEP, analizoi çeshtjen e varferimit te shtrese se ozonit. Ne mars te vitit 1977 eksperte nga 32 vende u mblodhen ne Uashington, dhe paraqiten planin e veprimi per mbrojtjen e shtreses se ozonit. Me 1980 Kouniteti Europian vendosi te ndalonte prodhimin e CFC-11 dhe CFC-12

13. KONVENTA E VJENES Me1985 ne Viene u nenshkrua Konventa e Vienes per Mbrojtjen e Shtreses se Ozonit. Moren pjese 43 vende dhe fillimisht u nenshkrua nga 20 vende. Konventa beri thirrje per te marre “masat e duhura” per te mbrojtur shtresen e ozonit dhe per te krijuar nje tjeter mekanizem nderkombetar per kerkim, monitorim dhe shkembim informacioni. Tekstit te Konventes ju bashkengjit nje liste me kimikate qe u konsideruan si “potencialisht te demshme per shtresen e ozonit”. PROTOKOLLI I MONTREALIT Ne negociatat e Protokollit te Montrealit moren pjese rreth 60 vende. Protokolli i perfundoi negociatat me 16 shtator 1987 dhe u nenshkrua nga 46 vende. Protokolli sanksionoi ngrirjen e prodhimit dhe te konsumit te 5 klorofluorokarboneve me te rendesishem (CFC-te 11,12,113,114,115) per vendet e zhvilluara qe prej dates 1 Korrik 1989, dhe te haloneve (halonet 1211, 1301, 2402) vetem tre vjet me vone. Protokolli vendosi qe brenda vitit 1998 nje reduktimin te CFC-ve ne masen 50% ne vendet e zhvilluara. Per vendet ne zhvillim me perdorim te ulet te LOH-ve per fryme (me pak se 0.3 kg per fryme) u dha nje periudhe kohore dhjetevjecare me vone se sa vendet e zhvilluara per zbatimin e tij.

14. Amendamente te Protokollit te Montrealit Amendamenti i Londres ( 1990) percaktoi listen e substancave qe duhen eleminuar Amendamenti i Kopenhages (1992) parashikoi eleminimin hidroklorfluorkarboneve ( HCFC),te hidrobromfluorkarboneve (HBFC) dhe te bromuri te metilit Amendamenti i Montrealit ( 1997) vendosi : sistemin e liçencimit per importet dhe eksportet e substancave qe ndikojne ne konsumimin e shtreses se ozonit Amendamenti i Pekinit ( 1999) parashikoi : afate per eleminimin e metanit te bromkloruruar, prodhimin ne sasi te caktuar te HCFC Konventa e Vienes per Mbrojtjen e Shtreses se Ozonit (1985) dhe Protokolli pasardhes i Montrealit mbi Substancat Ozonholluese (1987) formojne bazen per bashkepunimin nderkombetar per mbrojtjen e shtreses se ozonit.

15. Mekanizmat financiare 1991 :U krijua Fondi i perbashket me UNDP, UNEP, UNIDO dhe Banken Boterore ,per te siguruar asistence financare dhe teknike per vendet ne zhvillim.Ky fond ne periudhen 1991-2000,ka levruar rreth 813 milion USD per 100 vende ne zhvillim Arritjet Prodhimi dhe Konsumi i CFC-ve dhe Haloneve ka rene rreth 87% midis 1986 dhe 1999. Perqendrimi atmosferik i klorureve arriti maksimumin ne 1994 dhe tani eshte ne renie. Rimbushja e shtreses se ozonit pritet rreth vitit 2050, gjithmone vetem nese Protokolli i Montrealit zbatohet nga te gjitha Palet.

16. Shqiperia dhe Konventa e Vienes & Protokolli i Montrealit Shqiperia ka ratifikuar dokumentat e Konventes se Vienes dhe Protokollit te Montrealit ne 8 Tetor 1999, dhe duke filluar prej 7 Janarit 2000 eshte pale ne to. Nga qenia pale Shqiperia duhet te raportoje konsumin ne vite te substancave ozon-holluese, si edhe te zbatoje kuotat e caktuara te importit . Gjithashtu ajo duhet te vendosi sistemin e licensave per LHO.

17. FALEMINDERIT

  • Login